Kosovë
Arjan Konomi mes emocionesh të forta: Si më shpëtoi jetën Albin Kurti gjatë luftës
Opinionisti Arjan Konomi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Kojshia show”. Ai rrëfeu për kohën e luftës në Kosovë, ku kishte punuar si gazetar për mediat italiane dhe se kishte bërë shkrimin e parë në një media ndërkombëtare për UÇK-në.
Mes emocionesh të forta, ai rrëfeu se si i kishte shpëtuar jetën Albin Kurti në një incident qe kishte ndodhur.
“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin student, ata student me shpresa të mëdha.
Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë.
Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik.
Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehoi te një familje tek Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, rrëfeu ai.
Kosovë
Dyshohet se gazetari Duriqi për t’u vetëmbrojtur ka therur me thikë sulmuesit
Gazetari Visar Duriqi është sulmuar të mërkurën mbrëma, në afërsi të banesës së tij në Fushë Kosovë, shkruan Reporteri.
Policia ka konfirmuar se Duriqi dyshohet që është sulmuar nga tre persona të maskuar, të cilët e kanë goditur me grushte gazetarin në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në vetëmbrojtje, Duriqi i ka therë të tre sulmuesit me thikë. Gazeta “Reporteri.net” ka arritur që ta shohë raportin e Policisë për rastin e Duriqit, ku konfirmohet se viktima, në vetëmbrojtje të tre sulmuesit i ka therur me thikë në trup.
Reporteri.net merr vesh se Policia në kuadër të hetimeve për rastin, është duke verifikuar edhe të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, dhe gjithashtu në Klinikën Emergjente në QKUK për të parë nëse në natën e sulmit ka kërkuar ndihmë ndonjë person që ka pasur plagë të thikës në trup.
Ndryshe, edhe vetë gazetari Duriqi në një paraqitje të mbrëmshme ka konfirmuar se mban me vete një brisk për arsye sigurie, pasi që i njëjti ka thënë se për shkak të punës së tij merr kërcënime të vazhdueshme që nga viti 2014. Duriqi po ashtu ka konfirmuar se të paktën njërin nga sulmuesit e ka therë me thikë.
Sulmi ndaj Duriqit të cilit iu thyen katër dhëmbë u dënua gjerësisht nga përfaqësues politikë, gazetarët dhe Organizatat e Shoqërisë civile.
Kosovë
Kurti takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger sot ka takuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku biseduan për zgjedhjet në vend, situatën pandemike si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriakë për Kosovën.
Kështu bëri të ditur ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku shkruan po ashtu se ambasadori Weidinger ka uruar Kurtin për mandatin që ia kanë dhënë votuesit e tij në zgjedhjet e fundit.
“Më 26 shkurt 2021, ambasadori Christoph Weidinger pati një shkëmbim shumë të frytshëm dhe në thellësi të pikëpamjeve me kryetarin e #Vetëvendosjes, Albin Kurti. Temat e mbuluara përfshinë situatën pas zgjedhjeve, #COVID si dhe përkrahjen e gjatë, vazhduese dhe të fuqishme të Austrisë për Kosovën dhe popullin e saj. Ambasadori Weidinger ka uruar gjithashtu Kurti për mandatin e qartë të dhënë nga votuesit e Kosovës”, kanë shkruar në Facebook.
On 26 February 2021, Ambassador Christoph Weidinger had a very fruitful and in-depth exchange of views with the…
Posted by Austrian Embassy Pristina on Friday, 26 February 2021
Kosovë
Kjo është shtëpia në Prishtinë ku u gjet i vdekur shtetasi i huaj
Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur sot në një shtëpi që ishte kapluar nga flakët në Prishtinë.
Shtëpia gjendet në lagjen Ulpiana, konkretisht në rrugën “Musine Kokolari” në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
Policia informatën e ka marrë në orën 09:00 të mëngjesit, teksa pas lokalizimit të zjarrit aty është gjetur edhe trupi i pajetë i një shtetasi të huaj, që dyshohet të jetë nga vendet e lindjes.
“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.
-
Komente1 week ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme3 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme6 days ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme3 weeks ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme1 month ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Lajme1 week ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl