Connect with us

Kolumna

Fitorja e Albin Kurtit dhe basti i Edi Ramës

Published

on

Nga Dritan Hila

Mes popullit opozitar të Edi Ramës, ka një pritshmëri për një mrekulli, e cila lidhet me pafuqinë e opozitës shqiptare të kryesuar nga Lulzim Basha. Një numër i konsiderueshëm prej tyre, duke parë se dueti Basha-Kryemadhi nuk ofron asgjë të re më shumë sesa riciklimi i Berishës (dhe kjo ndjesi është e përhapur gjerësisht), kanë filluar të plazmojnë bindjen se nëse edhe këtë radhë humbet opozita, atëherë Vetëvendosja ka një të ardhme në Shqipëri.

Të kuptohemi, asnjë prej tyre nuk shpreson tek ata që përfaqësojnë këtë parti në formën e një OJF-je në Shqipëri, por në një formë tjetër. Sesi do jetë kjo formë, as ata vetë nuk dinë ta shpjegojnë, por ashtu sikurse njerëzit e dëshpëruar, edhe ata presin formën e një Mesie apo zgjidhjeje hyjnore-tokësore.

Dhe nuk kanë faj. Pas tetë vjetësh në pushtet, Rama është i konsumuar, por akoma më shumë kundërshtarët e tij. Basha nuk u ngrit më lart se një biznesmen partiak. Kryemadhi nuk ka nuhatje politike dhe mendon se me sjellje të çekuilibruara me Tit Vasilin në krah që duket sikur e ka nxjerrë nga personazhet e Dostojevskit, mund të përmbysë ekuilibrat.

Shoqëria civile ose ka qëlluar me probleme mendore si në rastin e “Aleancës për Teatrin”, ose e pafuqishme si në rastin e “Thurjes”. Murrizi, Patozi, Topalli, janë ende herët në ciklin e tyre për të sjellë ndryshimin dhe vonë për të përfaqësuar të renë. Ndërsa Berisha dhe Meta e ndiejnë peshën e 30 viteve politikë dhe më shumë mbahen në lojë nga Rama si gogol, sesa përbëjnë kërcënim për të.

Dhe në këto kushte, sfida e Ramës është shfaqja e një Albini shqiptar.

Deri më sot ia ka dalë t’i shmangë me sukses. Më seriozi prej tyre, Ben Blushi, u asgjësua që në fillim. Tani fusha është e shkretë. Të paktën në dy muajt që vijnë nuk duket ndonjë kërcënim. Por kërcënimi mbetet gjithmonë në potencë. Kur dëshpërimi i turmës arrin përmasa kritike, ajo i drejtohet profetëve të rrugës, dhe këta jo rrallëherë janë të rremë.

Në të ardhmen e afërt Rama nuk ka pse i frikësohet ndonjë rivali serioz. Por nëse ka një pikë ku Rama është vulnerabël, është kundërshtari ideologjik. Kundërshtarët e pushtetin ai di si ti shmangë: i blen ose i bën qesharakë. Por ata ideologjikë e paralizojnë. Fantazia e tij shteron para tyre. Ata janë të vetmit që e trembin. Dhe ky është modeli i Albinit. Por derisa kufijtë janë të mbyllur, Albini nuk ka çfarë i bën. Aq më pak Albini mund të replikohet në Shqipëri duke lidhur aleanca me Berishën apo Metën. Por kujdes, pasi rruga ruan gjithmonë surpriza. Dhe kundërshtarët reale dhe ata revolucionarë lindin në rrugë dhe jo në laboratorët e pushtetit. Albini është një shembull./dritare.net

Continue Reading
Advertisement

Kolumna

Tregimi (narrativi) kritik ndaj opozitës i imponuar në opinion është në shërbim të rehatisë së pushtetit

Published

on

By

Shefik Duraku- Udhëheqës i Departamentit për Informim-Aleanca për Shqiptarët

Tregimi (narrativi) i imponuar në opinion, i tipit “po këta”(BDI) i dijmë më, s’kanë bërë asgjë, as që duam të merremi me ata, kanë dështuar, janë të pa aftë, por ju (opozita) çka bëni, s’keni kapacitet, vetëm ankoheni,ju nuk dini,blla blla) ky tregim (narrativ) i imponuar nëpër debate televizive, shpresojmë jo nga pushteti për të fituar “qetësinë” dhe amnestinë,për të relativizuar dështimet e tyre, por edhe për ti ikë kritikës nga opinioni dhe ballafaqimit me opozitën, vlerësoj se është shumë i dëmshëm, lëre që ka tendencë për të amnestuar politikisht pushtetin për dështimet, por më e keqja është se kjo është tendencë për të ngulfatur debatin pozitë-opozitë dhe kjo është goditje direkte edhe për ardhmërinë, është tentim për “kidnapim” të ndryshimit që të gjithë e thonë zëshëm se është shumë i nevojshëm.

