Connect with us

Argëtim

6 sjellje që i largojnë njerëzit nga ju

Published

on

Njerëzit që ju duan ose ju njohin do ju pranojnë gjithmonë për atë që ju jeni. Mirëpo ka disa sjellje negative ose jo shumë produktive që i bëjnë njerëzit të largohen prej jush.

Këto sjellje krijojnë marrëdhënie të tensionuara dhe kjo shpjegon distancën që krijoni me njerëzit. Sjelljet toksike dhe fjalët destruktive duhet të largohen nga jeta juaj në mënyrë që të mund të arrini të krijoni lidhje të forta. Edhe pse gjithmonë mund të gjeni justifikime lidhur me rezultatin e sjelljes tuaj, sërish nuk duhet bërë. Duhet të luftoni të krijoni marrëdhënie dhe jo ti shkatërroni ato.

I merrni gjërat shumë personale

Jeta është e vështirë dhe marrja e gjithçkaje shumë personale do ta bëjë atë edhe më të vështirë. Kjo gjë jo vetëm shkatërron marrëdhënien, por mendimet negative janë gjithashtu të dëmshme për vetëvlerësimin tuaj.

Jeni vazhdimisht xheloz

Pak xhelozi është e mirë për motivim dhe për të arritur disa gjëra në jetë. Ndërkohë që ndjenja e xhelozisë mund t’i shtyjë njerëzit të bëhen më mirë, ndjenja e vazhdueshme e tij është arsyeja pse njerëzit largohen.

Keni nevojë për vlerësim dhe miratim konstant të të tjerëve

Sa më shumë që mbështeteni tek njerëzit për të miratuar atë që bëni, aq më e vështirë do ta keni që të jeni vetvetja. Edhe pse mënyra se si perceptohen nga të tjerët është e rëndësishme, mirëqenia juaj dhe dëshira për t’u ndjerë e pranuar varet nga mënyra se si ndiheni për veten tuaj.

Nuk pranoni asnjë kritikë konstruktive

Ne nuk jemi të përsosur, dhe kjo është ajo që na bën njerëzore. Njohja e defekte tona dhe pranimi i tyre është fuqia që duhet për tu përballur me to dhe kritikat e të tjerëve. Duke refuzuar të pranoni kritika, ju jo vetëm që e pengoni potencialin tuaj për të përmirësuar si një person, por gjithashtu mund të krijoni tensione në marrëdhëniet me të tjerët. Suksesi i çdo lloj marrëdhënieje varet nga aftësitë e komunikimit dhe gatishmëria juaj për të pranuar reagime pozitive dhe negative.

Hiqeni sikur jeni viktima në çdo rast

Kur ankesat dhe problemet tuaja janë të pafundme dhe gjithmonë fshiheni në skenarë ku shfaqeni gjithmonë viktima është një qëndrimi negativ si për personalitetin tuaj dhe marrëdhëniet që krijon.

Bëni gjithmonë thashetheme për të tjerët

Njerëzit pozitivë që keni në jetën tuaj nuk kënaqen kur flisni negativisht për njerëzit e tjerë dhe kur as nuk ju duhet jeta e tyre apo gjërat që ato bëjnë. Sigurisht, është e pamundur të marrësh thashetheme nga çdo bisedë, por mendimet gjykuese për të tjerët duhen të shmangen.

BURIMI

Continue Reading
Advertisement

Argëtim

Rreth 2.500 gjuhë në botë rrezikojnë zhdukjen

Published

on

By

Aktualisht ekzistojnë rreth shtatë mijë gjuhë në botë dhe afërsisht 2.500 prej tyre po përballen me rrezikun e zhdukjes, paralajmëroi një përfaqësues i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Turqi, transmeton Insajderi.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) me rastin e 21 Shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryetari i Komisionit Kombëtar të Turqisë (UTMK) të UNESCO-s, Prof. Dr. Alcal Oguz, tha se nga 62 ditë ndërkombëtare të shpallura nga UNESCO, pesë kanë të bëjnë me gjuhët, raporton Anadolu Agency (AA).

Oğuz thotë se në kuadër të kësaj dite, organizohen aktivitete për të mbrojtur diversitetin kulturor, si dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj diversitetit gjuhësor dhe gjuhëve që përballen me rrezikun e zhdukjes.

“Në botë ka rreth shtatë mijë gjuhë. Në mesin e tyre, rreth 2.500 përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak se numri i njerëzve që i flasin ato po zvogëlohet. Sipas statistikave dhe të dhënave të përpiluara, fatkeqësisht, në çdo 15 ditë, një nga këto gjuhë zhduket”, tha ai.

“Rrezikimi dhe zhdukja e gjuhëve është rritur viteve të fundit në veçanti për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë”, shtoi Oguz.

Sipas tij, shumica e gjuhëve të rrezikuara përbëhen nga gjuhë që fliten nga më pak se 10 mijë njerëz.

