Connect with us

Lajme

Kjo është bisha më e re e Bugatti (FOTO)

Published

on

Bugatti Centodieci, megjithëse ka interesim të jashtëzakonshëm për të, ka një prodhim rreptësisht të kufizuar. Prototipi i parë është pothuajse i përfunduar.

Në Bugatti, ata i dhanë vetes kohë. Centodieci u krijua si një super makinë, dhe kjo është një makinë me të vërtetë e veçantë. Zhvillimi afatgjatë duket se ka dhënë fryte dhe tani, pasi ka gjetur kombinimin optimal, është bërë prototipi i parë.

“Me një trup krejtësisht të ri dhe ndryshime në shumë fusha, na u desh të kryenim simulime të shumta me ndihmën e aplikacioneve speciale kompjuterike. Bazuar në këto të dhëna, ne ishim në gjendje të krijonim prototipin e parë”, tha Andre Kullig, personi që u morë më shumë me zhvillimin e kësaj makine.

Sidoqoftë, kjo është një makinë krejt e re që do të ketë të njëjtin motor si Chiron, por që funksionon me 1,600 kuaj fuqi.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

“Regjimi i ri Zaev-Ahmeti dhe policia e Spasovskit po ushtron muskujt mbi kurrizin e shqiptarëve” – Opozita Shqiptare me reagim të ashpër

Published

on

Reagimi i plotë i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Në ditën kur ishte paralajmëruar të mbahet protesta paqësore kundër vendimin për rastin e montuar politik “Monstra”, policia e Oliver Spasovskit ishte kujdesur që ta pengojë këtë protestë dhe madje, me ndalimin e marshit protestues, të provokojë incidente me përmasa të paparashikueshme. Përkundër kërkesës së organizatorëve, familjarëve të dënuar në rastin “Mostra”, të cilët e kishin njoftuar qysh më herët Ministrinë e Punëve të Brendshme për organizimin e protestës, policia – me forca të mëdha të autoblindave dhe njësive speciale – nuk e liroi rrugën dhe i pengoi protestuesit që të arrijnë në destinacionin e tyre.

Siç e dimë, kudo në botë janë protestuesit ata që e caktojnë se ku duan të protestojnë dhe në secilin vend demokratik të botës, ata përveçse njoftimin e policisë, nuk kanë asnjë detyrim tjetër.

Prandaj, për koalicionin Aleanca për Shqiptarët & Alternativa, skena e sotme e kufizimit të së drejtës për protestë është edhe një dëshmi se pas përfundimit të regjimit Gruevski-Ahmeti, në horizont po duket regjimi i ri Zaev-Ahmeti. Ashtu si banda e Gruevskit dikur, po ashtu sot, policia në vend se të jetë në mbrojtje të qytetarëve, ajo i pengoi qytetarët në shprehjen e mendimit të lirë dhe të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore. Kjo dukuri quhet diktaturë. As më pak e as më shumë. Këso skena shohim sot vetëm në Bjellorusi, Venezuelë e në Rusi. Se a flet kjo për aleanca të reja të këtij regjimi apo është thjesht trajnim muskujsh në kurriz të shqiptarëve, këtë duhet ta shpjegojnë ata që e përdorin policinë e popullit kundër popullit.

Sidoqoftë, deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa ishin aty sot për ta mbështetur protestën, pas asnjë pretendim tjetër. Madje, ashtu siç e pamë të gjithë, ata ndihmuan në qetësimin e masës, duke qenë pranë popullit dhe me të drejtën e popullit.

Megjithatë, ne tashmë jemi të bindur se në Maqedoninë e Veriut janë ndryshuar vetëm aktorët, ndërsa skenari dhe skenaristi janë të njëjtë. Prandaj, ashtu siç e rrëzuam regjimin Gruevski-Ahmeti, na mbetet për detyrë ta rrëzojmë edhe këtë regjim, sepse nuk ka shpëtim tjetër nga diktatura.

Continue Reading

Lajme

8 protestues janë marrë nga policia

Published

on

Tetë persona shoqërohen në polici, shtatë policë të lënduar në protestën për “Monstrën”

Tetë persona janë shoqëruar në polici dhe akoma po punohet në rastin, ndërsa shtatë policë janë lënduar në protestën e sotme për “Monstrën”, konfirmuan për MIA-n nga MPB.

Organizatorët, pasi i shpalosën kërkesat e tyre lidhur me rastin “Monstra”, por edhe për rastet e tjera dhe pasi një pjesë e protestuesve hidhnin gurë dhe gjësende të tjera drejt policisë, e shpallën protestën të mbyllur.

Ekipi i MIA-s u sulmua në protestë, me ç’rast përkohësisht u ndërpre transmetimi i drejtpërdrejtë.

Në deklaratat e tyre organizatorët kërkojnë ekspertët ndërkombëtarë t’i rihetojnë rastet “Monstra”, “Almiri”, “Alfa”, “Harun Aliu” dhe të tjera, ndërsa disa prej tyre kërkuan nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ta braktisë Qeverinë.

“Meqë asnjë Qeveri nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me këto çështje, na mbetet vetëm t’u drejtohemi institucioneve ndërkombëtare”, porositën pjesëmarrësit në protestë.

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, ju bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë të qetësohen dhe premtoi se do të ndërmarrin gjithçka munden si deputetë “që drejtësia të vijë në vend për këto raste”. Ish-nënkryetari i Kuvendit, Hysni Shaqiri, gjithashtu, kërkoi prej pjesëmarrësve në protestë të qetësohen.

Protesta u organizua për shkak të pakënaqësisë së familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” pas shqiptimit të dënimeve të përjetshme me burg për të akuzuarit Halil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq, dënimin me burg prej 15 viteve për të akuzuarin Fejzi Aziri dhe dënimin me burg prej nëntë viteve për Haki Azirin, të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë të pesë personave në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012. Për të akuzuarin Sami Luta, refuzohet aktakuza, për shkak tërheqjes së prokurorit publik.

Continue Reading

Lajme

Protesta nën objektivin e Arbnora Memetit (FOTO)

Published

on

By

Mijëra qytetarë protestuan në Shkup kundër rasteve të montuara gjyqësore e me theks të veçantë, rasti “Monstra”.

Si në shumë ngjarje të rëndësishme edhe në protestën e sotme nuk mund të mungonte Arbnora Memeti, që sjell fotografi ekskluzive dhe shumë domethënëse nga kjo ngjarje.

Fotografoi Arbnora Memeti

Fotografoi Arbnora Memeti

Fotografoi Arbnora Memeti

Fotografoi Arbnora Memeti

Fotografoi Arbnora Memeti

Fotografoi Arbnora Memeti

Fotografoi Arbnora Memeti

Fotografoi Arbnora Memeti

Fotografoi Arbnora Memeti

Fotografoi Arbnora Memeti

Fotografoi Arbnora Memeti

Continue Reading

Aktuale