Connect with us

Kulturë

Zbulimi i madh që ndryshon historinë e shqiptarëve (VIDEO)

Published

on

Mure, shpella, gurë e guva me simbole te vjetra… Çfarë janë këto shenja ? Kush i realizoi dhe përse nuk janë dokumentuar në rregjistrat e autoriteteve ?

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, në zona të thella, mes majave e shtigjeve të thepisura…. Kur flasim për zbulime të këtij lloji fillesat duhet ti kërkojmë 5000 vjet më parë…. A do të kenë rezultatin që presim kërkimet tona ?

Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare.

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Mësoni disa fakte për heroin kombëtar Hamëz Jasharin, i kishte nëntë fëmijë, shtatë ia vranë serbët

Published

on

By

Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm. Është djali i dytë i Shabani Jasharit. Më 30 janar 1991 iu bashkëngjit Ademit dhe s’ju nda deri në vdekje.

Hamza është babai i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekimit. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, të mesmen në Skenderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike.

1. Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj.

2. Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur.

3. Hamza ka mbaruar shërbimin ushtarak në vitin 1973, dhe pastak ka shkuar në Gjermani, për 5 muaj. Mirëpo u kthey prapë, sepse siç thoshte ai “Gjermania s’qenka për mua”.

4. I pëlqente edhe muzika shumë, por edhe teatri. Gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur.

5. Ishte i martuar me Feride Mecini nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe patën nëntë fëmijë. Ranë e shoqja e Hamzës dhe pesë vajza dhe dy djemtë e tij, ndërsa mbijetuan luftën Bekimi dhe Besarta.

6. Hamza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe

Continue Reading

Komente

“Kush ia ka pa hajrin t’ecmes, kap gjeje njo që t’vozitë”

Published

on

By

Unë jam Aja.

Sot, bëhen plot 26 vite nga dita që erdha n’këtë botë. Nuk do t’iu tregoj se si e festova këtë datë, por do t’iu tregoj si e kalova një pjesë të kësaj dite.

Me të hedhur hapin e parë në lagje, m’përshëndeti fqinja që nuk i ikë gjë pa marrë vesh, e nuk i kishte ikë as lajmi për ditëlindjen time. M’uroi aq bukur, sa t’iu them t’drejtën një urim që buron prej thellësisë së zemrës sa ky, v’shtirë e keni me e gjetë! M’tha “sa shpejt po kalojnë vitet, urime e mos e pritsh vitin tjetër pa burrë! haha “.

Bash m’erdh mirë qe qeshi. Pasi unë nuk i qesha budallallëkut t’saj, t’paktën ajo pa diçka komike në të. Por, në atë moment mu dhimbsën prindërit e saj, të cilët pasi ajo u divorcua e as nuk provoi të kërkojë një vend pune, u kujdesën për të dhe vajzën e saj nga martesa me ish-burrin, e kjo po e rëndon pleqërinë e tyre. Faj nuk i vë për divorcin, s’është e para as e fundit që u divorcua.
Por, një nënë e papërgjegjshme për f’mijën e saj t’i jap dikujt mend për martesë? Absurde!

Vazhdova rrugën e hipa në autobus, ku ulur pashë një nga shoqet e shkollës së mesme.
E ftova të pinim diçka bashk’ pasi të zbrisnim. M’tha “me qejf e dashur, por duhet me shku tash te nji shoqe e me i marrë disa ilaqe për djalë”. Thash “është afër barnatorja, merri këtu”, e ajo disi mërzitur ma ktheu “e di, por i marr falas nga ajo, s’e burri s’është t’u punu e unë qeshtu pa punë, veç v’llau sa po m’ndihmon”. Thash “me t’mira për ndonjë ditë tjetër pra, e djali qoftë mirë me shëndet!”
Tha “me t’mira! Urime edhe një herë e edhe ti ngutu pak, ja shihe djalin tem 3 vjeç, tash n’Gusht t’u i bo 4 hahaha”.

Ç’t’i thoja? Ku ta gjeja vullnetin për debat me një grua që mburret pse biri i saj është 3 vjeç, e ajo nuk i siguron dot as barnat?
Me një grua që nuk ështe krah, por barrë për familjen e saj. Nuk është turp të mos kesh, por të lavdërohesh me fatin e keq, po që është! “Po, po, duhet me u ngut” e thash si me shaka.

Pasi zbrita nga autobusi ndalova të shihja një fustan që më tërhoqi vëmendjen tek një butik aty afër, dhe befas përballë meje ishte Arbona. Ajo vajza që e patën dërgu n’shkollë prinderit e saj me dëshirë që ajo t’bëhej dikushi n’jetë. Ajo që shpesh m’kish folë për ëndrrat që i kishte, e besa edhe kish arritë me i realizu. Por, si?

Shkatërroi një familje për një pasanik torollak, me të cilin sot janë bashkë. Ai s’la gjë pa i blerë, e dëshirë pa i plotësu. Nuk e pyet ku është, ku shkon, e as kur kthehet. Asaj një i tillë i është dasht’ që martesa mos ta pengonte “lojën” e saj. