Connect with us

Teknologji

Çdo sekondë janë prodhuar 841 procesorë vitin e kaluar

Published

on

Bërthama Cortex-A, Cortex-R, dhe Mali IP fuqizojnë mijëra procesorë, kontrollerë, mikrokontroller dhe njësi grafike për 1,600 kompani në mbarë botën.

Duke qenë se është arkitektura më popullore e mikroprocesorëve në botë, ARM fuqizon miliarda pajisje të shitura çdo vit. Kompania thotë se tre vetëm tremujori i katërt i 2020 shiti 6.7 miliardë çipe me arkitekturën e ARM që i bie të jetë 842 çipe çdo sekondë.

Kështu dizajnet e ARM janë shitur më shumë sesa dizajnet X86, ARC, Power dhe Mips së bashku.

Bërthama Cortex-A, Cortex-R, dhe Mali IP fuqizojnë mijëra procesorë, kontrollerë, mikrokontroller dhe njësi grafike për 1,600 kompani në mbarë botën.

Ndërsa bota po bëhet çdo ditë e më shumë dixhitale, kërkesa për këto çipe është në rritje çdo ditë.

Në 2020 Gartner llogariti se janë shitur 275 milionë kompjuterë që i bie po aq procesorë X86. Nëse shoqërojmë edhe procesorët e serverëve atëherë janë afro 300 milionë procesorë të prodhuar çdo vit. Ndërsa procesorët ARC të Synopsis shiten në 1.5 miliardë çdo vitë.

Arkitektura MIPS mund të ketë shitur afro 3.6 miliardë procesorë që prej vitit 2000 ende larg asaj që ka arritur ARM. Bazuar në këtë shifra ARM ka shitur më shumë procesorë sesa të gjithë arkitekturat e marra së bashku.

Continue Reading
Advertisement

Teknologji

Sonda e NASA-s për herë të parë po lëvizte në sipërfaqen e Marsit

Published

on

By

Uashington, 5 mars 2021 (MIA) – Sonda “Këmbëngulje” (Perseverance) e NASA-s për herë të parë po lëvizte në sipërfaqen e Marsit. Siç mund të shihet në fotot e publikuara nga NASA, roboti me peshë një ton udhëtoi distancë të shkurtër dhe u kthye në rreth.

Plani i agjencisë amerikane është “Këmbëngulje” në një periudhë prej dy javësh të kaloj distancën prej 15 kilometra.

Qëllimi kryesor i misionit të “Këmbëngulje” në planetin Mars, është kërkimi astrobiologjik që përfshin kërkimin e shenjave të jetës antike të mikrobëve. Sonda do të analizojë gjeologjinë e planetëve dhe klimën në të kaluarën dhe do të hap rrugën për eksplorimin njerëzor të “planetit të kuq” dhe do të jetë misioni i parë për të mbledhur dhe ruajtur mostrat e shkëmbinjve dhe regolitit në Mars.

Sonda “Këmbëngulje” zbret në një zonë të pashkelur të planetit – krateri “Jezero”, i pagëzuar me emrin e një fshati në Bosnje dhe Hercegovinë. Disa lugina që të çojnë në këtë krater janë emëruar pas lumenjve Sava, Neretva, Pliva dhe Una.

Krarteri ”Jezero” është një nga vendet më të mira për të kërkuar jetën e lashtë sepse ndoshta ishte mbushur me ujë rreth 3,9 miliardë vjet më parë. Analizat e mëparshme kanë treguar se krateri është i pasur me minerale që formohen në prani të ujit, që do të thotë se jeta mund të ketë ekzistuar dikur atje. Fosilet zakonisht gjenden në sedimente të ngjashme në planetin Tokë.

Misionet e ardhshme që po konsiderohen aktualisht nga NASA, në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA), do të dërgojnë një anije kozmike në planetin Mars për të kthyer mostrat e mbledhura të sondës “Këmbëngulje” në Tokë për analiza të mëtejshme të hollësishme.

Continue Reading

Sport

Aston Martin F1, bëhet partner me Crypto.com

Published

on

Kompania e këmbimeve, Crypto.com, ka firmosur një marrëveshje me ekipin britanik të makinave luksoze Formula 1, Aston Martin.

Zyrtarë për të dyja kompanitë thanë se markat do të “bashkëpunojnë për të sjellë përvoja dhe mundësi ekskluzive për tregtarët dhe adhuruesit e sportit”.

Për Aston Martin, viti 2021 shënon fundin e një pauze 60-vjeçare nga gara e Formula 1.

Industria e makinave ka përfituar nga Bitcoin (BTC) në të kaluarën si një mjet pagese për produktet e kushtueshme. Javën e kaluar, prodhuesi italian i superveturave, Mazzanti, njoftoi se do të pranonte Bitcoin.

Përveç investimit të saj prej 1.5 miliardë dollarësh në Bitcoin, Tesla gjithashtu njoftoi se do t’u lejonte klientëve të blinin produkte me BTC.

Albanianpost.

Continue Reading

Teknologji

Lime, 50 milionë dollarë për biçikletat elektrike

Published

on

Lime, kompania amerikane e transportimit, ka deklaruar se do të investojë 50 milionë dollarë për të rritur rrjetin e biçikletave elektrike duke përfshirë shtimin e një modeli të ri dhe dyfishimin e numrit të qyteteve ku do të operojë.

The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, shkruan se investimi i Lime-it vjen në kuadër të synimit të kompanisë për të qenë ofrues multimodal i llojeve të ndryshme të automjeteve elektrike me shpejtësi të ulët.

Lidhur me shtrirjen e kompanisë, planet e dyfishimit të biçikletave elektrike do të përqëndrohen.në qytete të reja në Amerikën e Veriut, si dhe në shumë tregje të tjera evropiane. Në total, pretendohet që biçikletat elektrike Lime të mbërrijnë në 50 qytete të reja.

Sipas The Verge, investimi do të mbulojë projektimin, prodhimin dhe montimin e biçikletave elektrike të gjeneratës së ardhshme, të cilat do të kenë një motor më të fuqishëm 350 vat dhe një bateri të shkëmbyeshme deri në 25 milje diapazon.

Kjo bateri është e këmbyeshme edhe me ushqyesit e skuterëve elektrik të kompanisë. Nga ana tjetër, një ndërrues ingranazhesh me dy shpejtësi do të ndihmojë që biçikleta të ngjitet në kodër, ndërsa një bllokues i shpërndarësit të integruar, i cili është i kontrolluar elektronikisht, do të ndihmojë në mbajtjen e biçikletës së sigurt nga vjedhja.

Karakteristikat e reja nuk mbarojnë me kaq. Dorezat e ngjashme me ato të skuterëve, mbajtësja e telefonit në shportën e përparme dhe arritja e shpejtësisë deri në 20 milje në orë, do të jenë risitë e modelit të ri.

The Verge, sqaron se investimi i kompanisë Lime për biçikletat elektrike vjen në një kohë kur çiklizmi po rritet në të gjithë globin duke arritur numra rekord shitjesh.

Sipas kompanisë, klientët e saj kanë ndërmarrë më shumë se 2.5 milionë udhëtime me biçikleta elektrike vitin e kaluar dhe gjithashtu pretendon të rrisë ndjeshëm numrin e tyre për vitin 2021.

Albanianpost

Continue Reading

Aktuale