Connect with us

Lajme

“Tetova me mungesë serioze të ujit” – Denoncim i Eco Guerilla

Published

on

Defektet e shpeshta në rrjetin e posandërtuar në Leshnicë lënë dyshime serioze për cilësinë e ndërtimit, ku shumë qytetarë kanë humbur besimin në seriozitetin e punëve që realizohen apo porositen nga Komuna e Tetovës, thuhet në reagimin e EcoGuerilla.

“Duhet një komision hetimor nga eskpertë të pavarur të bëjë hulumtime në çfarë niveli është ky rrjet dhe nëse i përmbush standardet dhe parametrat e duhura për funksionim normal dhe furnizim të rregullt me ujë për pije për qytetin e Tetovës”, theksohet në reagim.

Continue Reading

Bota

Netanjahu: Izraeli do të vazdojë me sulmet ndaj “caqeve terroriste” në Gazë

Published

on

By

– Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se Izraeli do të vazhdojë me sulmet ndaj “caqeve terroriste” në Rripin e Gazës, pas përleshjeve njëjavore me palestinezët.

Pas mbledhjes me përfaqësuesit më të lartë të mbrojtjes, Netanjahu kumtoi se Izraeli “do të vazhdojë të veprojë sa ka nevojë që ta kthejë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët izraelitë”.

 

Përleshjet filluan më 10 maj, kur Hamasi ka gjuajtur raketa me rrezeveprim të madh drejt Jeruzalemit pas dhunës disajavore rreth xhamisë Al Aksa mes demonstrusve palestinezë dhe policisë izraelite gjatë muajit të Ramazanit.

Përleshjet shpërthyen, mes tjerash, edhe për shkak të kërcënimit me shpërnguljen e familjeve palestineze nga një lagje në Jeruzalemin Lindor, që në to të hyjnë ardhacakët hebraikë.

Ndërkohë, Katari e dënoi bombardimin izraelit të ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit në Rripin e Gazës, ku ka pasur edhe të vrarë dhe të lënduar.

Siç në mëngjes kumtoi ky vend i Gjirit, me operacionin e tillë izraelit janë dëmtuar edhe pjesë nga spitali “Hamad bin Kalifa” për protetikë dhe rehabilitim, ndërsa në sulmin ajror të shtunën është shkatërruar edhe ndërtesa shumëkatëshe, ku ishin zyret e TV kanalit nga Katari “Al Xhazira”.

Krahas kësaj, u vlerësua se sulmet ndaj institucioneve humanitare dhe mediumeve është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare.

Të gjithë anëtarët e Parlamentit jordanez sot kanë bërë thirrje për dëbimin e ambadadorit izraelit nga ky vend dhe revokimin e ambasadorit jordanez në Izrael.

Ata, po ashtu kanë bërë thirrje për shfuqizimin e marrëveshjes paqesore mes dy vendeve nga viti 1994. 

 

 

Continue Reading

Bota

Bajden shprehu mbështetje për armëpushimin në Lindjen e Afërt

Published

on

By

Presidenti amerikan Xho Bajden përmes telefonit ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, me ç’rast e “përsëriti mbështetjen e tij të fortë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet raketore”.

Siç kumtoi Shtëpia e Bardhë, Bajden i përshëndeti përpjekjet për përballje me dhunën dhe vendosjen e paqes në Jerusalem. “Ai e inkurajoi Izraelin të jape maksimumin që të sigurojë mbrojtje të civilëve të pafajshëm.”

“Të dy liderët diskutuan për avancimin në operacionet ushtarake izraelite kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gazë. Presidenti e shprehu mbështetjen e tij për armëpushim dhe diskutoi për angazhimin e SHBA-së me Egjiptin dhe partnerë të tjerë për të arritur atë qëllim”, thuhet në kumtesë, duke shtuar se të dy liderët ranë dakord që ata dhe ekipet e tyre do të qëndrojnë në kontakt të afërt. 

Continue Reading

Lajme

Kuvendi do ta mbajë seancën e 41-të

Published

on

By

 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 41-të, ku në rend të ditës janë 70 pika – propozim vendime dhe ligje në më shumë sfera, si dhe interpelanca për punën e ministrit e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe zëvendës kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe për resurse njerëzore, Lupço Nikollovski, të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Sipas rendit të propozuar të ditës, interpelancat për Mariçiqin dhe Nikollovskin janë pikat e 35-të dhe 36-të në seancë, ndërsa pikat e para janë propozim vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacinet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë dhe “EUTM RCA” në Republikën Qedrore Afrikane.

Duhet të debatohet edhe për Propozim ligjin për ratifikimin Marrëveshjes mes Këshillit të ministrave të BeH-së dhe qeverive të palëve tjera të Iniciativës për gatishmëri dhe parandalim në rast të katastrofave në Evropën Juglindore për aranzhmanet e vendit-nikoqir për Sekretaritatin e Inciativës për gatishmëri dhe parandalim në rast të katastrofave në Evropën Juglindore, propozimet për emërimin e anëtarit të Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore, për ndërprerje të mandatit të anëtarit dhe për zgjedhje të anëtarit të Këshillit shtetëror për parandalim të delikuencës së fëmijëve, për emërimin e anëtarëve joekzekutivë të Këshillit të Bankës Popullore.

Para deputetëve janë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për mjekësi komplementare dhe alternative, për ilaçet dhe mjetet mjekësore, për lundrim të brendshëm, për pastërti publike, për mbrojtje të të drejtave të pacientëve, për pararendës, të gjitha në lexim të dytë, si dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe punë të të huajve, me procedurë të shkurtuar.

Kuvendi do të debatojë edhe për Propozim ligjin për konfirmimin e çmimeve maksimale të shërimit në spital dhe për testimin e pacientëve me Kovid-19 në institucionet shëndetësore private, me procedurëtë shkurtuar, si dhe për Propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar.

Propozim vendimet për dhënien e pëlqimit për propozimi i Progranit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe Plani financiar vjetor i Agjencisë për aviacion civil për vitin 2021 janë po ashtu në rend të ditës së seancës kuvendore.

Continue Reading

Aktuale