Connect with us

Kolumna

Useini: Bilall Kasami po shkel rregulloren për funksionim të FR të LB

Published

on

Shkruan Liridon Useini:

Leje që shpifin po edhe turp nuk kanë, çfarë njerëz mund të jenë?!

I dashur opinion,

Ju shumë mirë e dini kush jam unë, e kush janë ata! Ndonjëherë e kemi patjetër të ulim nivelin e të diskujtojmë edhe me të pa shkolluar edhe me shpifës e injoranta.

Personi që ishte i dërguar mbrëmë në emisionin Click Plus, kinse për të përfaqësuar të rinjtë e LB, nga shefi i tij, është me nivel të mesëm shkollimi, është i kontraktuar në Drejtorinë e Hekurudhave të Maqedonisë me mbi 50.000 denar në muaj.

A e kuptuat se pse shpifën, sepse duhet ta arsyetoj pagën e tij përpara padronit.

Mbase më akuzojnë për personale këta individ që personalisht e joligjërisht po fitojnë, ja edhe një herë me një argument tjetër po ua dëshmoj.

Në fotografi është një pjesë nga procesverbali i mbledhjes së FR të mbajtur më datë 24.08.2020 (origjinali i procesverbalit) ku unë, në cilësinë e të parit të të rinjëve kam kërkuar 6 pozicione udhëheqëse (2 drejtori qendrore, 2 zëvendës drejtori qendror dhe 2 drejtori rajonale) për FR, konkretisht për anëtarë të FR me nivel të lartë shkollimi e magjistra shkence!

A e kuptuat se pse shpifën, sepse në kërkesën time për udhëheqje nuk janë të paraparë persona të tillë të pa shkolluar!

I nderuar lexues, këtu është dallimi dhe faji i vetëm i imi është sepse unë kërkoj drejtësi, meritokraci e profesionalizëm në punë, ndërsa ata duan njerëz të tillë të pa shkolluar, pa dinjitet, e shitës për disa mijë denarë.

Po le ta dinë një gjë, që nuk do ti lejoj që ta nënçmojnë rininë shqiptare, nuk do të lejoj që një shofer të flas në emër të rinisë, nuk do të lejoj që një i pashkolluar të flas në emër të të diplomuarëve e të magjistrave dhe nëse këtë e lejon Z. Kasami nuk do të thotë që do ta lejoj edhe unë.

Mund të shpifni e të shani sa të doni, por kurrë nuk mund t’i mohoni argumentet e as t’i fshini faktet, gjithsesi injoranca juaj edhe i mohon, por njeriu me logjik të shëndosh kurrë!

Ps: Me ose pa vetëdije Z. Bilall Kasami është duke e shkelur statutin dhe rregulloren për funksionim të FR të LB!

Continue Reading
Advertisement

Kolumna

Mirë që po dënohet Mijallkovi, keq që s’po dënohet për zullumin ndaj shqiptarëve

Published

on

By

Fejzi HAJDARI

Edhe pse nuk është në nivel që e meriton, dënimi prej 12 viteve për Sasho Mijallkovin është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Mirë që po dënohen Mijallkovi e Jankullovska, por keq që nuk po dënohen për zullumet ndaj shqiptarëve, që ndodhën në kohën e tyre.

Shumë mirë që Sasho Mijallkovi mori 12 vite burg, Jankullovska edhe 4 vite shtesë, kurse u dënuan edhe bashkëpunëtorët e tyre. Por, keq që asnjëri prej tyre nuk u gjykua, e as dënua, për involvim të mundshëm në rastin e Harun Aliut me shokë, për rastin “Gjorçe Petrovin”, për “Monstrën”, “Lagjen e Trimave”…

Keq që nuk po zbulohet roli i Mijallkovit dhe Jankullovskës në këto raste, aq shumë i përfolur si në opinionin e këtushëm, poashtu edhe tek ndërkombëtarët në Maqedoni.
Edhe më keq që ende po mbijetojnë “jaranat” shqiptarë të Mijallkovit, Gruevskit, e Jankullovskës.

