Connect with us

Kosovë

“Bashkimi Kombëtar” – Ambasadori Amerikan, Kosnett: Vizioni ynë…

Published

on

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Phillip Kosnett, ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt për bashkimin kombëtar.

Kurti dhe Haradinaj e kanë përmendur bashkimin e Kosovës me Shqipëri.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se në rast të referendumit, ai do të votonte pro.

Gjatë fushatës zgjedhore edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka përmendur idenë e bashkimit me Shqipërinë.

Ndërkohë Kosnett në T7 përcjell Klan Kosova ka thënë se ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo edhe për krijimin e Serbisë së Madhe.

“Çka kam menduar me këtë? Së pari, qëndroj prapa asaj që kam thënë. Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe dhe Serbia e Madhe. Njerëzit kanë pyetur, cilët ushtarë amerikanë kanë vdekur? Kur flas për ta, atëherë flas për dy pilotë amerikanë të helikopterit, që kanë vdekur në vitin 1999 gjatë operacioneve këtu. Ata kanë vdekur kur helikopteri i tyre është rrëzuar në Shqipëri. Kevin Riker dhe David Gibbs. Kjo nuk është fshehtësi. Në Prizren është ngritur memorial në nderim të tyre, por gjithashtu e kam thënë dhe mendoj se kjo është me rëndësi që Kushtetuta e Kosovës bën thirrje që Kosova të jetë vend shumetnik e jo vend i vetëm një etnie. Të njëjtën gjë ua përmendim edhe njerëzve në vendet e tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara e marrin një pjesë të madhe të fuqisë së tyre nga fakti që jemi vend me larmi fetare dhe shumetnik. Nga kjo nuk e marrim vetëm larminë kulturore; marrim edhe larminë e ideve dhe mendoj se do të ishte e vështirë për çfarëdo qeverie amerikane se përgjigja për paqe në Ballkan qëndron në ndarjen e të gjithëve sipas etnisë dhe ndërtimit të mureve. Duhet të ndërtojmë ura e jo mure”.

Bashkimi me Shqipërinë nga Haradinaj është përmendur si opsion pasi qytetarët e saj jetojnë të izoluar dhe nuk iu mundësohet udhëtimi pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian.

Diplomati amerikan shtoi se nuk e sheh të ardhmen e Kosovës në izolim.

“Nuk do të përpiqem të hyj brenda mendjes së të gjithë atyre individëve që kanë folur për këtë. Mendoj se e ardhmja e Kosovës nuk qëndron në izolim, apo të përdori fjalën tuaj, të jetesës në geto. Kosova duhet që të jetë pjesë e Evropës së madhe e jo vetëm e Shqipërisë së madhe. Natyrisht, si amerikan, e kam të lehtë për të thënë që BE-ja duhet t’ju ofrojë kosovarëve liberalizim të vizave”.

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Osmani flet për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA’në

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me lokacionin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izraelin që njohu Kosovën nga marrëveshja e Uashingtonit, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Osmani në RTV 21 ka thënë se qeveria (Kurti) do të koordinohet për çdo veprim me Adminsitratën Biden.

Madje Osmani tha për SHBA’në se atje është Jerusalemi i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA’në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi Glauk Konjufca i VV’së tha se nëse kërkohet ose vendoset kusht nga BE per integrim çështja e ambasadës, do të rishqyrtohet vendosja e saj në Jerusalem të Izraelit.

Deklarata e tij nxiti reagime edhe nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku tha se nuk do të dëshironte ta shihte Kosovën në listën e atyre shteteve që i thejnë premtimet e tyre./Express

Continue Reading

Kosovë

Bëhen ‘bashkë’ Haradinaj, Jashari e Lladrovci

Published

on

By

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë takuar në nder të shënimit të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci, me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka publikuar një fotografi bashkë me Haradinajn e Jasharin.

“Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar!”, ka shkruar kreu i Komunës së Drenasit.

Postimi i plotë:

Bashkë në angazhimin para luftës çlirimtare, gjatë luftës çlirimtare, sot, po ashtu me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bashkë.

Jeta jonë, ka kuptim, kur çdo ditë i kujtojmë dhe vazhdojmë rrugën e më të dashurve tanë, edhe pse ata nuk janë fizikisht me ne.

Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar!

Continue Reading

Kosovë

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-mjeku dhe ish-deputeti shqiptar (FOTO LAJM)

Published

on

By

Ndërron jetë ish-mjeku gjinekolog dhe njëherësh edhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Sejdullah Hoxha.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij nëpërmjet “Facebook”-ut.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me datë 06/03/2021 ka ndërruar jetë, bashkëshorti, babai, vëllau dhe gjyshi ynë i dashur dhe i paharruar”, thuhet në njoftim.

“Varrimi i të ndjerit bëhet në rrethin familjar, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan). Për shkak të pandemisë me virusin Covid 19 nuk mbahet e pamja”, thuhet më tej.

Hoxha në vitin 1990 ishte zgjedhur kryeshef i Repartit të Lehonave, ndërsa gjatë viteve 1983-2000 punësohet si asistent mësimor për lëndën Gjinekologji-Obstetrikë.

Gjatë viteve 1996-1999 punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 qëndroi në postin e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Në vitin 2006 ishte anëtar i bordit të QKUK-së, ndërsa në 2007 ai bëhet u.d. i kryetarit të Bordit të QKUK-së.

Continue Reading

Aktuale