Ata,që besoj me pavetëdije kanë rënë në këtë kurthë,sipas meje të krijuar nga pushteti, duhet ta kenë të qartë se edhe ata kanë përgjegjësi për vonesën e ardhjes së ndryshimit, pjesa intelektuale, studentët, gazetarë dhe opinionistë, analistët e pavarur etj. Sigurishtë se ata janë masa kritike që është vendimtare nëse do të ndodhë ndryshimi. Opozita,është ajo që e bartë proçesin, i prinë por edhe e merr përgjegjësinë për të sjellë ndryshimin.

Ky tregim (narrativ) i imponuar se “BDI-në e dimë se ska bërë asgjë, por ju çfarë do bëni”, në vete përmbanë agjendën e përhumbjes, dekoncentrimit të subjekteve politike opozitare, defokusimin e opinionit publik dhe moralizimin e rremë të një “populli” që qenka në pritje të madhe të ndryshimit. Po fakt, populli po e pret ndryshimin e madh, popull ky pa ëndrra dhe që shikojnë të pashpresë drejt qiellit e me sy të mavijosur nga pagjumësia nga dertet e skamjes që ua ka shkaktuar pikërisht BDI për këto 20 vite.

Apsolutisht nuk jamë kundër kritikës, por në një gjendje ku ndodhemi në si shtet, duke pasë parasysh nivelin e lartë të korrupsionit, sistem gjyqësorë të kalbur dhe me nuanca fashiste, e qasje selektive, me një ekonomi të rrënuar dhe diskriminuese, me sistem arsimor të pareformuar dhe të udhëhequr nga politikanë të frustruar, sistem shëndetsorë me standarde të shekullit kaluar, me një fjalë, një shoqëri me një sistem të rrënuar vlerash pikërishtë nga politika hajdute dhe zhvatëse, sigurishtë se të kritikosh opozitën është një luks që nuk mundë të ja lejojmë vehtes, në një situatë të këtillë, përgjegjësia është e të gjithë neve nëse do të vijë ose jo ndryshimi, ose më mirë thënë e duam ose jo ndryshimin,në duhet të përcaktojmë prioritete dhe jo të kërkojmë arsye.

Kritikat ndaj opozitës do të ishin të bazuara nëse opozita do të tregohej e mbyllur dhe nuk do të jepte mundësi, por të qëndrosh “neutral” dhe të kritikosh opozitën se nuk po bën mjaftueshëm mendoj se nuk qëndron, sepse opozitë është çdo një qytetarë që nuk mban pozitë shtetrore.

Tregimi (Narrativi) i imponuar më shumë ndihmon pushtetin sesa opozitën, jo që opozita ka mungesë kapaciteti, por opozita ka nevojë për logjistikë, për përkrahje morale nga shtresa intelektuale, por mbi gjitha opozita ka nevojë për guximin e shtresës intelektuale.

Prandaj, tendenca për të gjetë arsyetime nuk është e mjaftueshme për të qëndruar neutral. Është momenti që të gjithë ne ta ndiejmë peshën e përgjegjsisë si individë por edhe si shoqëri, sepse ndryshimi nuk vjen vetvetiu, as nuk vjen nga të qëndruarit indiferent, e aq më pak nga të kritikuarit e opozitës, sidomos kur asnjëher nuk ke kërkuar hapsirë dhe mundësi veprimi.

Për fund koalicioni ASH/AAA është sihaqiri më i mirë në funksion të fuqizimit të shqiptarit politik të nëpërkëmbur, vizionit për një të ardhme politike dhe fitores kundër sistemit të kriminalizuar.