Mesazhi është i qartë – në këtë vend dënohet krimi dhe zullumi vetëm në pjesën e shtetit të banuar me maqedonas. E në pjesën shqiptare çka të donë le të bëjnë, bile sa më shumë krim e korrupsion, aq më mirë. Me rëndësi që krimi të mos kalojë kufirin te Ura e Gurit në Shkup, te “Garnizoni” në Kumanovë, apo te “Cetinska” në Tetovë. Sa për Çair, Saraj, Haraçinë, Likovë, Tetovë, e gjetiu, jo që ta pengojnë institucionet krimin, por kur të ju jepet mundësia bile ta ndihmojnë nga pak. Se me i liru shqiptarët prej krimit, pastaj i kërkojnë të drejtat e tyre politike dhe njerëzore që u takojnë. E kërkojnë hisen buxhetore që u takon etj. Kjo nuk guxon të ndodhë.

Prandaj, t’i zhysim në krim e korrupsion, që mos t’u shkojë mendja as për të drejta politike, as për të drejta njerëzore, por vetëm si të ikin jashtë vendit.

Continue Reading

Kolumna

Me punë, por pa jetë!

Published

on

By

Nga Vitjon Nina, Ardit Lipa

“Çdo ditë, zgjohem rreth orës 07:00 dhe filloj bëhem gati për punë. Dita më shkon thuajse e gjitha aty. Rruga e kthimit në shtëpi më duket e lodhshme dhe kur mbërrij, nuk kam ndonjë dëshirë tjetër veçse të bëj një dush e të qetësohem pak”.

“Ndonjëherë më shkruajnë miqtë për t’u takuar. Mbyllja pas orës 20:00 nuk më lë hapësirë të nevojshme. E njëjta gjë, ndodh me shumë të rinj të tjerë”.

“Kjo është puna ime e përditshme dhe e kolegut tim”.

Me punë, por pa jetë! Një dukuri, shndërruar rutinë prej pandemisë, gjatë këtyre thuajse 12-muajve të fundit. Të rinj që punojnë, disa prej nevojës, disa prej pasionit, nuk kanë më një jetë sociale jashtë ambientit të punës.

“Ka pasur ndikim negativ tek unë. Te miqtë e mi gjithashtu”, thotë për Albanian Post Biora Vojka, studente e gazetarisë në Tiranë. “Na ka privuar nga shumë aktivitete sociale. Nuk bëjmë dot më asgjë jashtë punës”.

“Dëshira e momentit e gjithsecilit, duket sikur është shprehja: Mos shkofshim në derën e spitalit!”, vijon e reja. “Kjo panoramë e zymtë të bën të lutesh për shëndetin. Mbi të gjitha, po na lë pa përjetuar asnjë emocion tjetër”.

“Ajo që më mundon më shumë është fakti se ka raste kur kthehem nga puna dhe rrugët janë bosh. Kudo sheh patrulla policie. Asnjë thërrime jete sociale. Kjo më tremb, po zhduk jetën”.

Jo vetëm Shqipëria
Triada Tiranë-Prishtinë-Shkup, ndoshta, nuk ka qenë kurrë kaq e unifikuar për çështjet e rinisë, sa në këtë efekt anësor që ka shkaktuar pandemia.

“Kam pasur jetë shumë dinamike, rreth njerëzve që i dua, shoqërisë, familjes”, përshkroi për AP një e re nga Tetova, e cila preferoi të mos bëhej publike. “Kisha një liri që nuk mendoja kurrë se do e humbisja. Sot, fatkeqësisht, po përjetoj të pamendueshmen”.

“Shpenzonim aq shumë kohë në fakultet. Kohë të bukur. Punonim në grup. Kur e mendoj tashmë në retrospektivë, ajo gjë aq normale dhe e thjeshtë, më duket si gjëja më e bukur në botë”.

Ndër të tjera, tetovarja ndihet “e ngulfatur” brenda një qyteti që i ndërron fashat orare për çdo javë.

“Më mungojnë udhëtimet. Liria që ato më jepnin, qetësia. Gjithçka na ka mbetur, janë takimet universitare në ndonjë platformë virtuale tejet larg realitetit”.

Genisi nga Prishtina ka qenë i infektuar me Covid-19 më parë. Ajo që nuk dinte ai, ishte se më shumë do të vuante izolimin pasardhës, se sa vetë sëmundjen, të cilën e kishte kaluar lehtë.

Gjithsesi, ai përpiqet çdo ditë të shohë ndonjë anë pozitive të situatës. “Studioj, punoj dhe shumë rrallë shpenzoj kohë jashtë këtyre ambienteve. Çfarë më ngelet, i përdor për pasionet e mia”.

