Connect with us

Bota

Dy amerikane të maskuara si gra të moshuara, kanë dashur të vaksinohen pa radhë

Published

on

Talahasi, 22 shkurt 2021 (MIA) – Dy gra amerikane nga shteti Florida janë maskuar si gra të moshuara në mënyrë që të merrnin me mashtrim dozën e dytë të vaksinës, raportojnë mediat amerikane.

Siç kumtoi Zyra e shëndetit publik të qarkut Orinxh në Florida, dy gratë të moshës midis 44 dhe 34 vjeç arritën në vendin e vaksinimit të veshura me kapele, doreza dhe syze për të mbuluar vitet e tyre.

Një video që është përhapur në rrjetet sociale dhe media tregon një oficer policie që flet me gratë për sjellje imorale.

Drejtori i Zyrës së shëndetit publik të Qarkut Orinxh, dr. Raul Pino tha në një konferencë për shtyp se të dy gratë kishin vërtetim që e kishin marrë dozën e parë të vaksinës. Por, nuk kishin mundësi ta merrnin dozën e dytë sepse punonjësit shëndetësorë në vendin e vaksinimit dyshuan në rregullsinë e dokumentave të tyre personale.

Zyrtarët shëndetësorë nuk e dinë se si ata arritën të merrnin dozën e parë të vaksinës dhe nëse edhe atëherë janë maskuar.

Continue Reading
Advertisement

Bota

ShBA ndërmori goditje ajrore në Siri

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten sulme ajrore në Siri ndaj “infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetur nga Irani”, njoftoi Pentagoni.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby tha në një deklaratë se sulmet ishin ndërmarrë me urdhrin e Presidentit Joe Biden, transmeton VOA.

“Goditjet u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj atij personeli”, thuhet në deklaratë.

Goditja e sotme mund të jetë veprimi i parë i Shteteve të Bashkuara si kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve.

“Operacioni dërgon një mesazh të qartë: Presidenti Biden do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan dhe të koalicionit”, thuhet në deklaratë.

Por njëkohësisht goditja ishte e kufizuar dhe nuk synonte përshkallëzimin.

Po ashtu, një vendim për të goditur vetëm në Siri dhe jo në Irak do t’i jepte qeverisë irakiane kohë për të kryer hetimin e vet për një sulm të 15 shkurtit që plagosi amerikanë.

Sipas Pentagonit, sulmet shkatërruan disa objekte të vendosura në një pikë kontrolli kufitar të përdorur nga një numër grupesh militantësh të mbështetur nga Irani.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë disa sulme ushtarake si kundërpërgjigje vitet e fundit.

Sulmet me raketa kundër pozicioneve të SHBA në Irak u kryen ndërsa Uashingtoni dhe Teherani po përpiqen të gjejnë rrugët për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 nga e cila u tërhoq ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në sulmin e 15 shkurtit, raketat goditën bazën ushtarake amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit në rajonin e kontrolluar nga Kurdët duke vrarë një kontraktor jo-amerikan dhe duke plagosur një numër kontraktorësh amerikanë dhe një ushtar amerikan. Një tjetër goditje disa ditë më pas kishte si objektiv një bazë ku strehohen forca amerikane në veri të Bagdadit duke lënduar të paktën një kontraktor.

Continue Reading

Bota

Von der Leyen: Pasaportat e vaksinimit mund të jetë gati brenda tre muajve

Published

on

By

Certifikatat e vaksinave brenda Bashkimit Evropian mund të jenë gati për t`u përdorur brenda tre muajve, kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë samitit virtual të liderëve të unionit.

Pasaporta e vaksinimit do të jetë funksionale për ata persona që kanë marrë dozën e vaksinës, kanë një test negativ PCR ose që tashmë kanë krijuar antitrupa.

E ndërsa shtetet jugore të Evropës sikundër Greqia dhe Spanja e mbështesin fort një ide të tillë çka sipas tyre do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë, vendet veriore sikundër Gjermania janë skeptike nëse ky sistem do të funksiononte.

Ndërkohë në shtetin fqinj prej ditës së premte kanë nisur të jepen certifikata digjitale vaksinimi. Qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë të drejtë të tërheqin një certifikatë digjitale, për të cilën mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare të qeverisë.

Gati 40,000 certifikata të vaksinimit u lëshuan brenda 24 orëve nga fillimi i funksionimit të platformës ditën e premte. Greqia renditet në vendin e 12-të midis 27 vendeve të BE-së për sa i përket vaksinimeve për 100 banorë.

Continue Reading

Bota

Informatat e fundit për koronavirusin janë për t’u habitur

Published

on

OBSH: Çdo i dhjeti pacient ka simptoma të koronavirusit edhe pas tre muajsh

Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën sot kumtoi se çdo i dhjeti pacient i infektuar me koronavirus ka simptoma të sëmundjes edhe tre muaj pas infektimit.

Drejtori i Zyrës së OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, tha se i ashtuquajturi “Kovid i zgjatur” mbetet i panjohur, por që problemi është real dhe domethënës.

OBSH apelon aktorët politikë të bëjnë më shumë që të kushtohet vëmendje dhe të trajtohet kovidi afatgjatë, i cili, mes tjerash, manifestohet me lodhje të rëndë, dhimbje gjoksi, probleme me zemrën, dhimbje koke, harresë, depresion, humbje të nuhatjes, diarre dhe teshtitje.

Kluge tha se të dhënat në dispozicion tregojnë se një në katër persona i infektuar me kovid ka simptoma edhe një muaj pas marrjes së një testi pozitiv, ndërsa çdo i dhjeti ka simptoma edhe pas 12 javësh.

Continue Reading

Aktuale