Connect with us

Kosovë

FSK-ja gjen trupin e pajetë të 47 vjeçarit nga Rahoveci

Published

on

Njësiti i Kërkim Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot (e hënë) ka gjetur trupin e pajetë të Naim Gashit, 47-vjeçar nga fshati Sapniq i Komunës së Rahovecit, njofton Insajderi.

I ndjeri tash e rreth një muaj po kërkohej nga FSK-ja pasi ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.

“Operacionet e Kërkim Shpëtimin janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar deri më 22.02.2021, dhe janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes ‘Trepça’”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ndërkohë, nga policia në Gjakovë kanë bërë të ditur për Insajderi-n se trupi i viktimës është gjetur në lum, afër 600 metra largësi nga “Ura e Fshajtë”./Insajderi.com

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit që ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë”

Sot me datë 22 shkurt, Njësiti i Kërkim…

Posted by Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së on Monday, 22 February 2021

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Osmani flet për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA’në

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me lokacionin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izraelin që njohu Kosovën nga marrëveshja e Uashingtonit, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Osmani në RTV 21 ka thënë se qeveria (Kurti) do të koordinohet për çdo veprim me Adminsitratën Biden.

Madje Osmani tha për SHBA’në se atje është Jerusalemi i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA’në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi Glauk Konjufca i VV’së tha se nëse kërkohet ose vendoset kusht nga BE per integrim çështja e ambasadës, do të rishqyrtohet vendosja e saj në Jerusalem të Izraelit.

Deklarata e tij nxiti reagime edhe nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku tha se nuk do të dëshironte ta shihte Kosovën në listën e atyre shteteve që i thejnë premtimet e tyre./Express

Continue Reading

Kosovë

Bëhen ‘bashkë’ Haradinaj, Jashari e Lladrovci

Published

on

By

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë takuar në nder të shënimit të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci, me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka publikuar një fotografi bashkë me Haradinajn e Jasharin.

“Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar!”, ka shkruar kreu i Komunës së Drenasit.

Postimi i plotë:

Bashkë në angazhimin para luftës çlirimtare, gjatë luftës çlirimtare, sot, po ashtu me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bashkë.

Jeta jonë, ka kuptim, kur çdo ditë i kujtojmë dhe vazhdojmë rrugën e më të dashurve tanë, edhe pse ata nuk janë fizikisht me ne.

Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar!

Continue Reading

Kosovë

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-mjeku dhe ish-deputeti shqiptar (FOTO LAJM)

Published

on

By

Ndërron jetë ish-mjeku gjinekolog dhe njëherësh edhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Sejdullah Hoxha.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij nëpërmjet “Facebook”-ut.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me datë 06/03/2021 ka ndërruar jetë, bashkëshorti, babai, vëllau dhe gjyshi ynë i dashur dhe i paharruar”, thuhet në njoftim.

“Varrimi i të ndjerit bëhet në rrethin familjar, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan). Për shkak të pandemisë me virusin Covid 19 nuk mbahet e pamja”, thuhet më tej.

Hoxha në vitin 1990 ishte zgjedhur kryeshef i Repartit të Lehonave, ndërsa gjatë viteve 1983-2000 punësohet si asistent mësimor për lëndën Gjinekologji-Obstetrikë.

Gjatë viteve 1996-1999 punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 qëndroi në postin e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Në vitin 2006 ishte anëtar i bordit të QKUK-së, ndërsa në 2007 ai bëhet u.d. i kryetarit të Bordit të QKUK-së.

Continue Reading

Aktuale