Connect with us

Lajme

Përpjekja e radhës nga Whatsapp-i

Published

on

Whatsapp-i ndërmerr përpjekjen e radhës për të bindur përdoruesit për kushtet e privatësisë duke filluar me shfaqjen e një alarmi mesazhesh brenda aplikacionit.

Agjensia e lajmeve, BBC, shkruan se përmes alarmeve aplikacioni synon të inkurajojë përdoruesit të mësojnë më shumë për përditësimet dhe për gjërat që nuk po ndryshojnë në aplikacion.

Shfaqja e mesazheve informuese, përpos shfaqjes në seksionin e bisedave, do të jenë të pranishme edhe në veçoritë e Status-it.

Sipas BBC, kushtet e reja pritet të nisin më datë 15 të muajit maj.

Kjo përpjekje e Whatsapp-it pason angazhimin e vazhdueshëm të aplikacionit lidhur me mënyrën se si do të njoftohen përdoruesit për përditësimet dhe kushtet e privatësisë.

Përdoruesit reaguan ashpër ndaj kushteve të reja që ndoqi Whatsapp-i në fillim të muajit janar, kur miliona prej tyre shkarkuan apikacione të tjera konkurrente me të.

Situata e krijuar ndodhi për shkak të një njoftimi të Whatsapp-it se do të shpërndante disa nga të dhënat e përdoruesve të tij me platformën Facebook, e cila ka në pronësi aplikacionin.

Vetë aplikacioni e interpretoi situatën si “keqinformim” lidhur me ndryshimin e ndërmarrë në kushtet e privatësisë me arsyetimin se përdoruesit e kishin pranuar vetë shpërndarjen e të dhënave me Facebook-un.

Sipas BBC, aplikacioni Whatsapp ka deklaruar se të dhënat që do të ndahen me kompaninë mëmë nuk përfshijnë mesazhet, grupet dhe thirrjet. Ndryshimet e kushteve të privatësisë kanë të bëjnë me lejimin nga ana e përdoruesve për të dërguar të dhëna të bizneset të tilla si adresa dhe informacione lidhur me llojin e telefonit.

Gjithsesi, në vendet evropiane dhe në Mbretërinë e Bashkuar ku ekzistojnë ligje të ndryshme lidhur me privatësinë, politika e re e Whatsapp-it nuk vihet në zbatim.

Albanianpost.

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Osmani flet për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA’në

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me lokacionin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izraelin që njohu Kosovën nga marrëveshja e Uashingtonit, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Osmani në RTV 21 ka thënë se qeveria (Kurti) do të koordinohet për çdo veprim me Adminsitratën Biden.

Madje Osmani tha për SHBA’në se atje është Jerusalemi i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA’në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi Glauk Konjufca i VV’së tha se nëse kërkohet ose vendoset kusht nga BE per integrim çështja e ambasadës, do të rishqyrtohet vendosja e saj në Jerusalem të Izraelit.

Deklarata e tij nxiti reagime edhe nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku tha se nuk do të dëshironte ta shihte Kosovën në listën e atyre shteteve që i thejnë premtimet e tyre./Express

Continue Reading

Lajme

Filipçe: Nuk ka nevojë për masa shtesë

Published

on

By

Era e fortë nuk ishte pengesë për punëtorët që po punojnë intensivisht për ndërtimin e poliklinikës në Saraj.

Edhe ata e kanë kuptuar nevojën e banorëve të kësaj zone, që sa më shpejtë të ndërtohet një institucion i tillë shëndetësor në komunën e tyre. E kryetar i Komunës, Blerim Bexheti, kishte vetëm fjalë miradije për Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët janë edhe investitorë të këtij projekti.

“Një projekt shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për qytetarët e komunës së Sarajit. Falënderoj Ministrinë e shëndetësisë, ministrin Z. Filipçe dhe zëvendësin, Z. Hasani për realizmin e suksesshëm të këtij projekti deri në këtë fazë”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

Por ministri Filipçe, nuk kaloi vetëm me falënderimet e autoriteteve lokale. Pyetjet për vaksinat dhe për rritjen e numrit e të infektuarve nuk munguan as sot. Tani për tani, për masa restriktive nuk po mendohet, por të hënën Komisioni për sëmundje infektive do të takohet sërish.

“Me të vërtetë është detektuar një përqindje e madhe tek rastet e reja prezenca e llojit britanik të virusit, mbi 70%. Në këtë moment kapacitetet nëpër spitale nuk janë të rrezikuara, gjithandej ka krevate të lira. Analiza do të përfundojë në fillim të javës së ardhshme. Po i ndjekim të gjitha këto ditë. Tani për tani nuk ka nevojë për vendosjen e masave të reja restriktive, por nuk e përjashtoj edhe këtë mundësi. Në fillim të javës së ardhshme do ta themi qëndrimin tonë në përputhje me këtë analizë”, tha ministri Filipçe.

Përveç ndërtimin e poliklinikës, lajmi i mirë është se vaksinimi masiv pritet të nisë të mërkurën. Filipçe tha se janë në bisedime me AstraZeneca-n për 200 mijë doza shtesë, por ende nuk ka konfirmim nga kompania. Sipas tij, deri më tani janë porositur 2.200.000 doza të vaksinave të ndryshme.

Continue Reading

Lajme

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Published

on

By

Burime të Alsat njoftojnë se nga aksioni i sotëm kundër trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike në “Bogorodicë” janë kapur 300 deri në 500 kilogramë marijuhanë.

Policia mbrëmjen e sotme fillimisht kishte ndaluar një kamion nën dyshime për posedim të lëndëve narkotike, pas çka janë kryer kontrolle dhe është sekuestruar sasia e marijuhanës.

Jozartarisht mësohet se për momentin është ndaluar shoferi i kamionit. Kjo është sasia e dytë me lëndë narkotike që është kapur gjatë ditës së sotme, pas kapjes së rreth 200 kg marihuanë në rajonin e Gjevgjelisë.

Informacione zyrtare në lidhje me aksionet në fjalë priten gjatë ditës së nesërme.

Continue Reading

Aktuale