Connect with us

Kosovë

Në QNR fillon rinumërimi i 494 vendvotimeve

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen 494 vendvotime nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Ky proces i rinumërimit tashmë ka filluar në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve, nga ku ka folur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Ai ka bërë të ditura edhe arsyet për çka është vendosur që të numërohen këto vendvotime.

“Gjatë procesimit të formularëve të rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve 35 vendvotime nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak se gjatë auditimit është vërejtur se nuk janë bartur saktë votat e subjekteve politike në formularin e rezultateve”, tha Elezi para medieve.

Po ashtu, një arsye tjetër është që gjatë procesimit të formularëve të rezultateve të kandidatëve 6 vendvotime nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për shkak të problemeve teknike. Këta formularë janë plotësuar në mënyrë të paqartë dhe nuk mund të lexohen me saktësi.

“Në formularët e rezultateve të kandidatëve, në 370 vendvotime, është vërejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik dhe në raste të caktuara të gjithë kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik. Në 83 vendvotime, gjatë krahasimit të votave të subjekteve politike me votat e kandidatëve, rezulton se te të gjitha këto raste subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidati apo kandidatët kanë vota dhe anasjelltas”, u shpreh ai.

Po ashtu, Elezi njoftoi se numri i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë dhe 12 vendvotimet e rinumëruara javën e kaluar, është: 506 vendvotime. /Telegrafi/

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Dyshohet se gazetari Duriqi për t’u vetëmbrojtur ka therur me thikë sulmuesit

Published

on

Gazetari Visar Duriqi është sulmuar të mërkurën mbrëma, në afërsi të banesës së tij në Fushë Kosovë, shkruan Reporteri.

Policia ka konfirmuar se Duriqi dyshohet që është sulmuar nga tre persona të maskuar, të cilët e kanë goditur me grushte gazetarin në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në vetëmbrojtje, Duriqi i ka therë të tre sulmuesit me thikë. Gazeta “Reporteri.net” ka arritur që ta shohë raportin e Policisë për rastin e Duriqit, ku konfirmohet se viktima, në vetëmbrojtje të tre sulmuesit i ka therur me thikë në trup.

Reporteri.net merr vesh se Policia në kuadër të hetimeve për rastin, është duke verifikuar edhe të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, dhe gjithashtu në Klinikën Emergjente në QKUK për të parë nëse në natën e sulmit ka kërkuar ndihmë ndonjë person që ka pasur plagë të thikës në trup.

Ndryshe, edhe vetë gazetari Duriqi në një paraqitje të mbrëmshme ka konfirmuar se mban me vete një brisk për arsye sigurie, pasi që i njëjti ka thënë se për shkak të punës së tij merr kërcënime të vazhdueshme që nga viti 2014. Duriqi po ashtu ka konfirmuar se të paktën njërin nga sulmuesit e ka therë me thikë.

Sulmi ndaj Duriqit të cilit iu thyen katër dhëmbë u dënua gjerësisht nga përfaqësues politikë, gazetarët dhe Organizatat e Shoqërisë civile.

Continue Reading

Kosovë

Kurti takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Published

on

By

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger sot ka takuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku biseduan për zgjedhjet në vend, situatën pandemike si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriakë për Kosovën.

Kështu bëri të ditur ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku shkruan po ashtu se ambasadori Weidinger ka uruar Kurtin për mandatin që ia kanë dhënë votuesit e tij në zgjedhjet e fundit.

“Më 26 shkurt 2021, ambasadori Christoph Weidinger pati një shkëmbim shumë të frytshëm dhe në thellësi të pikëpamjeve me kryetarin e #Vetëvendosjes, Albin Kurti. Temat e mbuluara përfshinë situatën pas zgjedhjeve, #COVID si dhe përkrahjen e gjatë, vazhduese dhe të fuqishme të Austrisë për Kosovën dhe popullin e saj. Ambasadori Weidinger ka uruar gjithashtu Kurti për mandatin e qartë të dhënë nga votuesit e Kosovës”, kanë shkruar në Facebook.

On 26 February 2021, Ambassador Christoph Weidinger had a very fruitful and in-depth exchange of views with the…

Posted by Austrian Embassy Pristina on Friday, 26 February 2021

Continue Reading

Kosovë

Kjo është shtëpia në Prishtinë ku u gjet i vdekur shtetasi i huaj

Published

on

By

Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur sot në një shtëpi që ishte kapluar nga flakët në Prishtinë.

Shtëpia gjendet në lagjen Ulpiana, konkretisht në rrugën “Musine Kokolari” në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Policia informatën e ka marrë në orën 09:00 të mëngjesit, teksa pas lokalizimit të zjarrit aty është gjetur edhe trupi i pajetë i një shtetasi të huaj, që dyshohet të jetë nga vendet e lindjes.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

Continue Reading

Aktuale