Connect with us

Kolumna

Mallëngjim kryeministror

Published

on

EDMOND TUPJA

O magji e magjive! O mallëngjim i mallëngjimeve! Nuk po resht Edi Rama, ende kryeministër i qeverisë qenësisht qesharake të Republikës tragjikomike të Shqipërisë, së luajturi rolin po aq tragjikomik të Don Kishotit, veçse të një Don Kishoti që vetë Servantesi nuk do ta kishte njohur për të tillë! Po, o lexuese e lexues të nderuar të kësaj rubrike të përjavshme, këtë rol grotesk ai nisi ta luante kur u vetëdeklarua lypës i shqiptarëve ditën që bëri të ditur se kishte sjellë një dorë vaksina (fucksina?) falë një bamirësi anonim e modest njëherazi, për të cilin, me gjasë, dardha duhet ta ketë bishtin prapa, madje një alamet apo derr bishti!

O Perëndi! Çfarë sakrifice kryeministrore, rrjedhimisht çfarë mallëngjimi kryeministror! Ia shkrehu të qarit mbarë populli shqiptar, të cilit vazhdon t’i rrjedhim rrëmbyeshëm lot nga sytë dhe jo vetëm! Lypësi ynë kalorsiak merituaka as më shumë e as më pak çmimin Nobel! E merituaka deri në atë pikë, saqë edhe vetë i madhi e i papërsëritshmi Kadare do të bënte harakiri për të shmangur qoftë edhe më të voglën konkurrencë me atë, madje jo vetëm Kadareja, por edhe ndonjë kandidat tjetër, shqiptar apo i huaj qoftë, do të vepronte bujarisht në të njëjtën mënyrë!

U mallëngjyen edhe miqtë e mi të përhershëm Françesk Armadhi e Namik Arvogli, por që, me ndonjë rezervë apo ngurrim krejt kalimtar, e adhurojnë nobelistin e ardhshëm Edi Rama, ende kryeministër të shtetit të shtrembër e të shtrydhur shqiptar. U mallëngjyen nga fjalët e këtij se nuk dashka të qëndrojë më në pushtet, ngaqë parapëlqen t’i përkushtohet familjes e veçanërisht djalit të vogël, por, kundër dëshirës së tij si bashkëshort dhe baba, këmbëngul si mushka me afsh përvëlues t’i shërbejë edhe një mandat tjetër popullit të lumtur shqiptar për ta shpëtuar atë nga pandemia kovid-19 dhe për ta çuar deri në fund reformën e drejtësisë sonë tejet të kalbur! O Don Kishot i shekullit XXI! Veçse një Don Kishot modern, pa Sanço Pançën (Me që ra fjala, ç’bëhet me Erion Braçen, zëvendësin e tij?), pra, një Don Kishot shqiptar, i cili, siç e ka deklaruar vetë botërisht, është gati të shndërrohet – madje tashmë është i tillë – në një lypës të paracaktuar nga Perëndia që të gjejë ku të mundë vaksina (fucksina?) antikovid-19 për bashkatdhetarët e vet. O fjalë e mrekullueshme “lypës”! Duke u shndërruar në një të tillë, Edi Rama, atje ku Enver Hoxha dështoi me sukses, po krijon Njeriun e Ri, një qenie hibride, pra, edhe kryeministër, edhe lypës pikërisht, duke shtuar e ngjeshur kështu radhët e ushtrisë së lypësve shqiptarë, të cilët, sipas krahinave, njihen edhe me emrat “bonjar, derës, kalander, lamash, lëmoshëtar, lypacak, lyparak, lypsar, përderës, rrahaderë”, etj., etj. Shumëkush, me këtë rast, mendon se së shpejti Orkestra jonë Kuvendore, nën drejtimin e dirigjentit Rama, do ta detyrojë Presidentin e Republikës të sajojë një medalje të re të tipit “Lypës Nderi i Kombit Lypacak” ose një Titull apo Urdhër të ri të ngjashëm, me qëllim dekorimin me të të Edi Ramës, ende kryeministër lyparak (germat “r” dhe “k” të kësaj fjale të mos ndërrojnë vendet!), por me siguri Ilir Meta, ende president i Republikës, i frymëzuar edhe nga kënga e Bleona Qeretit, mund t’ia refuzojë me motivin “Ti nuk di as me ma lypë!” duke shtuar fjalinë “Për të parë BE-në, këtu hyp!” të ndjekur nga gjesti tradicional me gishtin e mesit të dorës përpjetë!

