Connect with us

Bota

“Mos e shiko, mbylle dritaren dhe vetëm të lutemi….”/Reagimi i pasagjerëve të United Airlines kur motori i avionit shpërtheu në ajër

Published

on

Shpërthimi i United Flight 328 ndodhi menjëherë pas ngritjes së avionit të shtunën.

Diçka kishte shkuar qartë keq. Disa nga 241 personat në fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar Denver për në Honolulu hapën dritaret e tyre për të parë motorrin që kishte marrë flakë dhe pjesët e avionit që copëtoheshin. Të tjerët mbyllën dritaret, përqafuan të dashurit e tyre dhe u lutën. Mijëra metra poshtë në një periferi të Denverit, njerëzit në tokë vrapuan për të shmangur copat e avionit që binin papritmas në tokë.

Pilotët, me një manovrim emergjence u kthyen përsëri në aeroport dhe zbarkuan në mënyrë të sigurt aeroplanin Boeing 777-200. Fatmirësisht, nuk u raportuan të lënduar në ajër ose në tokë.

CNN intervistoi pasagjerët, që tregojnë se incidenti frikësoi të gjithë. “Ne pamë njëri-tjetrin, gruaja ime dhe unë, u kapëm për dore dhe thjesht uruam që fëmijët tanë t’i shohim përsëri”, tha një pasagjer.

“Kishte një bum të madh dhe llojin e zhurmës që nuk dëshiron ta dëgjosh kur je në aeroplan“, tha Loock, i cili po fluturonte me gruan e tij. “U frikësova shumë kur pashë që motori nga ana ime po mungonte“.

Vena tha se profesionalizmi i ekuipazhit i qetësoi ata, por ai tha se ishte ende i shqetësuar. “Unë thjesht u shqetësova për fëmijët e mi që nul ishin me ne. Ishte hera e parë që largoheshim prej tyre“.

“Fillimisht mendoj se ishte shumë panik“, tha Dan Smith nga Portland, “por mendoj se njerëzit bënë një punë të mirë për t’u qetësuar“.

Continue Reading
Advertisement

Bota

VIDEO – Nëna detyrohet t’i hedhë katër fëmijët e saj nga dritarja për t’i shpëtuar nga zjarri

Published

on

Një nënë në Stamboll është detyruar që t’i hedhë nga dritarja katër fëmijët e saj, pasi zjarri kishte kapluar banesën ku jetonte.

Zjarri kishte shpërthyer në hyrje të banesës së familjes duke e detyruar kështu nënën që të kryente veprimin drastik para se të arrinin zjarrfikësit.

BBC shkruan se katër fëmijët dhe nëna e tyre kanë shpëtuar.

Continue Reading

Bota

OBSH kontrollon një treg tjetër në Vuhan për paraqitjen e koronavirusit

Published

on

Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë po e kontrollojnë versionin se koronavirusi ndoshta është shfaqur në një treg tjetër për ushqim në Vuhan.

Sipas “Volstrit zhurnall”, ekspertët nuk kanë arritur të vendosin lidhje mes “pacientin zero” dhe tregun Huanan, i cili konsiderohet epiqendra e shpërthimit të parë të koronavirusit.

Sipas botimit, Çan, një banor i Vuhanit, te i cili u zbulua koronavirusi më 8 dhjetor të vitit 2019, për misionin e OBSH-së deklaroi se prindërit e ti blejnë nga një treg tjetër për ushqim. Si rezultat, ekspertët sugjerojnë që virusi është transmetuar nga kafsha te njeriu më herët sesa mendohej dhe është përhapur në Vuhan para paraqitjes së vatrës në tregun në Huanan.

Testet e prindërve të pacientit zero ishin negative, por nuk dihet se kur janë kryer ose nëse janë testuar për antitrupa.

Ekspertët e OBSH-së synojnë ta përcaktojnë vendndodhjen e saktë të këtij tregu, si dhe të sqarojnë nëse ekziston një lidhje midis tij dhe rasteve të tjera të infeksionit me koronavirus në Vuhan në dhjetor të vitit 2019. Misioni i OBSH-së së bashku me ekspertët kinezë tashmë konfirmuan që disa nga gjithsej 174 rastet e regjistruara gjatë kësaj periudhe i referohen pikave të tjera tregtare në Vuhan, por akoma nuk i kumtuan.

Continue Reading

Bota

ShBA ndërmori goditje ajrore në Siri

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten sulme ajrore në Siri ndaj “infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetur nga Irani”, njoftoi Pentagoni.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby tha në një deklaratë se sulmet ishin ndërmarrë me urdhrin e Presidentit Joe Biden, transmeton VOA.

“Goditjet u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj atij personeli”, thuhet në deklaratë.

Goditja e sotme mund të jetë veprimi i parë i Shteteve të Bashkuara si kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve.

“Operacioni dërgon një mesazh të qartë: Presidenti Biden do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan dhe të koalicionit”, thuhet në deklaratë.

Por njëkohësisht goditja ishte e kufizuar dhe nuk synonte përshkallëzimin.

Po ashtu, një vendim për të goditur vetëm në Siri dhe jo në Irak do t’i jepte qeverisë irakiane kohë për të kryer hetimin e vet për një sulm të 15 shkurtit që plagosi amerikanë.

Sipas Pentagonit, sulmet shkatërruan disa objekte të vendosura në një pikë kontrolli kufitar të përdorur nga një numër grupesh militantësh të mbështetur nga Irani.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë disa sulme ushtarake si kundërpërgjigje vitet e fundit.

Sulmet me raketa kundër pozicioneve të SHBA në Irak u kryen ndërsa Uashingtoni dhe Teherani po përpiqen të gjejnë rrugët për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 nga e cila u tërhoq ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në sulmin e 15 shkurtit, raketat goditën bazën ushtarake amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit në rajonin e kontrolluar nga Kurdët duke vrarë një kontraktor jo-amerikan dhe duke plagosur një numër kontraktorësh amerikanë dhe një ushtar amerikan. Një tjetër goditje disa ditë më pas kishte si objektiv një bazë ku strehohen forca amerikane në veri të Bagdadit duke lënduar të paktën një kontraktor.

Continue Reading

Aktuale