Connect with us

Denoncime

Vazhdon skandali te Kadastra – Dejani, Tomica dhe Angeli punësohen si shqiptarë (DOKUMENT)

Published

on

Vazhdon skandali tek Agjencia për Kadastër e Maqedonisë së Veriut. Dejani, Tomica dhe Angeli, të tre maqedonas i zunë vendet e punës, të cilat sipas konkursit ishin të rezervuara për qytetarë shqiptarë.

Javën e kaluar in7 publikoi dokumentet ku shihej se si një qytetare maqedonase ishte punësuar dhe avancuar brenda Agjencisë për Kadastër të Maqedonisë së Veriut, një herë duke u deklaruar si turke e në të dytin si shqiptare. Këtë e kishte bërë vetëm me një deklaratë në noter dhe punëdhënësi ia ka pranuar, ashtu siç ka ndodhur me dhjetëra raste të zbuluara deri tani në shumë institucione shtetërore.

Por, ky rast nuk ka qënë i vetmi në Agjencinë për Kadastër. Në një konkurs të ditëve të fundit, janë pranuar tre maqedonas në vendet e rezervuara për shqiptarë. Edhe këta, me një deklaratë se janë shqiptarë, kanë fituar vendin e punës edhe pse realiteti nuk korrespondon fare me atë që ata e kanë deklaruar.
Kêshtu, Dejan S., Angel V. dhe Tomica M. më 16 Shkurt të këtij viti kanë pranuar vendimin për punësim në Kadastër edhe pse në të njëjtat vende, sipas konkursit të shpallur, duhej të punësohen shqiptarë, njofton in7.

Problemit me zënien e vendeve të punës së shqiptarëve nga qytetarë maqedonas ende nuk po i jepet zgjidhje ligjore. Duke e shfrytëzuar edhe mungesën e regjistrimit, por edhe mospasjen e vullnetit nga ana e forcave politike qeveritare, qytetarë të shumtë vetëm me një deklaratë me shkrim dhe të verifikuar në noter, mund ta ndryshojnë kombësinë sa herë të duan dhe varësisht prej llojit të konkursit. Çuditërisht, ende nuk është zbuluar ndonjë rast ku qytetar shqiptar të paraqitet si maqedonas dhe të zë një vend pune./in7.tv/

Konkursi – Pozita 1, kërkohet shqiptar

Aktvendimi – Pozita 1, punësohet maqedonas

Konkursi – Pozita 3, kërkohet shqiptar

Aktvendimi – Pozita 3, punësohet maqedonas

Konkursi – Pozita 4, kërkohet shqiptar

Aktvendimi – Pozita 4, punësohet maqedonas

Continue Reading
Advertisement

Denoncime

Rashkovski, bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit, vozit “xhip” luksoz, që nuk figuron në fletën anketuese të tij

Published

on

Ish Sekretari Gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski është duke ngarë një “xhip” luksoz, të cilin nuk e ka paraqitur në fletën anketuese, publikoi “360 stepeni”, përcjell in7.

Bëhet fjalë për gjeneratën aktuale të kompanisë “Volvo”, modeli më i theshtë i të cilës kushton rreth 74 mijë euro.

Rashkovski nuk është përgjigjur se pronë e kujt është automjeti në fjalë, të cilin e ka përdorur për punë private, ndërsa informacion të tillë nuk kanë dhënë as nga MPB.

Komisioni për AntiKorrupsion ka paralajmëruar se do të kryejë kontrollet e nevojshme për të mësuar se e kujt është vetura në kuadêr të lëndës për hetimin e pasurisë së Rashkovskit.

Rashkovski u bë temë debati në momentin që u zbulua se si sekretar qeverie, për nevojat e qeverisê kishte kontraktuar një lloj softueri, të cilin nuk e ka përdorur askush, përcjell in7. Për këtë qëllim, lëndë kundër tij ka hapur edhe Prokuroria Publike.

BURIMI

Continue Reading

Denoncime

Skandaloze, dy infektologët shqiptarë, kryesorët në luftën kundër Covid-19 anashkalohen nga Shoqata e Mjekëve / Dekorata vetëm për maqedonasit

Published

on

By

Reagime të shumta kanë vërshuar rrjetet sociale pas publikimit të listës së mjekëve që kanë marrë mirnjohje nga shoqata e mjekëve në Maqedoni për luftën kundër Covid 19, e në të cilën list fare nuk figurojnë dy infektologët shqiptar, Ilir Demiri dhe Fadil Cana, shkruan Zyrtare.net.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani por edhe mjeku shqiptar dhe njëherit përfaqësuesi i ASH-së, Bekim Tateshi e kanë reaguar ashpër për mospërfshirjen e dy mjekëve shqiptar, heroj të vërtetë në ballafaqimin me pandeminë Covid19.

“Dhënja e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë edhe një herë solli në pah ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë në baza etnike. Kjo më së paku duhet të ndodh tek mjekët, e sidomos në këtë moment. Më të rënd e bën fakti i mos njohjes së mundit të mjekëve të rëndësishëm në këtë luftë kundër pandemisë të cilët rastësisht janë shqiptarë për nga etnia por zemërmëdhej për nga humanizmi”, ka theksuar mes tjerave zv ministri Hasani.

“E lexoj këtë listë dhe ju garantoj që 80% të këtyre nuk kanë takuar pacient me COVID 19 e le më të mjekojnë. Por, përsëri mendoj se është PR i ulët i partive qeveritare për ta defokusuar vëmendjen nga përditshmëria e zymtë dhe skandalet e njëpasnjëshme“, ka shkruar mjeku Bekim Tateshi./Zyrtare.net/

Continue Reading

Denoncime

Pjesë të Tetovës pa rrymë / Iniciativa BOLL MË denoncon: A ka fund papërgjegjësia dhe diletantizmi i EVN-së

Published

on

Iniciativa qytetare “Boll më” nê facebook denoncon:

Dhjetëra herë gjatë këtij dimri, lagjet e Tetovës mbeten pa energji elektrike?!
Sonte, Lagjja “Bllok 82”, një pjesë e lagjes “Teqe”, “Reçicë e vogël”, “Reçicë e Madhe”, “Bogovinë” dhe disa lagje tjera, për disa orë pa paralajmërim paraprak janë pa energji elektrike?!
Edhe me rregjim të orës policore edhe pa energji elektrike, ÇKA DUHET TË BËJ POPULLATA? KY ËSHTË KULMI !
Deri kur?
A ka fund PAPËRGJEGJËSIA DHE DILETANTIZMI I EVN-së?
Ku mbetën direktivat evropiane për furnizim me energji elektrike???
DERI KUR DO TË TOLEROHET SJELLJA E TILLË E EVN-së???

EVN_OFF
#BOLL_MË 😡

Continue Reading

Aktuale