Dhimbja për të është e madhe kur nuk i lejohet të ndjekë ekipin e zemrës në stadium. Politika është një tjetër pasion i tij, por e ka të vështirë të marrë pjesë përtej mbledhjeve online.

“Nuk mbaj mend herën e fundit kur kam bërë ndonjë aktivitet përveç punës dhe shkollës. Më është krijuar një izolim akoma më i madh se sa e kam pasur”.

Çfarë thotë psikologia për këtë situatë?
Pasojat vihen re edhe nga vetë psikologët, të cilët kanë mbajtur një barrë të madhe mbi shpatulla, për të garantuar çdokënd të marrë një përkujdesje të duhur nëse e kërkon.

Brunilda Laboviti, psikologe klinike e zhvillimit dhe marrëdhënieve, pedagoge prej vitesh, ka mendimin se “tashmë që jemi një vit pas fillimit të pandemisë, rutina mund të quhet e ndryshuar tërësisht”.

“Në fillim ishte e vështirë për të gjithë. Por, nëse të tjerët u mësuan disi, të rinjtë, të cilët punojnë, po vuajnë mungesën e kohës për aktivitete sociale. Të gjithë kemi nevojë të shpenzojmë kohë me të tjerë pas përfundimit të punës. Mbi të gjitha, të rinjtë”.

Laboviti e përkufizon këtë izolim social si një “orë me zile”, që zgjon ndjesi negative tek individi. “Kthehet në gjë të rrezikshme, pasi tensioni i akumuluar gjatë punës nuk mund të shkarkohet nga të rinjtë”.

“Rrezik i madh është dhe humbja e kontakteve tërësore. Njeriu është qenie sociale. Ndërveprimi na formëson. Ndërprerja e tij mund të sjellë pasoja të rënda në psikikën e njeriut”.

Për sa i përket rijetëzimit të ditëve, psikologia këshillon ndërmarrjen e aktiviteteve të reja. “Duhet të përpiqemi të zbulojmë kënaqësi të reja. Mund t’i drejtohemi punës artizanale, leximit, gatimit. Aktiviteteve që kryhen edhe në shtëpi”.

Nesër do të jetë një ditë e re, me zgjimin e zakonshëm rreth orës 07:00 dhe shkuarjes në punë. Rutina do të jetë sërish ajo kapluese, të paktën për sa kohë do të sillemi rrotull në këtë rreth pandemik.

Ndoshta nuk do të jemi aq të qetë sa duhet, edhe pse me punë.

Me punë, por pa jetë!

Continue Reading

Kolumna

Ajdari: Ç’ju desht Fatime Fetait amnestimi i Trajko Veljanovski-t

Published

on

By

Shkruan: Bedri Ajdari

A thua ku ngeli MOTIVI i vrasjes se 5 maqedonasve nga ana e shqipetarve tek Liqeni i Smilkoves?

Pra, c’ju desht Prokurores Fatime Fetai pastrimi dhe amnestimi i Trajko Veljanovski-t ne seance gjyqsore, bash ne shpalljen e fjalimit perfundimtar, ku Trajkoja, as ka qene i akuzuar as nuk ka qene ne cilsine e deshmitarit qe te permendet bash ne seance gjyqsore?!
– “Ishkaj si ja muvata” ishte nje fjali qe e tha ne sallen gjyqsore kolegu i yt, Gavrill Bubeski, duke i’u drejtuar Fejzi Aziri-t nga mllefosja e juaj kur u’a diskreditonte dhe u’a zbulonte manipulimet deshmitareve qe ju i kishit propozuar, nga te cilet pikerisht ishte montuar rasti!

– Si e komentoni Prokurore kete veprim tuajin? Si mund ta konsiderojme kete “ishkatje te mizes” nga koka e mikut tuaj, me c’far e kembyet kete sherbim, per c’far premtimi apo per c’far te mire materiale?
A mos te friguan, kercenuan apo shantazhuan kta te VMRO-se me ndonje veprim tendin te pakontrolluar, e sidomos kur keni qene te ftuar ne nje koktell per te festuar Jubileun e 50 vjetorit te zyres se avokatise Apostolski, tek restorani i “MKC” afer gjykates?!
P.S. C’far te detyroi ti mbulosh te zezat e VMRO-se e t’i akuzosh shqiptaret?

Continue Reading

Aktuale