Continue Reading

Kolumna

Ustallarët e opinionit publik në Maqedoni si sihirbazët në kohën e profetit Musa

Published

on

By

Shkruan Emir RN Hamzai:

Ustallarët e opinionit publik në Maqedoni si sihirbazët në kohën e profetit Musa

“Pse duhet kritikuar edhe opozita”, keshtu e ka nisur sot kolumnen e radhes Sefer Selimi, duke theksuar faktin që “20 vite me radhë janë duke dremitur jashtë pushtetit”?! Eshtë pikërisht ajo kur një plak sheh filma me efekte speciale dhe shprehet “sikur të mos jetë e vërtetë do jetë rrenë e madhe”! Seferi është shume ‘’kompetent’’ ne analizimin e gjerave kur bëhet fjalë për opozitën, me kulturë debati dhe fare pak e bën këtë për partinë shqiptare në pushtet. Në këtë kolumne, si duket pa e diktuar, ai ka shkarë në pistën e atyre qe e kanë për detyrë ta thonë atë qe e thonë. Kjo tezë do të qëndronte nëse kjo i dedikohet PDSH-së dhe nëse ajo parti do ishte në opozite, pasi vetëm ajo parti e përmbush faktorin për ta kritikuar (apostrofuar), 20 vite opozitë e BDI-së! Asnjë parti tjetër, në të vërtetë asnjë organizim tjetër politik nuk e përmbush këtë që theksohet.

Por pse apostrofohet kjo?

E pash që edhe Arben Ratkoceri i kishte ngritur lapidar shkrimit të Selimit në profilin e tij në Facebook. Natyrisht, Ratkoceri e ka për detyrë, normë pune, por Seferi nuk duhet ta ketë. Por kur ndërton situatën me të gjitha rrethanat, të duhen elemente siç janë protagonisti dhe antagonisti, kështu ndërtohet edhe situata ku ndër-veprojnë këta dy protagonist. Nëse protagonisti është 20 vite në pushtet, kjo nuk ndodh shkaku i antagonistit të dobët, por shkaqet janë të shumta, në veçanti kapja e shoqërisë në të gjitha dimensionet dhe logjika e etabluar NUK ESHTE ME RENDESI KUSH, SI DHE PER KE VOTON, E RENDESISHME ESHTE KUSH I NUMERON VOTAT! Keshtu ishte stalinizmi, kishte krijuar tërë atë makineri të pushtetit dhe normalisht numërimin e votës e bën pushteti dhe për rrjedhojë dihet se në favor të kujt numëron ai sistem. Në fund të fundit dikush mund të thotë se ndryshimi i pushtetit bëhet me votë, por vota nuk është çdoherë akt racional, këtë e thotë edhe Rexhep Qosja kur fliste (para 7-8 vitesh) për arsyet pse LVV nuk mund të fitonte pushtetin, sepse klani PRONTO kishte krijuar numëratorin, prandaj vota nuk kishte se si ta nxirrte të parën LVV.

E dimë se nevoja për themelimin e LRPDSH doli pikërisht nga ajo që Seferi e thotë, ‘’12 vite opozitarizëm klientalist te PDSH në raport me BDI-në’’. Pra, një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të PDSH e detektuan, apo thënë më mirë e ndjen këtë qe e thotë Seferi, se kjo mënyrë e të bërit opozitë është diçka e kurdisur (klientaliste). Pra, bëjmë se gjoja jemi opozitë, por në të vërtetë jemi vërtetim dialektik i domosdoshmërisë së BDI-së për të qenë në pushtet. Makiaveli këtë e quan ‘’OPOZITE E PAGUAR’’, e cila vetëm dëshmon domosdoshmërinë e mos ndryshimit te pozitës.

Tendenca për të dalë nga kjo gjendje amullie, apo amorfe (formimi i LRPDSH dhe BESA) shkaktoi shqetësim tek pozita dhe menjëherë i morën masat që të instalojnë ‘’kuajt e Trojës’’ brenda këtyre strukturave, për të parandaluar që kjo logjikë apo sistem i të menduarit mos të përhapet tek populli. Pasoi ndarja e BESA-s, në dy taborë dhe ngritja e LRPDSH në ASH. Instalimi i ‘’kuajve të Trojës’’ është proces që vazhdon ende, sepse ata kuaj janë “luftëtarët” e ndryshimit brenda këtyre strukturave.