Nga ana tjetër, admirimi i mallëngjimit kryeministror nga mbarë shqiptarët nëpër botë e, madje – me gjasë – përtej sistemit tonë diellor, arriti kulmin e tij orgazmik kur Edi Rama, ende në krye të qeverisë së tij të bërë qepaze, deklaroi me mburrje e krenari se veten e konsideron gomar, veçse nga ata që, kur e çojnë për ujë, sjell ujë, duke lënë të nënkuptohet se, me shkelma e me pallë, ai do ta vrasë kuçedrën opozitare që ka bllokuar burimin e ujit! O Perëndi, një lypës i kombinuar me një gomar! Jo, gabova, ndjesë: një lypës hipur mbi gomar! O Servantes, ringjallu për të parë e përjetuar metamorfozën e protagonistit të romanit tënd! Don Kishoti shqiptar qenka shndërruar në Sanço Pançë, por i veshur e i ngjeshur me armët e Don Kishotit tënd! Ai do të bredhë gomarisht për ta përzënë kodosh kovidin-19 jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga krejt rruzulli tokësor! Të paktën, o Servantes, paralajmëroje atë të ketë kujdes kur të përdorë ushtën e Don Kishotit zanafillor, sepse mund t’i hyjë në ndonjë vend ku do t’i dhembë jashtëzakonisht, sidomos pas 25 prillit të këtij viti!

Së fundi, por jo më së paku, do të ishte një mynxyrë e papërfytyrueshme jo vetëm për Republikën fatkeqe të Shqipërisë, por edhe për Ballkanin perëndimor, madje edhe për tërë vendet e Bashkimit Europian, sikur Perëndia të bënte gabimisht ose, largqoftë, qëllimisht një tjetër kombinim të lypësit me gomarin dhe që kujtdo t’i zinin sytë, në ekranet e vegjël e të mëdhenj, jo lypësin sipër gomarit, por të kundërtën, pra gomarin sipër lypësit, po, po, gomarin duke ia futur bujarisht trutë e veta (trutë dhe aspak ndonjë organ tjetër) lypësit kryeministror!

Continue Reading
Advertisement

Kolumna

Mirë që po dënohet Mijallkovi, keq që s’po dënohet për zullumin ndaj shqiptarëve

Published

on

By

Fejzi HAJDARI

Edhe pse nuk është në nivel që e meriton, dënimi prej 12 viteve për Sasho Mijallkovin është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Mirë që po dënohen Mijallkovi e Jankullovska, por keq që nuk po dënohen për zullumet ndaj shqiptarëve, që ndodhën në kohën e tyre.

Shumë mirë që Sasho Mijallkovi mori 12 vite burg, Jankullovska edhe 4 vite shtesë, kurse u dënuan edhe bashkëpunëtorët e tyre. Por, keq që asnjëri prej tyre nuk u gjykua, e as dënua, për involvim të mundshëm në rastin e Harun Aliut me shokë, për rastin “Gjorçe Petrovin”, për “Monstrën”, “Lagjen e Trimave”…

Keq që nuk po zbulohet roli i Mijallkovit dhe Jankullovskës në këto raste, aq shumë i përfolur si në opinionin e këtushëm, poashtu edhe tek ndërkombëtarët në Maqedoni.
Edhe më keq që ende po mbijetojnë “jaranat” shqiptarë të Mijallkovit, Gruevskit, e Jankullovskës.

Mesazhi është i qartë – në këtë vend dënohet krimi dhe zullumi vetëm në pjesën e shtetit të banuar me maqedonas. E në pjesën shqiptare çka të donë le të bëjnë, bile sa më shumë krim e korrupsion, aq më mirë. Me rëndësi që krimi të mos kalojë kufirin te Ura e Gurit në Shkup, te “Garnizoni” në Kumanovë, apo te “Cetinska” në Tetovë. Sa për Çair, Saraj, Haraçinë, Likovë, Tetovë, e gjetiu, jo që ta pengojnë institucionet krimin, por kur të ju jepet mundësia bile ta ndihmojnë nga pak. Se me i liru shqiptarët prej krimit, pastaj i kërkojnë të drejtat e tyre politike dhe njerëzore që u takojnë. E kërkojnë hisen buxhetore që u takon etj. Kjo nuk guxon të ndodhë.

