Connect with us

Lajme

Ruskoska: Nëse Prokuroria të premten kërkonte paraburgim do të interpretohej si prejudikim i aktvendimit

Published

on

Ruskoska: Nëse Prokuroria të premten kërkonte paraburgim do të interpretohej si prejudikim i aktvendimit

Shkup, 22 shkurt 2021 (MIA) – I akuzuari Sasho Mijallkov rregullisht është paraqitur në të gjitha seancat, nëse të premten pas përfundimit të seancës, Prokuroria kërkonte paraburgim do të interpretohej si prejudikim i aktvendimit, ka deklaruar sonte shefja e Prokurorisë publike për ndjekje të krimit të organizuar, Villma Ruskoska në emisionin “360 Gradë” në Televizionin Alsat-M.

Për atë pse Prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim të premten, pas përfundimit të seancës për rastin “Target- Fortesa”, Ruskoska ka thënë se ekzistojnë dy arsye.

“E para është se nuk kemi pasur mundësi ligjore, pasi i akuzuari Sasho Mijallkov i ka respektuar masat preventive të shqiptuara nga gjykata dhe rregullisht paraqitej në të gjitha seancat. E dyta, arsye shumë më e rëndësishme është ajo se nëse në atë moment Prokuroria kërkonte paraburgim, mundej dhe do të interpretohej si prejudikim i aktvendimit”, ka thënë Ruskoska.

Derisa gjykata nuk e ka bërë të njohur aktvendimin, Ruskoska ka thënë se secili është i pafajshëm.

Ka shtuar se të shtunën pas orës 12.30 në mesditë, pasi ka marrë informatë operative nga burim i saj personal se është e mundur arratisje e Mijallkovit, ka realizuar kontakt me ministrin për Punë të Brendshme i cili i ka thënë se do t’i kontrollojë informacionet që i ka marrë.

“Diku në orën 15, nuk e di saktë, më është paraqitur ministri dhe më ka lutur atë që ia thash në telefon, ta shkruajë edhe në letër dhe t’ia dorëzoj. Unë e bëra të njëjtën dhe e dorëzova njoftimin. Tani nuk e di nëse ka qenë ora 16:30 ose 17, nuk i kushtova vëmendje dhe diku në orën 22:30 më sollën njoftim nga policia, ose njoftimin e njëjtë që unë e dërgova vetëm me të dhëna të përgjithësuara për të akuzuarin Mijallkov. Unë e lajmërova drejtorin e policisë, e pyeta nëse kanë vendosur kontakt me Agjencinë për siguri kombëtare dhe nëse ata kanë ndonjë njohuri me çka drejtori më tha se Agjencia për siguri kombëtare nuk ka njohuri për arratisjen e Sasho Mijallkovit. Jam dëgjuar edhe me Prokurorin publik dhe ai më pyeti se sa është i sigurt informacioni. Unë i thash se kjo është informatë operative nga burim i imi personal. Dhe ramë dakord të shohim ditën e nesërme. Pastaj në komunikim me prokuror të Maqedonisë së Veriut kam tentuar ta gjejë, të vendos kontakt me burimin tim, të pyes se sa i sigurt është informacioni. Me të njëjtin kam arritur të dëgjohem diku në mesditë me çka tani nuk mund të zbuloj detaje, por në shkallë prej 1 deri në 10, informacioni është diku 7”, ka thënë Ruskoska në intervistën për “360 Gradë”.

Ajo nuk ka dashur të spekulojë se ku është lëshimi, por ka hedhur çfarëdo përgjegjësie të Prokurorisë. Ka thënë se për të si prokurore dhe si njeri është e tmerrshme që arratisjet po përsëriten

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Osmani flet për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA’në

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me lokacionin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izraelin që njohu Kosovën nga marrëveshja e Uashingtonit, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Osmani në RTV 21 ka thënë se qeveria (Kurti) do të koordinohet për çdo veprim me Adminsitratën Biden.

Madje Osmani tha për SHBA’në se atje është Jerusalemi i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA’në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi Glauk Konjufca i VV’së tha se nëse kërkohet ose vendoset kusht nga BE per integrim çështja e ambasadës, do të rishqyrtohet vendosja e saj në Jerusalem të Izraelit.

Deklarata e tij nxiti reagime edhe nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku tha se nuk do të dëshironte ta shihte Kosovën në listën e atyre shteteve që i thejnë premtimet e tyre./Express

Continue Reading

Lajme

Filipçe: Nuk ka nevojë për masa shtesë

Published

on

By

Era e fortë nuk ishte pengesë për punëtorët që po punojnë intensivisht për ndërtimin e poliklinikës në Saraj.

Edhe ata e kanë kuptuar nevojën e banorëve të kësaj zone, që sa më shpejtë të ndërtohet një institucion i tillë shëndetësor në komunën e tyre. E kryetar i Komunës, Blerim Bexheti, kishte vetëm fjalë miradije për Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët janë edhe investitorë të këtij projekti.

“Një projekt shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për qytetarët e komunës së Sarajit. Falënderoj Ministrinë e shëndetësisë, ministrin Z. Filipçe dhe zëvendësin, Z. Hasani për realizmin e suksesshëm të këtij projekti deri në këtë fazë”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

Por ministri Filipçe, nuk kaloi vetëm me falënderimet e autoriteteve lokale. Pyetjet për vaksinat dhe për rritjen e numrit e të infektuarve nuk munguan as sot. Tani për tani, për masa restriktive nuk po mendohet, por të hënën Komisioni për sëmundje infektive do të takohet sërish.

“Me të vërtetë është detektuar një përqindje e madhe tek rastet e reja prezenca e llojit britanik të virusit, mbi 70%. Në këtë moment kapacitetet nëpër spitale nuk janë të rrezikuara, gjithandej ka krevate të lira. Analiza do të përfundojë në fillim të javës së ardhshme. Po i ndjekim të gjitha këto ditë. Tani për tani nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja restriktive, por nuk e përjashtoj edhe këtë mundësi. Në fillim të javës së ardhshme do ta themi qëndrimin tonë në përputhje me këtë analizë”, tha ministri Filipçe.

Përveç ndërtimin e poliklinikës, lajmi i mirë është se vaksinimi masiv pritet të nisë të mërkurën. Filipçe tha se janë në bisedime me AstraZeneca-n për 200 mijë doza shtesë, por ende nuk ka konfirmim nga kompania. Sipas tij, deri më tani janë porositur 2.200.000 doza të vaksinave të ndryshme.

Continue Reading

Lajme

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Published

on

By

Burime të Alsat njoftojnë se nga aksioni i sotëm kundër trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike në “Bogorodicë” janë kapur 300 deri në 500 kilogramë marijuhanë.

Policia mbrëmjen e sotme fillimisht kishte ndaluar një kamion nën dyshime për posedim të lëndëve narkotike, pas çka janë kryer kontrolle dhe është sekuestruar sasia e marijuhanës.

Jozartarisht mësohet se për momentin është ndaluar shoferi i kamionit. Kjo është sasia e dytë me lëndë narkotike që është kapur gjatë ditës së sotme, pas kapjes së rreth 200 kg marihuanë në rajonin e Gjevgjelisë.

Informacione zyrtare në lidhje me aksionet në fjalë priten gjatë ditës së nesërme.

Continue Reading

Aktuale