Kuptohet qe luftëtarët e vijës së parë të frontit për të mbrojtur pushtetin (establishmentin) janë media, gazetarët dhe analistët, kuptohet të blerë në treg me çmim te majmë. Analistët e pa|||varur, janë malli më i mirë në treg, sepse analistët (me nder qofshi, analiste vetem mos u thënshim) janë çdo natë në mediume dhe ata bëjnë projektin e hipnozës (mbajtjen e popullatës në gjumë dimëror), ku popullata mbahet në gjendje hibernimi (gjumë dimëror) nga prezantimi i realitetit se: gjendja nuk është e mire, por nëse vjen opozita në pushtet do jetë edhe më keq, sepse ata janë më të këqij. Kemi parasysh dimensioni ‘’antipatriotik i AA’’, me përkrahjen e fesë (e asgjë për fe nuk kanë bërë), Erdoganit, panosmanizmit, xhemijetit, etj. Ndërsa te ASH mundohen të gjejnë pikërisht atë që nuk e ka, duke spikatur mungesë te theksuar të patriotizmit apo me klishen se ‘’Ka stilin e komunikimit politik si Menduh Thaçi’’, e kur ky dimension i nacionalizmit dominon te ASH, atëherë cilësohet si populizëm! E kurrë mesi nuk iu gjetë as Selës e as partive tjera opozitare.

Kjo është ajo që ne e shohim nga establishmenti në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, ku për çudi edhe gazetarët janë në të njëjtin rrjet, ndoshta edhe pagesat i kanë të përafërta, se interes tjetër nuk ka, a mos vallë këta e bëjnë se kanë bindje politike, pff! Seferi tek ne u paraqit me përgatitje impresive analitike dhe ai është perfekt target, sepse ai e ka titullin “I pavarur” dhe kur e thotë ai, më kollaj e besojnë. Dhe ja, qëllimi arrihet disi. Asnjë medium (përveç Alsat M në dimension të inatit personal me Teatrin Shqiptar) nuk i trajton dhe analizon dukuritë shoqërore që janë derivat i keqqeverisjes së BDI. Por e spikasin që edhe për këtë fajin e ka opozita, pse nuk i rrezon nga pushteti. Seferi bën një gabim bazik të bërjes së opinioneve në politikë. Ai shkruan se opozita duhet të vërtetojë korrupsionin. Një huqjemadhe amatoreske. Nese dikush nuk e ka të qartë se çfarë funksioni ka opozita, eshte mire t’u kthehet teorive politike. Nuk është detyrë e opozitës të vërtetojë korrupsionin, por detyrë e saj është të problematizojë dukuritë, fenomenet politike apo t’i problematizojë ato e jo të vërtetojë diçka.

Çdo kund në botë e në veçanti në SHBA kemi taborët politike, ekonomike dhe industriale, kuptohet kjo është edhe në mediume. Kemi CNN dhe FOX. Është shumë normale që FOX ta quaj Bajdenin komunist, sepse nuk dëshironin që të zgjidhet, ashtu si CNN që kritikonte Trampin. Por te ne, këtë e bëjnë mediumet që vetë quhen të pavarur. Analistat e pavarur, qe janë të shitur te establishmenti dhe dhe luftojnë çdo ide apo diçka qe mundësisht mund të dëmtoj establishmentin, që do të thotë se ata do i largoj nga grazhdi! Do të ishte më e ndershme, që të deklarohen si mediume Pro establishment, e jo si mediume që quhen të pavarura. E qe në të vërtetë janë fytyra me e fëlliqur e pushtetit që qëndron aty vetëm shkaku i mundësive qe i ka, para se gjithash materiale. Duke u nisur nga fakti që dashuria nuk blihet, ndërsa sexi po, duket qarte që ata kane këmbyer diçka te tyren personale me kundërvlerë materiale. Pra, shtrohet pyetja; cilën opozitë e kritikon Seferi e cila për 20 vjet po dremit jashtë pushtetit?! Me siguri do kërkohet logjikë duke thënë se shumica e eksponentëve te opozitës së sotme kane qenë në partinë opozitare që ka dremit jashtë pushtetit. Po, por pikërisht ata eksponent nuk e pranuan atë gjumë dimëror dhe ndërmorën veprime që e dëshmojnë të kundërtën e asaj që thuhet në tekstin e tij. Përderisa në kohën e profetit Musa kishim më shumë magjistarë apo sihirbazë, në kohën e sotme i kemi mediumet, gazetarët që bëjnë sehire në opinionin publik, me të vetmin qëllim për të instaluar ‘’blur effect’’ që masa të ketë bindjen se e keqja nuk është te pushteti, por oponenca ndaj pushtetit. Keni parasysh se magjistarët në atë kohë bashkëpunonin me Faraonin, por këta gazetarët dhe opinionistet e Maqedonisë, kë mbrojnë?!

