Connect with us

Teknologji

Bitcoini arrin vlerë rekorde

Published

on

Kriptovaulta Bitcoin arriti vlerën e mbi 50.000 dollarëve për herë të parë, duke përfituar nga shenjat se valuta më e madhe e këtij lloji ka filluar të pranohet nga investitorët kryesorë.

“Intervenimi i Elon Muskut ka krijuar interesim dhe sa më shumë njerëzit i përshtaten asaj dhe e përdorin si para, aq më të mëdha gjasat që ajo të bëhet pjesë e valutave kryesore”, tha drejtori i investimeve në Aj Bell, Russ Mould.

“Ekziston një rrezik i ndërhyrjes (nga bankat qendrore). Rregullat mund të ndryshohen, por sa më shumë njerëz që fillojnë ta përdorin atë dhe t’i japin më shumë legjitimitet, aq më vështirë është që bankat qendrore ta kthejnë prapa”, shtoi ai.

Vlera e kriptovalutës u rrit për 72.8 për qind vetëm nga 1 janari i këtij viti, kur vlera e saj ishte 28.933 dollarë për një njësi.

Nga fillimi i vitit 2020, vlera e kriptovalutës Bitcoin u rrit për 593 për qind. Në atë kohë, vlera e Bitcoin ishte vetëm 7.208 dollarë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Platforma për pagesa në internet, PayPal, njoftoi në tetorin e vitit të kaluar se do t’i lejojë klientët që të përdorin kriptovaluta që të bëjnë blerje nga 26 milionë shitësit që ekzistojnë në rrjetin e saj.

Continue Reading
Advertisement

Teknologji

Si duket flota e makinave të Elon Musk?

Published

on

By

Jo shumë njerëz janë aq magjepsës sa Elon Musk, njeriu i parë i Tesla dhe Space X.

Të gjithë e dimë se sa është i dashuruar me teknologjinë, por dashuria e tij ishte disi në një përzierje shijesh.

Dëshironi apo jo, suksesi i tij është mbresëlënës, dhe kur bëhet fjalë për gjëra mbresëlënëse, po kështu është edhe flota e automjeteve të tij, prandaj shikoni se çfarë po drejton Elon Musk.

Sigurisht, nuk janë vetëm makinat elektrike, në garazh ai ka edhe makina me djegie të brendshme. /Telegrafi/

Continue Reading

Teknologji

Mercedesi lanson gjeneratën e re të C-Class (VIDEO)

Published

on

By

Mercedesi është duke prezantuar gjeneratën e re të C-Class. Duke ofruar veçori të shumta, gjiganti gjerman do të lansojë modelin edhe me sistemet hibride e me rrymë.

Shihni lansimin këtu:

Continue Reading

Bota

“Tesla” ka realizuar përfitim prej një miliardë dollarëve nga investimet në bitkoin

Published

on

By

Nju-Jork, 22 shkurt 2021 (MIA) – Prodhuesi amerikan i automobilave elektrike “Tesla” ka realizuar pothuajse 1 miliard dollarë nga investimet në bitkoin, deklaroi analisti Daniel Iv.

Sipas tij, “kompania mund të fitonte më shumë nga investimet në bitkoin sesa nga shitja e automjeteve të saj elektrike gjatë vitit 2020”.

Në fillim të këtij muaji, “Tesla” në parashtresën e dorëzuar deri tek Komisioni për letra me vlerë se ka blerë bitkoin në vlerë prej 1.5 miliard dollarë për ta bërë atë “më fleksibël për të diversifikuar dhe maksimizuar më tej kthimet e parave të gatshme”.

Tregtimi u bë i ditur muajin e kaluar, por kompania nuk zbuloi saktësisht se kur dhe me çfarë çmimi. Në këtë kohë është e panjohur nëse Tesla shiti ndonjë prej bitkoinëve të blera.

Valuta më e madhe dixhitale në botë ka shënuar rritje të paparë këtë vit, duke arritur vazhdimisht nivele të reja rekord.

Daniel Iv nuk shpjegon se ka ardhur deri në llogaritje të përfitimit të “Tesla”-s nga bitkoini. Sipas të dhënave nga KoinDesk, çmimi i kësaj kriptovalute më 31 janar ishte në maksimum ditor prej 34,793.45 dollarë, ndërsa më 20 shkurt, kur Iv e publikoi shënimin e tij, ishte 57,487.03 dollarë.

Continue Reading

Aktuale