Connect with us

Sport

Alaba paralajmëroi fund të bashkëpunimit me Bajernin e Mynihut

Published

on

Mynih, 16 shkurt 2021 (MIA) – Mbrojtësi austriak në radhët e kampionit evropian dhe botëror Bajernin e Mynihut, David Alaba, konfirmoi sot se po largohet nga klubi në fund të sezonit, duke e lënë të hapur opsionin rreth destinacionit të tij të ardhshëm, i cili sipas mediave gjermane dhe spanjolle, me sigurit do të jetë Real Madridi.

“Vendosa të largohem nga Bajerni, sepse kam nevojë për sfida të reja. Në këtë klub, megjithatë, kam kaluar 13 vjet dhe është koha për largim”, deklaroi Alaba, i cili u transferua në ekipin më të suksesshëm të Bundesligës nga Austria në vitin 2008.

Alaba me Bajernin fitoi gjashtë tituj të kampionit në Gjermani, po aq herë e ngriti trofeun në kupën kombëtare, ndërsa fitoi edhe dy tituj evropianë dhe një botëror.

Bajerni tashmë e ka gjetur zëvendësimin e tij, duke nënshkruar gjatë fundjavës së kaluar me mbrojtësin francez të Lajpcigut, Dajot Upamekano, kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 42.5 milionë euro.

Continue Reading
Advertisement

Sport

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Published

on

By

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.

Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët gjak dhe si pasojë e kësaj, ai u detyrua të ndërpresë konferencën.

Nuk dihet çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë problem te Koeman, por trajneri i Barcelonës ka probleme me shëndet pasi vetëm pak kohë më parë, është detyruar të vendos stenda pas sulmit në zemër që kishte.

Një situatë e pazakontë por që i ndodhë çdo njeriu sikur i ndodhi Koemanit.

Continue Reading

Sport

Telashe të mëdha për yllin e futbollit, po hetohet se dhunoi ish të dashurën, e cila u vetëvra

Published

on

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria Publike e Mynihut për plagosje të Kasia Lenhardt, ish-të dashurës së tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më parë. Rezultatet e autopsisë treguan për një vesh të shqyer të modeles.

Pra, ajo kishte qenë pre e dhunës fizike. Një lajm jo i mirë për mbrojtësin e Bayern Munich, i cili duket se është nën akuzë tashmë. Hetimet janë duke vazhduar.

Kjo gjë u konfirmua nga “Bild”, teksa raporton fjalët e kryeprokurores Anne Leiding: “Procedimi u rihap më 10 shkurt 2021, sepse kemi marrë informacione të reja në kontekstin e hetimit për vdekjen e vajzës në Berlin.

Rezultatet e autopsisë mund të japin indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedimit. Hetimi është ende në vazhdim”.

Continue Reading

Sport

Levandovski, Lebron, Nadal dhe Hamillton pretendues për çmimin “Laureus”

Published

on

By

Berlin, 24 shkurt 2021 (MIA) – Janë publikuar nominimet për çmimin prestigjioz “Laureus” për vitin 2020.

Të nominuar për çmimin në kategorinë sportiest i vitit 2020 janë:
– futbollisti i Bajernit, Robert Levandovski,
– reketi numër një në botë, Rafael Nadall,
– basketbollisti i LA Lejkërs, Lebron Xhejms
– kampioni në Formula 1 dhe vozitës I Mercedesit, Luis Hamillton
– atleti dhe mbajtësi i rekordit botëror në kërcim me shtizë, Arman Duplantis
– vrapuesi nga Uganda dhe mbajtësi I rekordit botëror në largësi prej 10 000 metrave, Xhoshua Kipuri Çeptegej.

Vitin e kaluar çmimin e ndanë Hamilltoni dhe futbollisti i Barcelonës, Lionel Mesi.

Çmimin “Laureus” shpesh e krahasojnë me çmimin “Oskar”. Ai ndahet në disa kategori.

Continue Reading

Aktuale