Për ta mbyllur, sapo dolën rezultatet e VV ne Kosove, pasoi panik te establishmetit i Kosovës, dhe menjëherë opinionistet në Maqedoni, dolën si skifterë neper mediume duke qetësuar popullin (duke vazhduar gjendjen e hibernimit) se ajo gjë nuk ka gjasa te ndodh tek ne, sepse tek ne nuk ka VV, nuk ka Albin Kurti, nuk ka mase kritike për opozitarizem alla Vetëvendosje. Kuptohet duke lavdëruar Albin Kurtin, (te cilin do e kishin pjekur ne zgarrë nëse do kishin mundësi) me tipare mbinjerëzore. Vetëm e vetëm për te vazhduar gjendjen e hibernimit, se nuk ka këtu njeri te tille.

Por, historia na mëson, ne veçanti Shekspiri. Magbethi thotë se sipas profecisë, për derisa nuk lëviz mali, atë askush nuk e rrëzon nga froni. Dhe vetëm një njeri qe nuk është i lindur (me lindje natyrore) mund ta vret atë. Ai vazhdon te mbretëroj (siç bëjnë anal-istet te ne), i qete. Deri sa vjen lajmi qe MALI VERTETE KA FILLUAR TE LEVIZE, DHE AI QE DO IA MERR FRONIN NUK KA ARDHE NE KETE BOTE ME LINDJE NORMALE, POR ME PRERJE CEZARIANE. Natyrisht opozita ka shumë gjëra për ta kritikuar, por jo për ‘’dremitjen’’ që i ngjitet. Opozita jam unë, opozitë duhet të jesh edhe ti, Sefer, ai tjetri, e ky tjetri. Opozitë duhet të jemi të gjithë për atë të keqe që ka ndodhur, sidomos periudhën e pasluftës.

Ne, do të presim, sepse mali ka filluar të lëviz (NDYSHIMI NE KOSOVE), duhet vetëm të del ai që e përmbush kushtin e dytë sipas Magbethit!

Emir H ||| zevendes opinionist i pavarur

Continue Reading

Kolumna

“Ali Ahmeti, shqiptarëve u ka sjellur vetëm dëm, vaj e mjerim”

Published

on

By

Shkruan Bekim Qoku:

Në qoftë se do të detyroheshim të pranonim ndonjë ndryshim pozitiv për shqiptarët këto 20 vitet e fundit sa është Ali Ahmeti në pushtet, do të veçoja mandatin e parë të BDI 2002-2006, që doli nga zgjedhjet e para pas konfliktit të vitit 2001. Megjithatë, ne duhet ta vëmë në dukje këtu faktin që këto ndryshime pozitive nuk erdhën si rezultat i politikbërjes racionale e të urtë të Ali Ahmetit apo BDI-së, por si rezultat i luftimeve të UÇK-së dhe gjakut të derdhur shqiptar. Ky është një dallim thelbësor.

Thënë tjetërsoj, ndryshimet pjesërisht pozitive që përmirësuan shumë pak statusin e shqiptarëve e që kishin filluar tashmë me një ritëm të vrullshëm nga PDSH-ja e Arbër Xhaferit, nuk ndodhën ngaqë Ali Ahmeti politikan diti të kapitalizojë legjitimitetin e tij politik, por sepse shteti maqedonas duhej patjetër t’i shpërblente shqiptarët që dorëzuan armët dhe nuk prishën shtetin e tyre kur kishin mundësi.

Por pas mandatit të parë, pasi shqiptarët morën çka morën, pas 2006 e këtej, gjithë ato ndryshime pjesërisht pozitive na kanë dalë për besë për hundësh. Shkurt, Ali Ahmeti politikan zyrtar i integruar në sistemin maqedonas, shqiptarëve u ka sjell vetëm dëm, vetëm vaj e mjerim. Ali Ahmeti është stabilokrati i përsosur i gjendjes inferiore të shqiptarëve të MV. Ky status quo i shkon përshtati të gjithë faktorëve tjerë përpos vetë shqiptarëve dhe mbase edhe bullgarëve.

Continue Reading

Aktuale