Prandaj, t’i zhysim në krim e korrupsion, që mos t’u shkojë mendja as për të drejta politike, as për të drejta njerëzore, por vetëm si të ikin jashtë vendit.

Continue Reading

Kolumna

Me punë, por pa jetë!

Published

on

By

Nga Vitjon Nina, Ardit Lipa

“Çdo ditë, zgjohem rreth orës 07:00 dhe filloj bëhem gati për punë. Dita më shkon thuajse e gjitha aty. Rruga e kthimit në shtëpi më duket e lodhshme dhe kur mbërrij, nuk kam ndonjë dëshirë tjetër veçse të bëj një dush e të qetësohem pak”.

“Ndonjëherë më shkruajnë miqtë për t’u takuar. Mbyllja pas orës 20:00 nuk më lë hapësirë të nevojshme. E njëjta gjë, ndodh me shumë të rinj të tjerë”.

“Kjo është puna ime e përditshme dhe e kolegut tim”.

Me punë, por pa jetë! Një dukuri, shndërruar rutinë prej pandemisë, gjatë këtyre thuajse 12-muajve të fundit. Të rinj që punojnë, disa prej nevojës, disa prej pasionit, nuk kanë më një jetë sociale jashtë ambientit të punës.

“Ka pasur ndikim negativ tek unë. Te miqtë e mi gjithashtu”, thotë për Albanian Post Biora Vojka, studente e gazetarisë në Tiranë. “Na ka privuar nga shumë aktivitete sociale. Nuk bëjmë dot më asgjë jashtë punës”.

“Dëshira e momentit e gjithsecilit, duket sikur është shprehja: Mos shkofshim në derën e spitalit!”, vijon e reja. “Kjo panoramë e zymtë të bën të lutesh për shëndetin. Mbi të gjitha, po na lë pa përjetuar asnjë emocion tjetër”.

“Ajo që më mundon më shumë është fakti se ka raste kur kthehem nga puna dhe rrugët janë bosh. Kudo sheh patrulla policie. Asnjë thërrime jete sociale. Kjo më tremb, po zhduk jetën”.

Jo vetëm Shqipëria
Triada Tiranë-Prishtinë-Shkup, ndoshta, nuk ka qenë kurrë kaq e unifikuar për çështjet e rinisë, sa në këtë efekt anësor që ka shkaktuar pandemia.

“Kam pasur jetë shumë dinamike, rreth njerëzve që i dua, shoqërisë, familjes”, përshkroi për AP një e re nga Tetova, e cila preferoi të mos bëhej publike. “Kisha një liri që nuk mendoja kurrë se do e humbisja. Sot, fatkeqësisht, po përjetoj të pamendueshmen”.

“Shpenzonim aq shumë kohë në fakultet. Kohë të bukur. Punonim në grup. Kur e mendoj tashmë në retrospektivë, ajo gjë aq normale dhe e thjeshtë, më duket si gjëja më e bukur në botë”.

Ndër të tjera, tetovarja ndihet “e ngulfatur” brenda një qyteti që i ndërron fashat orare për çdo javë.

“Më mungojnë udhëtimet. Liria që ato më jepnin, qetësia. Gjithçka na ka mbetur, janë takimet universitare në ndonjë platformë virtuale tejet larg realitetit”.

Genisi nga Prishtina ka qenë i infektuar me Covid-19 më parë. Ajo që nuk dinte ai, ishte se më shumë do të vuante izolimin pasardhës, se sa vetë sëmundjen, të cilën e kishte kaluar lehtë.

Gjithsesi, ai përpiqet çdo ditë të shohë ndonjë anë pozitive të situatës. “Studioj, punoj dhe shumë rrallë shpenzoj kohë jashtë këtyre ambienteve. Çfarë më ngelet, i përdor për pasionet e mia”.

