Connect with us

Kosovë

Vuçiq reagon ndaj deklaratës së Kurtit për dialogun Kosovë-Serbi, nuk do ta besoni se çfarë thotë..

Published

on

“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të lu ftojë për njerëzit e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur u pyet për të komentuar nëse Serbia ka një përgjigje ndaj pres ioneve nga Prishtina dhe Washingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për të vazhduar dia logun.

Vuçiq theksoi se dialogu me Kosovën është një nga gjërat më të rëndësishme, ndërsa i pati disa fjalë edhe për Albin Kurtin, duke ironizuar.

“Ju nuk keni një përgjigje adekuate, unë shoh se situata jonë e brendshme është duke u zgjidhur nga Albin Kurti, i cili foli për atë se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pu shtet. Ndaloni, heshtni, lërini të vazhdojnë, të gjithë janë të fortë Ne do t’i lëmë të shkojnë, le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”, u tha Vuçiq gazetarëve në aeroportin e Beogradit pasi mori vaksinën Astra-Zeneka.

Në lidhje me faktin se Kurti thotë se nuk është i interesuar për dialog me Beogradin më shumë sesa me serbët në Kosovë, Vuçiq thotë se “përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nuk janë ata që marrin 0.62% ose ata që marrin 2% të votave nga ta, por ata që marrin 95%”.

“Ata u përpoqën në çdo mënyrë të instalonin serbët me të cilët duan të flasin, nga Rashiq te Rada Trajkoviq, kështu që nuk patën sukses. Ju mund ta blini dikë por s’mund t’i blini 95% të njerëzve”, theksoi Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se kjo situatë është jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë, pothuajse e pashpresë, pas vitit 2004, 2008 dhe 1999, por shtoi se “duhet të luf tojmë ende për njerëzit tanë, interesat e tyre dhe të drejtën tonë”.

“Do të jetë e vështirë për ne, dhe për ta, siç thonë ata, gjithçka është e lehtë. Do ta shohim se sa e lehtë do të jetë”, përfundoi Vuçiq.

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Dyshohet se gazetari Duriqi për t’u vetëmbrojtur ka therur me thikë sulmuesit

Published

on

Gazetari Visar Duriqi është sulmuar të mërkurën mbrëma, në afërsi të banesës së tij në Fushë Kosovë, shkruan Reporteri.

Policia ka konfirmuar se Duriqi dyshohet që është sulmuar nga tre persona të maskuar, të cilët e kanë goditur me grushte gazetarin në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në vetëmbrojtje, Duriqi i ka therë të tre sulmuesit me thikë. Gazeta “Reporteri.net” ka arritur që ta shohë raportin e Policisë për rastin e Duriqit, ku konfirmohet se viktima, në vetëmbrojtje të tre sulmuesit i ka therur me thikë në trup.

Reporteri.net merr vesh se Policia në kuadër të hetimeve për rastin, është duke verifikuar edhe të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, dhe gjithashtu në Klinikën Emergjente në QKUK për të parë nëse në natën e sulmit ka kërkuar ndihmë ndonjë person që ka pasur plagë të thikës në trup.

Ndryshe, edhe vetë gazetari Duriqi në një paraqitje të mbrëmshme ka konfirmuar se mban me vete një brisk për arsye sigurie, pasi që i njëjti ka thënë se për shkak të punës së tij merr kërcënime të vazhdueshme që nga viti 2014. Duriqi po ashtu ka konfirmuar se të paktën njërin nga sulmuesit e ka therë me thikë.

Sulmi ndaj Duriqit të cilit iu thyen katër dhëmbë u dënua gjerësisht nga përfaqësues politikë, gazetarët dhe Organizatat e Shoqërisë civile.

Continue Reading

Kosovë

Kurti takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Published

on

By

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger sot ka takuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku biseduan për zgjedhjet në vend, situatën pandemike si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit austriakë për Kosovën.

Kështu bëri të ditur ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku shkruan po ashtu se ambasadori Weidinger ka uruar Kurtin për mandatin që ia kanë dhënë votuesit e tij në zgjedhjet e fundit.

“Më 26 shkurt 2021, ambasadori Christoph Weidinger pati një shkëmbim shumë të frytshëm dhe në thellësi të pikëpamjeve me kryetarin e #Vetëvendosjes, Albin Kurti. Temat e mbuluara përfshinë situatën pas zgjedhjeve, #COVID si dhe përkrahjen e gjatë, vazhduese dhe të fuqishme të Austrisë për Kosovën dhe popullin e saj. Ambasadori Weidinger ka uruar gjithashtu Kurti për mandatin e qartë të dhënë nga votuesit e Kosovës”, kanë shkruar në Facebook.

On 26 February 2021, Ambassador Christoph Weidinger had a very fruitful and in-depth exchange of views with the…

Posted by Austrian Embassy Pristina on Friday, 26 February 2021

Continue Reading

Kosovë

Kjo është shtëpia në Prishtinë ku u gjet i vdekur shtetasi i huaj

Published

on

By

Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur sot në një shtëpi që ishte kapluar nga flakët në Prishtinë.

Shtëpia gjendet në lagjen Ulpiana, konkretisht në rrugën “Musine Kokolari” në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Policia informatën e ka marrë në orën 09:00 të mëngjesit, teksa pas lokalizimit të zjarrit aty është gjetur edhe trupi i pajetë i një shtetasi të huaj, që dyshohet të jetë nga vendet e lindjes.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

Continue Reading

Aktuale