Sport
Ҫfarë po ndodh? Neymar në Madrid
Lajmi është dhënë nga El Chiringuito de Jugones që ka kapur edhe avionit e futbollistit të PSG-së.
Neymar Junior ka qenë në Madrid.
Pak dihet se cilat ishin arsyet, mund të lidhen me shokun, Luis Suarezin, që sot jeton dhe vepron në Madrid.
Neymar mungoi këtë javë në Champions League kundër Barcelonës, ku PSG fitoi 4-1.
Sport
Kampioni i boksit Anthony Joshua mes shqiptarëve në Londër, bën shqiponjën me dy duar
Boksieri Anthony Joshua ka surprizuar edhe njëherë shqiptarët kudo ku janë.
Ai është fotografuar duke bërë shqiponjën me duar bashkë me një emigrant në Londrër, veprim ky i cili e rrit edhe më shumë respektin për këtë sportist të madh dhe të mirënjohur edhe në vendin tonë.Kujtojmë se Joshua është boksier profesionist britanik dhe është shpallur dy herë kampion bote.
Ai ka mbajtur titujt si WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Sport
Klasikja gjermani shkon për Bayernin, Dortmundi “lëshon” në fund (VIDEO)
Bayern Munchen ka mposhtur Borussia Dortmundin në një ndeshje spektakolare në kuadër të javes së 24-të të Bundesligës.
Borussia Dortmund e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte duke befasuar Bayernin, ishte sulmuesi në formë, Erling Haaland i cili i ndëshkoi “Bavarezët” me dy gola të shpejtë.
Golin e parë Haaland e shënoi në min (2’) nga një asistim nga Thomas Delaeney. Haaland doli në skenë prap, ai shënoi golin e dytë personal në min (9’).
Bayerni nuk lejoi që të poshtërohet në Allianz Arena, ata reaguan shpejtë. Robert Lewandowski ngushtoi epërsinë e Dortmundit, ai shënoi në min (27’).
Lewandowski shënoi golin e dytë nga penaltia në min (44′) për të barazuar rezultatin.
Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin, Bayern 2-2 Dortmund.
Në pjesën e dytë, pati më pak raste por Bayerni nuk e humbi besimin.
Haaland u largua në min (60’), Dortmund reagoi me zëvendësime të shumta por nuk arriti të shënojë.
Por, “Bavarezët” nuk u dorëzuan dhe treguan fytyrën e kampionit, ata arritën të përmbysin rezultatin. Ishte Leon Goretzka i cili shënoi për të përmbysur rezultatin në min (88′).
Robert Lewandowski shënoi prap, polaku e kompletoi hetrikun e tij në min (90′). Tani ai ka shënuar 31 gola në Bundesliga.
Rezultati përfundimtar, Bayern Munchen 4-2 Borussia Dortmund.
Tani, me këtë fitore, Bayerni rikthehet në vendin e parë me 55 pikë, dy më shumë se RB Leipzig, ndërsa Dortmund ngjitet në pozitën e pestë me 39 pikë total./
Sport
Zidan e kundërshton ashpër kthimin e Bale në Real
Madrid, 6 mars 2021 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan nuk ka interesim për kthimin e sulmuesit anësor Gereth Bejl.
Uellsiani e kalon sezonin në huazim te Totenhem.
Edhe përkundër performancës së suksesshme të mesfushorit 31-vjeçar (pesë gola në pesë ndeshjet e fundit), francezi është kategorikisht kundër kthimit të tij, duke konsideruar se prania e tij mund të ndikojë negativisht në ekip.
Pa marrë parasysh se si Bejl e përfundon sezonin e tij në Totenhem, Zidan nuk dëshiron ta shohë atë në Real, raportoi “Defensa Central”.
Për të gjithë sezonin e kaluar, Bejl ka luajtur për Real Madridin vetëm 16 ndeshje në La Liga, dhe pothuajse të gjithë fundin e kampionatit e kaloi në bankinën rezervë ose jashtë përbërjes.
-
Komente2 weeks ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme3 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme4 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme2 weeks ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 week ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme1 month ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 weeks ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl