Connect with us

Sport

Florian Marku siguron fitoren në “Wembley”, mund anglezin Rylton Charlton

Published

on

Florian Marku ka mposhtur në ring Rylton Charlton, duke shtuar akoma më shumë famën e vendit të tij. Boksieri shqiptar e nisi mirë, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja. Marku është treguar i kujdesshëm gjatë tre raundeve të para, por në raundin e katërt ai shfrytëzoi mundësine në sekondat e fundit me anë të disa kombinimeve.

Charlton më pas u rikthye duke e rrëzuar Markun në raundin e gjashtë. Por Marku nuk u dorëzua. “Mbreti shqiptar” i rezistoi grushtave në raundin e shtatë dhe guximi i anglezit Charlotin mori fund në raundin e tetë. Marku arriti që në raundin e tetë të triumfojë pas një kombinimi të mirë ku pala e Charlton dorëzuan ndeshjen pasi hodhën pëshqirin si shenjë dorëzimi.

Kjo ishte fitorja e tetë për Markun. “Luftëtari” shqiptar, pas shtatë fitoresh u ndal në barazim në muajin dhjetor dhe tani u rikthye te fitorja ndaj një boksieri që nuk e kishte provuar shijen e humbjes. Para se të ballafaqoheshin nuk munguan as batutat dhe thumbimet mes dy boksierëve. “Nuk kemi ardhur këtu për të vallëzuar, por për të luftuar“, deklaroi Florian Marku.

“Nuk ke respekt për asnjë, nesër do të mësoj se çfarë do të thotë respekt“, ja ktheu Charlton, që nuk mundi ta bënte ëndrrën e tij realitet. Marku, boksieri i dashur i shqiptarëve, vijoi më tej: “Le ta shohim, me këto flokë nuk ke shanse të fitosh ndaj meje. Nuk je ndeshur kurrë me dikë si unë“.

Continue Reading
Advertisement

Sport

Kampioni i boksit Anthony Joshua mes shqiptarëve në Londër, bën shqiponjën me dy duar

Published

on

By

Boksieri Anthony Joshua ka surprizuar edhe njëherë shqiptarët kudo ku janë.

Ai është fotografuar duke bërë shqiponjën me duar bashkë me një emigrant në Londrër, veprim ky i cili e rrit edhe më shumë respektin për këtë sportist të madh dhe të mirënjohur edhe në vendin tonë.Kujtojmë se Joshua është boksier profesionist britanik dhe është shpallur dy herë kampion bote.

Ai ka mbajtur titujt si WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Continue Reading

Sport

Klasikja gjermani shkon për Bayernin, Dortmundi “lëshon” në fund (VIDEO)

Published

on

By

Bayern Munchen ka mposhtur Borussia Dortmundin në një ndeshje spektakolare në kuadër të javes së 24-të të Bundesligës.

Borussia Dortmund e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte duke befasuar Bayernin, ishte sulmuesi në formë, Erling Haaland i cili i ndëshkoi “Bavarezët” me dy gola të shpejtë.

Golin e parë Haaland e shënoi në min (2’) nga një asistim nga Thomas Delaeney. Haaland doli në skenë prap, ai shënoi golin e dytë personal në min (9’).

Bayerni nuk lejoi që të poshtërohet në Allianz Arena, ata reaguan shpejtë. Robert Lewandowski ngushtoi epërsinë e Dortmundit, ai shënoi në min (27’).

Lewandowski shënoi golin e dytë nga penaltia në min (44′) për të barazuar rezultatin.

Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin, Bayern 2-2 Dortmund.

Në pjesën e dytë, pati më pak raste por Bayerni nuk e humbi besimin.

Haaland u largua në min (60’), Dortmund reagoi me zëvendësime të shumta por nuk arriti të shënojë.

Por, “Bavarezët” nuk u dorëzuan dhe treguan fytyrën e kampionit, ata arritën të përmbysin rezultatin. Ishte Leon Goretzka i cili shënoi për të përmbysur rezultatin në min (88′).

Robert Lewandowski shënoi prap, polaku e kompletoi hetrikun e tij në min (90′). Tani ai ka shënuar 31 gola në Bundesliga.

Rezultati përfundimtar, Bayern Munchen 4-2 Borussia Dortmund.

Tani, me këtë fitore, Bayerni rikthehet në vendin e parë me 55 pikë, dy më shumë se RB Leipzig, ndërsa Dortmund ngjitet në pozitën e pestë me 39 pikë total./

Continue Reading

Sport

Zidan e kundërshton ashpër kthimin e Bale në Real

Published

on

By

Madrid, 6 mars 2021 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan nuk ka interesim për kthimin e sulmuesit anësor Gereth Bejl.

Uellsiani e kalon sezonin në huazim te Totenhem.

Edhe përkundër performancës së suksesshme të mesfushorit 31-vjeçar (pesë gola në pesë ndeshjet e fundit), francezi është kategorikisht kundër kthimit të tij, duke konsideruar se prania e tij mund të ndikojë negativisht në ekip.

Pa marrë parasysh se si Bejl e përfundon sezonin e tij në Totenhem, Zidan nuk dëshiron ta shohë atë në Real, raportoi “Defensa Central”.

Për të gjithë sezonin e kaluar, Bejl ka luajtur për Real Madridin vetëm 16 ndeshje në La Liga, dhe pothuajse të gjithë fundin e kampionatit e kaloi në bankinën rezervë ose jashtë përbërjes.

Continue Reading

Aktuale