Connect with us

Bota

Rasti i parë në botë, tumori i veshkës hiqet nga një ‘kirurg robot’ në një spital në Itali

Published

on

Një tumor në veshkë është hequr nga një “kirurg robot”.

Ngjarja ka ndodhur në Torino të Italisë dhe medait shkruajnë se ky është rasti i parë në botë.

Siç bëhet e ditur më tej, operacioni u krye të mërkurën në departamentin e urologjisë në Spitalit Molinette.

Aty, shkruan ANSA, është përdorur sistemi robot Da Vinci dhe teknologjitë inovative të rindërtimit të imazhit 3-D, thanë mjekët.

“Tumori malinj u hoq dhe veshka u shpëtua”, citohet të kenë thënë ata.

Ndërkohë, mediat thonë se pacientja, që ishte një grua 62-vjeçare, e që kishte fituar më herët betejën me një tjetër kancer të mushkërive, ishte në rrezik të një operacioni të suksesshëm për shkak të problemeve të frymëmarrjes.

“Unë tashmë isha vizituar në qendra të ndryshme italiane të ekselencës, ku ata më thanë se e vetmja terapi ishte heqja e masës. Por anesteziologët më ofruan një rrezik 80% për të mos u zgjuar nga operacioni. Dhe kështu u ktheva te Molinette”, tha gruaja disa ditë pas operacionit.

Në kohën e operacionit, masa kishte kaluar 5 centimetra, duke komplikuar më tej rreziqet e operacionit.

“Kur shqyrtova dokumentacionin, menjëherë i thashë pacientit se çështja ishte jashtëzakonisht komplekse”, shpjegoi Profesor Paolo Gontero, drejtor i Universitetit të Urologjisë në spitalin Molinette, i cili kreu operacionin së bashku me mjekët Marco Oderda dhe Giorgio Calleris.

Continue Reading
Advertisement

Bota

E kërkonte policia gjermane, arrestohet në Tetovë

Published

on

By

Është arrestuar një narko diler I kërkuar nga policia gjermane, I cili fshihej në rajonin e Tetovës

Shkup, 6 mars 2021 (MIA) – Nëpunës të policisë nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor-Departamenti për gjurmim vepruan pas fletë arrestit ndërkombëtar nga Interpoli Gjermani dhe dje në Tetovë e privuan nga liria K.I.(30), I cili kërkohej për vepra të kryera lidhur me tregtinë në sasi të mëdha të kokainës dhe marihuanës, në territorin e Gjermanisë.

Siç kumtuan nga MPB, për këtë vepër sipas ligjit penal gjerman parashihet dënim maksimal me burg prej 15 viteve.

Personi, sipas procedurës ligjore, do t’I dorëzohet policisë gjermane.

Continue Reading

Bota

Droni vrasës, i padukshëm dhe pa zhurmë: Kjo është arma më e fuqishme në botë

Published

on

By

‘Navy’ arma e parë me lazer e ushtrisë amerikane, është arma më e fuqishme në botë e cila e cila është e aftë të sulmojë objektet në det, tokë dhe ajër, pa zhurmë

Arma me lazer, është 50.000 herë më e shpejtë se sa një rakete balistike e llojit të Koresë Veriore. Në fillim ajo dikton një objekt në ajër apo det dhe më pas objekti goditet me lazer duke djegur më temperaturë të lartë dronin, raketën apo avionin.

Goditja është e padukshme dhe pa zhurmë. “Ajo operon në një pjesë të padukshme të spektrit elektromagnetik kështu që ju nuk e shihni rrezen e lazerit, ai nuk ka lëshon asnjë zë, kjo është plotësisht e heshtur dhe kjo është tepër efektive në atë që bën”.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Continue Reading

Bota

Shembet kangjella e ballkonit të universitetit, 7 studentë humbasin jetën! (VIDEO)

Published

on

By

Shtatë studentë të kolegjit universitar në Bolivi vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën gjatë një incidenti tragjik, ku u shemb kangjella, duke i rrëzuar ata nga një ballkon i katit të katërt.

Video e incidentit të së martës tregoi një grup studentësh nga Universiteti Publik i El Alto të ulur në ballkon para se të binte kangjella.

Tragjedia ndodhi në ndërtesën e Fakultetit të Shkencave Financiare të universitetit, ndërsa studentët u përpoqën të hynin në një sallë leksionesh për një asamble.

Pamjet, të marra nga New York Post, treguan gjithashtu një grua të re që shtyn një tjetër pranë kangjella pak momente para se ajo të shembej.

Komandanti i përgjithshëm i policisë boliviane Jhonny Aguilera Montecinos tha të mërkurën se gruaja do të merret në pyetje si pjesë e hetimit, njoftoi media lokale.

Montecinos gjithashtu ia atribuoi vdekjet e viktimave “traumës së shumëfishtë”.

“Na vjen keq për tragjedinë e ndodhur në Universitetin Publik të #ElAlto (UPEA), ku kishte disa të vdekur dhe të plagosur”, shkroi Presidenti Bolivian Luis Arce në Twitter.

“Ngushëllimet tona më të thella për njerëzit e El Alto dhe për familjet e vuajtura. Ne presim sqarimin e shpejtë të fakteve”.

Continue Reading

Aktuale