Connect with us

Lajme

Vuçiqi e përfundon semestrin e parë në fakultet, tregon se çfarë nota ka marrë

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi sot se e ka përfunduar semestrin e parë në Shkollën e Lartë të Sporteve me katër provime të mbartura.

Vuçiq shkroi në profilin e tij në Instagram se ka marrë tri dhjetëshe dhe një nëntëshe dhe se i vjen keq që nuk mundi të luftojë për dhjetëshen e katërt, sepse kushti për marrjen e notës më të lartë është prezenca fizike dhe kryerja e ushtrimeve, për të cilat, megjithatë, ai nuk kishte kohë.

“Nuk më vjen keq, unë e shfrytëzova atë kohë për të ndihmuar qeverinë tonë për të blerë vaksina për qytetarët e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Vuçiq, duke publikuar një foto me indeks të hapur.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Dyfytyrësia e Zaevit – Shpërndan foto nga protestat e veta para “Qeverisë Gruevski”, ndërkohë që nuk i lejon shqiptarët të protestojnë para qeverisë së tij

Published

on

Ndryshe në opozitë e ndryshe në pushtet

Mijëra shqiptarë sot u penguan të protestojnë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Edhe ose organizatorët kishin kërkuar leje dhe i kishin kryer procedurat e nevojshme që protesta të zhvillohet siç duhet para objektit të qeverisë, policia nuk i lejoi. Qindra policë, forca speciale, të shoqëruar nga artileri e rëndë policoro – ushtarake kishin vënë kufirin aty ku mbaron Komuna e Çairit, qindra metra larg objektit të qeverisë. Kjo u quajt si provokim i masës, të cilët edhe ashtu ishin të prekur nga vendimi i para disa ditëve i gjykatës për t’i shpallur sërish fajtorë të akuzuarit e rastit “Monstra”, shkruan in7.

Disa orë para protestës së sotme, u dha vendimi për ish shefin e DSK’së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me 12 vite heqje lirie. E menjëherë pas këtij vendimi, filluan mburrjet nga partitë qeveritare, duke i marrë meritat për këtë dhe për të bërë me dije se “drejtësia po vjen në vend”. Më të zëshëm ishin ata të LSDM’së e sidomos kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Për të përshkruar rrugëtimin politik të tij, që para rrëzimit të Gruevskit e deri në dënimin e Mijallkovit, Zaev shpërndau një fotografi nga protestat e para disa viteve, ku ai si kryetar opozite protestonte me mijëra qytetarë para Qeverisë. Kjo ndodh në të njëjtën ditë kur pikërisht i njëjti politikan, por tani i veshur me petkun e pushtetit, nuk e lejon zërin opozitar, qytetarin e thjeshtë të protestojë denjësisht para qeverisë së tij, përcjell in7.

Fotografoi Arbnora Memeti

Zaev: Kohën e mosndëshkimit e lëmë në histori

Sistemi gjyqësor është qeveri e pavarur dhe sot shohim se i ka të gjitha rrethanat të zbatojnë hetim pa ndikim dhe të organizojë procedurë të prokurorisë dhe gjyqësore, në të cilën vlejnë vetëm dëshmitë dhe dispozitat për gjykim të drejtë, për secilin pa përjashtim, publikoi sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk pas aktvendimit në rastin “Target-Fortesa”.

“E kemi liruar rrugën përmes së cilës erdhi drejtësia. Qytetarët, shteti, institucionet dhe sistemi – kjo jemi ne. Të gjithë ne, secili prej nesh sot mund të ketë më shumë paqe për veten, në vetvete. Sepse, kur ka drejtësi, ka paqe”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

Sipas kryeministrit, kjo është mënyra në të cilën duhet të zbatohen dhe përfundohen të gjitha lëndët për krim të organizuar edhe kundër Kushtetutës ashtu edhe ndaj dinjitetit të qytetarëve.

“Kohën e mosndëshkimit dhe të privilegjeve të aktorëve kriminelë e lëmë në histori”, tha Zaev./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

“Dënimi i Mijallkovit ishte i tepruar, ndërsa paraburgimi i kundërligjshëm” – Ja kush e thotë

Published

on

Shvërgovski: Dënimi për Mijallkovin është drakonik, do të ankohemi edhe për gjykimin edhe për paraburgimin

Avokati i Sasho Mijallkovit, Lupço Shvërgovski konsideron se dënimi për klientin e tij është drakonik. Paralajmëroi se do të ankohen kur do ta marrin gjykimin, si dhe në vendimin për paraburgimin.

“Mendoj se dënimi është drakonik. Të jepet maksimumi për secilën vepër penale individualisht ku është ngritur aktakuzë është me të vërtetë është precedent ligjor. Nuk do të gjeni në analet e gjyqësorit asnjë gjykim ku për një aktakuzë jepet dënimi maksimal me burgim”, deklaroi Shvërgovski sot para Gjykatës Penale pas shpalljes së gjykimit për “Target-Fortesa”.

Lidhur me vendimin e Gjykatës për paraburgimin, thotë se është në kundërshtim me ligjin, sepse gjatë një masë të caktuar të arrestit shtëpiak, pa e shkelur detyrimin, të caktohet masë paraburgim, ai konsideron se është në kundërshtim me nenin 470, sepse Mijallkovi është i siguruar, është në arrest shtëpiak, dhe nuk ekziston mundësi të arratiset.

“Mijallkovi mund të jetë në paraburgim për maksimum 60 ditë. Ai ka vendim për arrest shtëpiak, ndërsa nuk mund ta çojnë në paraburgim efektiv para se t’i paraqitet vendim i ri”, tha Shvërgovski.

Ai nuk donte t’i komentonte ngjarjet e javës së kaluar në lidhje me klientin e tij.

Gjykata Themelore Penale Shkup në rastin “Target-Fortresa” për përgjime masive dhe shkatërrim të pajisjeve nga DSK-ja sot shqiptoi denim me burg prej 55 viteve dhe 10 vjet dënime me kusht, gjegjësisht gjithsej 65 vjet për 11 persona.

Ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov iu shqiptua dënimi me 12 vjet burg për veprat penale “shoqërim kriminal”, “abuzim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm”.

Continue Reading

Bota

VIDEO – Nëna detyrohet t’i hedhë katër fëmijët e saj nga dritarja për t’i shpëtuar nga zjarri

Published

on

Një nënë në Stamboll është detyruar që t’i hedhë nga dritarja katër fëmijët e saj, pasi zjarri kishte kapluar banesën ku jetonte.

Zjarri kishte shpërthyer në hyrje të banesës së familjes duke e detyruar kështu nënën që të kryente veprimin drastik para se të arrinin zjarrfikësit.

BBC shkruan se katër fëmijët dhe nëna e tyre kanë shpëtuar.

Continue Reading

Aktuale