Connect with us

Lajme

Deputeti shqiptar në Sërbi i reagon Vuçiqit

Published

on

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi që sipas tij, ky i fundit po tenton që t’i kontrollojë karrikat e deputetëve joshqiptarë në Kosovë dhe atyre joshqiptarë në Serbi.

Ai madje tha se Vuçiqi po përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen atij

“Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës.

Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qoshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj”, ka shkruar Kamberi.

Ai thotë se e tërë kjo po bëhet para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet, nuk ka tolerancë për askënd

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte deklaroi se hetimi për rastin “Sozia” në lidhje me abuzimin e pasaportave do të zgjerohet, pavarësisht nëse janë struktura brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme apo jashtë vendit, dhe pa marrë parasysh sa lart arrinë në hierarkinë e policisë.

“Nuk ka asnjë tolerancë për askënd, kushdo që ai dëshiron të jetë, si në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në vend në përgjithësi. Sigurisht, ne punojmë me shërbimet partnere jashtë territorit të vendit, në krijimin e identiteteve dhe marrjen e masave kundër personave që ata përdorën”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ministri theksoi se procesi i hetimit do të tregojë se si dhe në çfarë mënyre janë bërëa ato.

I pyetur se si është e mundur që një parti politike të ketë informacione të tilla të rëndësishme si 214 dokumente të falsifikuara, Spasovski dyshon se opozita donte të sabotonte aksionin.

Spasovski informon se MPB-ja ka hapur përpunim të veçantë penal që i referohet punonjësve ose zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të cilët në një moment të caktuar nxjerrin ose vendosin dokumente deri tek partia opozitare, mediat, etj.

Continue Reading

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Lajme

Shtetësia, Snopçe: Është jetike për mijëra shqiptarë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka deklaruar se bllokadën në Kuvend paralelisht e ka bërë vet pushteti dhe pastaj edhe opozita maqedonase me amendamentet dërguara për propozim ligjin për shtetësi. Ai tha se duke parë këto veprime, opozita shqiptare me 5 mars ka marrë vendim që të bllokojë çdo ligj në kuvend, dhe këtë Snopçe e quan “vendim reciprociteti”.

“Ne vlerësojmë se ky ligj, është jetik për mijëra shqiptarë, banorë të këtij shteti. Nëse qeveria thotë se ligji aktual plotëson standardet evropiane, njëra nga standardet evropiane është që të mos ketë asnjë qytetarë në botë që nuk ka asnjë shtetësi. Si mund të jetë standard evropian kur ne kemi qytetarë që jetojnë 30 vjet rresht në Maqedoni dhe nuk kanë shtetësinë. Ky fakt dhe argument demanton qeverinë”, tha Snopçe.

Ai tha se kur qeveria e ka parë se opozita është serioze dhe ka kapacitete edhe intelektuale edhe mekanizma për të bllokuar kuvendin atëherë kanë ndërmarr iniciativa për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje.

“Jemi afër marrëveshjes, ka disa detaje që duhet të hekurosen, të premten duhet të kemi edhe një takim të grupeve koordinuese për t’i parë dilemat dhe mendojë që kjo çështje ka vullnet të mirë që të zgjidhet”, u shpreh Snopçe.

Continue Reading

Aktuale