Dhimbja për të është e madhe kur nuk i lejohet të ndjekë ekipin e zemrës në stadium. Politika është një tjetër pasion i tij, por e ka të vështirë të marrë pjesë përtej mbledhjeve online.

“Nuk mbaj mend herën e fundit kur kam bërë ndonjë aktivitet përveç punës dhe shkollës. Më është krijuar një izolim akoma më i madh se sa e kam pasur”.

Çfarë thotë psikologia për këtë situatë?
Pasojat vihen re edhe nga vetë psikologët, të cilët kanë mbajtur një barrë të madhe mbi shpatulla, për të garantuar çdokënd të marrë një përkujdesje të duhur nëse e kërkon.

Brunilda Laboviti, psikologe klinike e zhvillimit dhe marrëdhënieve, pedagoge prej vitesh, ka mendimin se “tashmë që jemi një vit pas fillimit të pandemisë, rutina mund të quhet e ndryshuar tërësisht”.

“Në fillim ishte e vështirë për të gjithë. Por, nëse të tjerët u mësuan disi, të rinjtë, të cilët punojnë, po vuajnë mungesën e kohës për aktivitete sociale. Të gjithë kemi nevojë të shpenzojmë kohë me të tjerë pas përfundimit të punës. Mbi të gjitha, të rinjtë”.

Laboviti e përkufizon këtë izolim social si një “orë me zile”, që zgjon ndjesi negative tek individi. “Kthehet në gjë të rrezikshme, pasi tensioni i akumuluar gjatë punës nuk mund të shkarkohet nga të rinjtë”.

“Rrezik i madh është dhe humbja e kontakteve tërësore. Njeriu është qenie sociale. Ndërveprimi na formëson. Ndërprerja e tij mund të sjellë pasoja të rënda në psikikën e njeriut”.

Për sa i përket rijetëzimit të ditëve, psikologia këshillon ndërmarrjen e aktiviteteve të reja. “Duhet të përpiqemi të zbulojmë kënaqësi të reja. Mund t’i drejtohemi punës artizanale, leximit, gatimit. Aktiviteteve që kryhen edhe në shtëpi”.

Nesër do të jetë një ditë e re, me zgjimin e zakonshëm rreth orës 07:00 dhe shkuarjes në punë. Rutina do të jetë sërish ajo kapluese, të paktën për sa kohë do të sillemi rrotull në këtë rreth pandemik.

Ndoshta nuk do të jemi aq të qetë sa duhet, edhe pse me punë.

Me punë, por pa jetë!

Continue Reading

Kolumna

Ajdari: Ç’ju desht Fatime Fetait amnestimi i Trajko Veljanovski-t

Published

on

By

Shkruan: Bedri Ajdari

A thua ku ngeli MOTIVI i vrasjes se 5 maqedonasve nga ana e shqipetarve tek Liqeni i Smilkoves?

Pra, c’ju desht Prokurores Fatime Fetai pastrimi dhe amnestimi i Trajko Veljanovski-t ne seance gjyqsore, bash ne shpalljen e fjalimit perfundimtar, ku Trajkoja, as ka qene i akuzuar as nuk ka qene ne cilsine e deshmitarit qe te permendet bash ne seance gjyqsore?!
– “Ishkaj si ja muvata” ishte nje fjali qe e tha ne sallen gjyqsore kolegu i yt, Gavrill Bubeski, duke i’u drejtuar Fejzi Aziri-t nga mllefosja e juaj kur u’a diskreditonte dhe u’a zbulonte manipulimet deshmitareve qe ju i kishit propozuar, nga te cilet pikerisht ishte montuar rasti!

– Si e komentoni Prokurore kete veprim tuajin? Si mund ta konsiderojme kete “ishkatje te mizes” nga koka e mikut tuaj, me c’far e kembyet kete sherbim, per c’far premtimi apo per c’far te mire materiale?
A mos te friguan, kercenuan apo shantazhuan kta te VMRO-se me ndonje veprim tendin te pakontrolluar, e sidomos kur keni qene te ftuar ne nje koktell per te festuar Jubileun e 50 vjetorit te zyres se avokatise Apostolski, tek restorani i “MKC” afer gjykates?!
P.S. C’far te detyroi ti mbulosh te zezat e VMRO-se e t’i akuzosh shqiptaret?

Continue Reading

Aktuale