Connect with us

Kosovë

Cramon: Amerika tash e thotë qartë ‘njohjen reciproke’, Kurti mos ta humbas momentin

Published

on

Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, prej fillimit informoi Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin të BE-së. Zyrtarët e BE-së reaguan ndaj njoftimit të Kurtit se dialogu me Beogradin nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të tij, duke thënë se të gjitha autoritetet e ardhshme në Kosovë duhet të “kenë qasje konstruktive për vazhdimin e dialogut”.

“Rruga evropiane e Kosovës çon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Ne presim që autoritetet e reja të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe të shfrytëzojnë mundësinë e ofruar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thanë shefi i Politikës së Jashtme dhe kryenegociatori i BE-së Josep Borrell dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi.

Zyrtarisht, BE-ja thotë se do të presë formimin e një parlamenti dhe qeverie të re në Kosovë, në mënyrë që të fillojë bisedime serioze për vazhdimin e dialogut, të cilin Kurti nuk e sheh si prioritet të tij. Jozyrtarisht, vlerësohet se Albin Kurti, si kryeministri i mundshëm i Kosovës, duhet të ketë të qartë se çfarë nënkupton mandati i tij dhe procesi i dialogut për të ardhmen e Kosovës, respektivisht për qytetarët që i besuan votën.

Perspektiva evropiane e Kosovës dhe një “rrugë e shpejtë” e mundshme e pranimit në BE, me përmbushjen e reformave, është e mundur vetëm përmes “tunelit të dialogut”. Ky tunel tani duket i errët dhe plot probleme. Por në fund të tunelit shihet dritë, në formën e normalizimit të marrëdhënieve. “Në dallim nga lideri politik Albin Kurti, si burrështetas ai duhet të pranojë realitetin dhe artin e kompromisit, në mënyrë që t’u mundësojë qytetarëve që votuan për të atë që dëshirojnë – e kjo është e ardhmja evropiane”, thonë burimet diplomatike në Bruksel.

Ka vend për pragmatizëm

Se e ardhmja e Kosovës në BE nuk do të jetë e mundur pa bashkëpunim dhe pa një marrëveshje me Beogradin, e thekson edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Në një deklaratë për Deutsche Welle ajo vlerësoi se është e rëndësishme që qeveria e re në Kosovë të vazhdojë punën që filloi vitin e kaluar nën mandatin e përfaqësuesit special të BE, Miroslav Lajçak.

“Personalisht nuk mund ta imagjinoj që qytetarët e Kosovës do të dëshironin të ktheheshin në fillim ose të mbeten diku në ndonjë cep pa ndonjë perspektivë të integrimit evropian. Qeveria e re duhet të punojë për reformat dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe në zhvillimin e një agjende ambicioze pro-evropiane. Zoti Kurti duhet të përdorë shumicën e fortë që fitoi në zgjedhje. Një mbështetje kaq e madhe në shtëpi është një parakusht për një dialog të suksesshëm, por jo mjaftueshëm në vetvete “, thotë von Cramon.

Ata që e njohin nga afër Albin Kurtin thonë, se kompromisi dhe pragmatizmi nuk janë anët e tij më të forta. Ndaj nuk ka qenë përzgjedhja “as e Brukselit dhe as e Uashingtonit” për të vazhduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin. Kurti do t’i mbetet besnik vetes së tij dhe nuk do të shkojë në Bruksel për të marë mendim orë e çast. Do të jetë më e vështirë që ai të kontrollohet nga Uashingtoni, Berlini ose Brukseli”, thotë analisti i Këshillit të Berlinit për Politikën e Demokratizimit, Toby Vogel.

Ai shprehet se një sjellje e tillë e Kurtit “mund ta bëjë dialogun më të vështirë”. Por ai gjithashtu shtron pyetjen nëse do të kishte ndonjë palë në proces që shkon atje për të kënaqur Brukselin ose Uashingtonin dhe çfarë mbështetje do të kishte një delegacion i tillë në shtëpinë e vet. “Çfarëdo zgjidhje që të gjendet, ajo duhet të ketë legjitimitet demokratik në shtëpi – në Serbi ose Kosovë. “Unë mendoj se Kurti do të jetë pragmatik dhe do të punojë për kompromise të caktuara në mënyrë që të arrijë atë që dëshiron Kosova, e kjo është njohja nga Serbia dhe pesë vendet e BE që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë Vogel.

