Connect with us

Denoncime

Skandaloze në Shkup – Maqedonasja fiton në dy konkurse pune, njëherë si turke e për së dyti si shqiptare

Published

on

Në vitin 2019 ishte turke e në vitin 2020 u bë shqiptare. Qytetarja maqedonase punësohet dhe bëhet shefe duke gënjyer për kombësinë

Problemi me kombësinë në konkurset për punë në administratën shtetërore siç duket nuk ka të sosur. Qytetarë maqedonas që me një deklaratë në noter paraqiten si shqiptarë, turq apo nacionalitet tjetër dhe konkurojnë e zënë vendet e punës së shqiptarëve apo turqve, tashmë janë publikuar disa raste. Por një rast ende më i çuditshëm ka ndodhur në Agjencinë për Kadastër të Maqedonisë së Veriut. I njëjti person, një vit është paraqitur me kombësi turke dhe herën tjetër me kombësi shqiptare në dy konkurse njëri pas tjetrit, shkruan in7.

E njëjta kandidate, maqedonase nga Shkupi ka arritur që të punësohet dhe të avancohet në Agjencinë për Kadastër në Shkup, duke mashtruar rreth nacionalitetit. Në konkursin e vitit 2019, Donka Gaxhovska edhe pse maqedonase ka konkuruar në vendin e punës ku sipas konkursit është dashur të punësohet person i nacionalitetit turk. Me deklaratë se është turke, Gaxhovska ka konkuruar dhe ka arritur ta fitojë vendin e punës në zyrat qendrore të Kadastrës në Shkup.
Por kjo histori nuk përfundon këtu. E njëjta kandidate, në konkursin e shpallur për Udhëheqës të Sektorit për Resurse Njerëzore në fund të vitit 2020, ka konkuruar, por tani si SHQIPTARE. Kjo sepse ky pozicion ka qënë i rezervuar për qytetar me kombësi shqiptare. Dhe për çudi, ajo edhe e ka fituar këtë vend pune.

Pra, në më pak se dy vite, personi i njëjtë zë vendin e një turku dhe një shqiptari, vetëm me deklaratë se i përket asaj bashkësie etnike. Këtë mund ta verifikoni nga dokumentat e siguruar nga in7.tv e që mund ti shikoni në fund të këtij teksti.

Problemit me zënien e vendeve të punës së shqiptarëve nga qytetarë maqedonas ende nuk po i jepet zgjidhje ligjore. Duke e shfrytëzuar edhe mungesën e regjistrimit, por edhe mospasjen e vullnetit nga ana e forcave politike qeveritare, qytetarë të shumtë vetëm me një deklaratë me shkrim dhe të verifikuar në noter, mund ta ndryshojnë kombësinë sa herë të duan dhe varësisht prej llojit të konkursit. Çuditërisht, ende nuk është zbuluar ndonjë rast ku qytetar shqiptar të paraqitet si maqedonas dhe të zë një vend pune./in7.tv/

Konkursi për Ndihmës Udbëheqës i Sektorit – viti 2019 (kombësia turke)

Aktvendimi i vitit 2019, maqedonasja pranohet në vendin e caktuar për qytetar turk

Konkursi i fundit (2020) – Udhëheqës Sektori, kërkohet SHQIPTAR

Aktvendim – Maqedonasja e njëjtë, përzgjidhet si udhëheqëse sektori në vend të një qytetari shqiptar

Continue Reading
Advertisement

Denoncime

Policia dhunon të moshuarin në protestë – Gazetari publikon videon

Published

on

Denoncim i gazetarit, Furkan Saliu në facebook

1. Dyfytyrësi e madhe është që personat që erdhën në pushtet me protesta para Qeverisë, tua ndalojnë qytetarëve që ta shprehin revoltën para godinës së ekzekutivit!
Po, ekzekutivi nuk duhet të përzihet në punën e gjykatave, por i pari i ekzekutivit ka thënë publikisht se njerëz të pafajshëm po qëndrojnë në burg.
2. Dhuna ndaj policisë është e papranueshme!
3. Dhuna e policisë ndaj qytetarëve që as nuk ishin të dhunshëm e që as nuk ishin pjesë e protestës (shih videon) është gjithashtu e papranueshme! Pres që Kontrolli i brendshëm në MPB të hetojë këtë rast, pamjet e personit që e sulmoi plakun ua siguroj unë.
4. Sulmet ndaj gazetarëve gjithashtu janë të papranueshme! Posaçërisht nëse sulmohet një kamerman si Vishko i cili jetën ia kushtoi informimit dhe gazetarisë televizive.

Continue Reading

Denoncime

“Mos të habiteni po t’i shihni deputetët e partisë së Artan Grubit në ndonjë protestë të ditëve të ardhshme”

Published

on

By

Arianit Xhaferi në Facebook shkruan:

Të mos harrojmë se kryeprokurori Lubomir Joveski ishte ai që i dha “aminin” vendimit të gjykatëses Suzana Kusigerska për të rikualifikuar VRASJEN E Almir Aliut nga ana e Boban Iliqit nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”, me çka vrasësi Boban Iliq u dënua me katër vite burg, dhe tash gëzon lirinë, derisa trupi i Almirit po kalbet, e shpirti i tij nuk mund të gjejë paqen. Përndryshe, Lubomir Joveski u zgjodh kryeprokuror më 25 Dhjetor 2017, me 62 vota pro. Atëherë, zëvendës kryeministri i sotëm Artan Grubi (BDI) u mburr me zgjedhjen e Joveskit, pa votat e partive tjera shqiptare.
E tani, mos të habiteni po t’i shihni deputetët e partisë së Artan Grubit në ndonjë protestë të ditëve të ardhshme.
(Me IK nënkupton Lëvizjen Besa)

Continue Reading

Denoncime

Kujdes, pamje të гënda – Fotografitë e gazetarit Visar Duriqi pas ггahjes

Published

on

Tre persona akoma të panjohur për Policinë e Kosovës, e kanë su1muar fizikisht mbrëmë gazetarin hulumtues Visar Duriqi.

Duriqi ka pësuar 1ëndime të гënda trupore dhe po trajtohet në QKUK në Prishtinë.

Si pasojë e su1mit fizik, gazetarit ia kanë thyeг edhe dhëmbët.

Insajderi ka publikuar foton e gazetarit pas su1mit, kujdes pamje të rënda!

Continue Reading

Aktuale