Connect with us

Spektakël dhe Yje

E besoni dot? – Një personazh i njohur shqiptar i ka ofruar Mihrije Brahës 1 milion euro për një natë

Published

on

Mihrie Braha dhe Naim Abazi janë çifti i artistëve, të njohur jo vetëm për karrierën e tyre por dhe për lidhjen e dashurisë dhe mënyrën e jetesës.

Ata së fundmi kanë qenë të ftuar në “Glamur zonë” ku kanë folur për jetën e tyre.

Në një rrëfim si asnjëherë më parë, Mihrija zbuloi si refuzoi ofertën 1 milionë euro për një natë, dhe reagimin e bashkëshortit të saj kur mësoi lajmin.

“A të ka ngacmuar ndonjëherë, një mashkull i famshëm i show bizit shqiptar, pa dijeninë e Naimit,” e pyet gazetarja.

“Ka qenë një ofertë 1 milionë dollarëshe, një natë në një ishull. Është shumë i njohur, dhe është shqiptar. Më e bukura, është se pas kësaj telefonate, mora menjëherë Naimin dhe i thash cfarë ndodhi. Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milionë dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë,” ka treguar ajo.

Continue Reading
Advertisement

Spektakël dhe Yje

Kejvina vjen e ‘zjarrtë’ në të kuqe, josh me dekoltenë e hapur

Published

on

By

Kejvina duket atraktive në foton e fundit.

Kejvina Kthella është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat arrin çdo herë të marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit, shkruan lajmi.net.

Së fundi, modelja ndau një fotografi, në të cilën u shfaq e veshur me fustan të kuq, të shkurtër, në të cilin provokoi me gjoksin e këmbët.

Fustani i ngushtë që kishte veshur Kejvina, ia theksonte linjat trupore, ndërsa u komplimentua nga ndjekësit për këtë dukje.

Kejvina Kthella është shumë aktive me fotosesione për marka të ndryshme.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

Angelina Jolie shet për 10 milionë euro dhuratën më të shtrenjtë që mori nga Brad Pitt

Published

on

Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Angelina Jolie, ka shitur për një shifër marramendëse një nga dhuratat e ish-bashkëshortit, Brad Pitt.

45-vjeçarja nxori në ankand pikturën “Kulla e xhamisë Koutoubia” të Winston Churchill, dhe e ka shitur për një shifër rekord. Mediat e huaja shkruajnë se ajo mori gati 10 milionë euro për pikturën në fjalë.

Pitt dhe Jolie e morën pikturën në vitin 2011 dhe në atë kohë kushtonte 2.95 milionë dollarë. Gjatë martesës së tyre, ata blenë shumë piktura të ndryshme nga piktorë të njohur.

Nga ana tjetër, mediat e huaja shkruajnë se piktura në fjalë u ble nga një belg misterioz në ankandin e “Modern British Art Evening Sale” në Londër. I njëjti person bleu edhe 2 piktura të tjera nga Churchill.

Gjithashtu përfaqësuesit e aktores së famshme nuk kanë treguar ende arsyen që e shtyu atë që të shiste pikturën me kaq vlerë të madhe.

Piktura “Kulla e xhamisë Koutoubia” ka pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm. Si fillim ajo iu dhurua Franklin D. Roosevelt, i cili ja dha më pas të birit të tij. Ky i fundit e shiti te një koleksionues në vitin 1950, më pas tek një producent filmash, derisa përfundoi në duart e Jolie dhe Pitt.

Continue Reading

Spektakël dhe Yje

E zhveshur komplet, Kejvinës i dalin fotot me pullë të kuqe

Published

on

By

Të shtunën që lamë pas, në emsionin e humorit, Klanifornia ishte e ftuar një ndër modelet më të bujshme shqiptare, Kejvina Kthella.

Bukuroshja ishte vendosur në një skeç si e dashura e “Pablo Escobar” dhe me pas dashurohet me “Laçjanin” personazhin karakteristik të këtij spektakli.

Në një moment Kejvinës i duhet të ndërrohet dhe emisioni nuk i kurseu aspak publikut momentet kur modelja shfaqet totalisht e zhveshur dhe çdo gjë duket qartë.

Edhe pse në një orar ku emisioni ndiqet nga çdo pjestar i familjes, format e Kejvinës teksa zhvishet janë parë me vend të transmet ohen.

Continue Reading

Aktuale