Cramon: Kurti nuk duhet ta humbasë momentin

Përveç ndryshimit në krye të Kosovës, konteksti i dialogut Beograd-Prishtinë po ndryshon thelbësisht edhe me ardhjen e një administrate të re në Uashington. Bashkëbiseduesit e DW besojnë se ky ndryshim është në favor të menaxhimit më të mirë të dialogut, por edhe në favor të vet Albin Kurtit.

“Ajo që kemi tani është një moment i ri, tani kemi interesa të përbashkëta në të dy anët e Atlantikut dhe mendoj se kjo është një mundësi që z. Kurti nuk duhet ta humbas,” thotë Viola von Cramon për DW.

Qeveria e parë e udhëhequr nga Albin Kurti, në fillim të vitit 2020, u vu nën presion të fortë nga administrata amerikane, e udhëhequr nga Presidenti Trump. Pas më pak se dy muajve të mandatit, qeveria u rrëzua nga një votë mosbesimi në parlament, e cila u mbështet nga SHBA, ndryshe nga disa vende të BE. Vet Kurti përmendi si shkas të shkarkimit të tij mospëlqimin e idesë për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën ai e kundërshtoi në mënyrë të prerë.

“Sot Uashingtoni e bën të qartë se qëllimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është njohja reciproke. Kjo nuk është ndonjë risi, por tani thuhet qartë. Kjo qartësi është po aq e dobishme për dialogun sa edhe vet administrata e Bidenit. Nuk do të ketë më lojëra të Richard Grenellit”, beson Vogel.

BE, si ndërmjetësi kryesor në dialog, të paktën zyrtarisht, deklaron se çdo zgjidhje e rënë dakord midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet evropiane, është e pranueshme për të. Përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak, është edhe më specifik. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje e mundshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Më konkret, si zakonisht, janë partnerët nga SHBA. Presidenti i ri Joseph Biden, në urimet e tij me rastin e Ditës së Shtetësisë, tha se zgjidhjen e procesit midis Serbisë dhe Kosovës e sheh në njohjen reciproke, i cili është pozicioni me të cilin pajtohet edhe Albin Kurti. Ndërkohë BE po punon për të zgjatur mandatin e Lajçakut si ndërmjetës. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e “rrugës me zigzage”, deri në arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, këtë herë me një lojtar të ri në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

MASH merr vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

Published

on

By

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar sot vendimin për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Organizimi i mësimit plotësues do të implementohet për nivelin e arsimit parauniversitar:

-Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë.

-Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore”, thuhet në njoftimin për media.

Mësimi plotësues fillon nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit mësimorë 2020-2021.

Drejtoritë Komunale të Arsimit do të dorëzojnë në Inspektoratin e Arsimit planifikimet e shkollave për mësimin plotësues deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues. /Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

442 raste pozitive dhe 14 të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.090 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 442 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 102.236 raste nga 505.249 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.100 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 957 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 88.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.756.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Vushtrri 81 raste, Skenderaj 31 raste, Ferizaj 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 21 raste, Leposaviq 19 raste, Lipjan 17 raste, Klinë 16 raste, Gjilan 15 raste, Prizren 15 raste, Gjakovë 14 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Drenas 6 raste, Podujevë 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Rahovec 1 rast.

Continue Reading

Kosovë

Parim Olluri: Pres kërkim falje nga tre ministrat e Kurtit

Published

on

By

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka shkruar rreth nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ për vaksinat anti-Covid, nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Olluri ka thënë se presim një kërkim falje ndaj Insajderi nga tre ministra të Qeverisë Kurti, Arben Vitia, Donika Gërvalla dhe Albulena Haxhiu.

Tutje Olluri ka thënë se gjatë konferencë të së premtes Vitia ishte në siklet sepse nuk e kishte nënshkruar udhëzimin administrativ, që i hapë rrugë blerjes së vaksinave Pfizer.

Hapet rruga për blerjen e vaksinave nga Pfizer, Vitia nënshkruan Udhëzimin Administrativ

“Tash presim nje kerkim falje ndaj Insajderit nga Arben Vitia, Donika Gervalla e Albulena Haxhiu.
Arben Vitia ishte ne siklet te premten. Nuk e kishte nenshkruar ende udhezimin administrativ qe i hap rruge blerjes se vaksinave nga Pfizer.Per kete arsye e ofendonte Insajderin”, ka shkruar Olluri.

Duhet theksuar se sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid, e në bazë të tij i hapet rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer.

Continue Reading

Aktuale