Ai po ashtu tha se është e vështirë të gjenden folës të rreth 200 gjuhëve.

“Numri i gjuhëve të zhdukura nga viti 1950 është mbi 250”, tha Oguz.

Shënimi më 21 shkurt i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare është miratuar në Konferencën e Përgjithshme të 30-të të UNESCO-s më 17 nëntor të vitit 1999. /Insajderi.com

Continue Reading

Argëtim

E pabesueshme – Macja shpëton fëmijën e vogël të mos bie nga ballkoni

Published

on

Një video me mbishkrimin “Ëngjëll i Zotit” është bërë virale në rrjetet sociale, duke u parë nga miliona ndjekës dhe shpërndarë nga mijëra të tillë. Bëhet fjalë për një fëmijë të vogël që dëshiron të kapet dhe të ngrihet tek muri mbrojtës i ballkonit në një ndërtesë të lartë. Por aty pranë gjendet macja e familjes, e cila siç duket në pamjet e publikuara, luan rolin e rojes së fëmijës. Sapo fëmija tenton të kapet tek hekurat e ballkonit, macja zgjatet dhe ja largon duart, dhe bën ç’mos që fëmija të mos hipë tek muri mbrojtës e kështu të mos ггezikojë të bjerë nga ballkoni i lartë, përcjell in7.

Ndërkaq, nuk dihet se ky ka ndodhur kjo ngjarje, por mbishkrimi në video ishte në gjuhën braziliane. Shikoni videon më poshtë, për të mësuar arsyen se përse kjo video është shpërndarë aq shumë në rrjetet sociale.

Continue Reading

Argëtim

Horoskopi – 21 Shkurt 2021

Published

on

Dashi- Plani juaj për një biznes të ri mund të rezultojë i suksesshëm, nëse tregoheni të zgjuar do të arrini të fitoni. Mund të zhvilloni një udhëtim të shkurtër dhe të kaloni momente të lumtura. Një lajm të mirë ka për beqarët.

Demi- Një ditë e bukur do të jetë kjo e diel për ju. Në punë pritet që gjërat të shkojnë siç i keni planifikuar dhe mund të arrini të merrni një shpërblim. Të dashuruarit do të kalojnë momente të lumtura sot.

Binjakët- Do të keni disa probleme në familje që mund të zgjidhen vetëm nëse diskutoni gjatë. Në punë mund të keni disa probleme të vogla. Planet për të investuar duhet t’i shtyni pasi mund të humbisni shumë para.

Gaforrja- Një ditë e lodhshme dhe me disa shqetësime serioze do të jetë kjo e sotmja për ju. Duhet të keni kujdes për vendimet që merrni, pasi mund të zhgënjeheni shumë. Deri në mbrëmje gjerat mund të ndryshojnë për mirë.

Luani- Një ditë pozitive do të jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Për sa i përket çështjeve financiare gjithçka pritet të shkojë mirë. Të dashuruarit do të kenë disa probleme që do të zgjidhen shpejt.

Virgjëresha- Me ndihmën e miqve dhe bashkëpunëtorëve tuaj mund të nisni një projekt të ri në biznes. Fati do të jetë me ju, pasi mund të arrini që të fitoni disa para. Të dashuruarit do kalojnë momente të lumtura.

Peshorja- Sot do kërkoni të qëndroni vetëm dhe të reflektoni për disa gjëra që u shqetësojnë. Do jetë një ditë me fat kjo e sotmja pasi do të arrini që të gjeni paqen shpirtërore dhe do ndiheni gati për të nisur një jetë të re.

Akrepi- Do të ndiheni të lodhur dhe pa dëshirë për të punuar. Një problem shëndetësor do u shqetësojë, por në fund të ditës gjërat do të rregullohen. Nëse keni në plan të shpenzoni duhet të keni shumë kujdes.

Shigjetari- Lumturia do të mbizotërojë sot dhe do të jeni shumë të qetë. Në punë gjithçka do të shkojë mirë. Sot mund të takoni njerëz të rinj dhe mund të bëheni miq me ta. Duhet të keni kujdes me financat.

Bricjapi- Një ditë pozitive do të jetë kjo e diel për ju. Do të keni gjithçka nën kontroll dhe nuk duhet të keni frikë nga komplotet që mund të ngrihen kundër jush. Këshillat për ju janë shumë të vlefshme, dëgjojini ato.

Ujori- E gjithë dita do kalojë duke biseduar me familjarët tuaj. Pas shumë kohës do mundeni të qëndroni gjatë me ta dhe do të jeni të lumtur. Të dashuruarit do të marrin një lajm që mund t’iu ndryshojë jetën.

Peshqit- Sot do të jeni shumë i ngarkuar dhe herë pas here mund të hutoheni me punët që jeni duke bërë. Kujdes me vendimet që merrni, këshillohuni para se të vendosni. Në punë gjithçka pritet të shkojë mirë./tvklan.al

Continue Reading

Aktuale