Connect with us

Spektakël dhe Yje

E vërteta e lidhjes së Rovena Stefës me biznesmenin misterioz (VIDEO)

Published

on

Këngëtarja Rovena Stefa ka qenë goxha shumë e përfolur javëve të fundit. Përpos këngës së re, në fokus ishte edhe lidhja e përfolur me një djalë nga Kosova, për të cilin u tha se ishte biznesmen.

Mirëpo, në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, Rovena tregoi më tepër për këtë histori. Artistja u shpreh se është një lidhje e re, e nuk është as biznesmen e as artist.

Aktualisht, çifti janë duke e shijuar fillimin e romancës së tyre, por nuk përjashtohet edhe një hap më i madh në këtë histori dashurie. BURIMI

Continue Reading
Advertisement

Spektakël dhe Yje

Angelina Jolie shet për 10 milionë euro dhuratën më të shtrenjtë që mori nga Brad Pitt

Published

on

Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Angelina Jolie, ka shitur për një shifër marramendëse një nga dhuratat e ish-bashkëshortit, Brad Pitt.

45-vjeçarja nxori në ankand pikturën “Kulla e xhamisë Koutoubia” të Winston Churchill, dhe e ka shitur për një shifër rekord. Mediat e huaja shkruajnë se ajo mori gati 10 milionë euro për pikturën në fjalë.

Pitt dhe Jolie e morën pikturën në vitin 2011 dhe në atë kohë kushtonte 2.95 milionë dollarë. Gjatë martesës së tyre, ata blenë shumë piktura të ndryshme nga piktorë të njohur.

Nga ana tjetër, mediat e huaja shkruajnë se piktura në fjalë u ble nga një belg misterioz në ankandin e “Modern British Art Evening Sale” në Londër. I njëjti person bleu edhe 2 piktura të tjera nga Churchill.

Gjithashtu përfaqësuesit e aktores së famshme nuk kanë treguar ende arsyen që e shtyu atë që të shiste pikturën me kaq vlerë të madhe.

Piktura “Kulla e xhamisë Koutoubia” ka pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm. Si fillim ajo iu dhurua Franklin D. Roosevelt, i cili ja dha më pas të birit të tij. Ky i fundit e shiti te një koleksionues në vitin 1950, më pas tek një producent filmash, derisa përfundoi në duart e Jolie dhe Pitt.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

E zhveshur komplet, Kejvinës i dalin fotot me pullë të kuqe

Published

on

By

Të shtunën që lamë pas, në emsionin e humorit, Klanifornia ishte e ftuar një ndër modelet më të bujshme shqiptare, Kejvina Kthella.

Bukuroshja ishte vendosur në një skeç si e dashura e “Pablo Escobar” dhe me pas dashurohet me “Laçjanin” personazhin karakteristik të këtij spektakli.

Në një moment Kejvinës i duhet të ndërrohet dhe emisioni nuk i kurseu aspak publikut momentet kur modelja shfaqet totalisht e zhveshur dhe çdo gjë duket qartë.

Edhe pse në një orar ku emisioni ndiqet nga çdo pjestar i familjes, format e Kejvinës teksa zhvishet janë parë me vend të transmet ohen.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Anxhela Peristeri publikon videoklipin e këngës përfaqësuese të Eurovisionit

Published

on

By

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, ka prezantuar së fundmi klipin e plotë të këngës përfaqësuese në Eurovision.

Artistja, e cila fitoi edicionin e 59-të të Festivalit të RTSH-së, vjen e mrekullueshme në videoklipin e “Karma”.

Ajo bëri një paraqitje të mahnitshme, ndërsa u shfaq me vetëm dy veshje – një fustan të gjatë të bardhë e një të tillë të kuq.

Projekti tashmë është lansuar në faqen zyrtare të ‘Eurovision Song Contest’, si një këngë që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision 2021’.

Anxhela ndërkohë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar ka lënë pas Sardi Strugën në vendin e dytë dhe Festina Mejzinin në të tretin.

Në fillim të muajit shkurt, janë publikuar tre skenarë për mënyrën se si mund të zhvillohet edicioni i sivjetmë i Eurovisionit për shkak të pandemisë.

Sidoqoftë, presim në vijim të shohim se si do realizohet në të vërtetë ky eveniment madhështor. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktuale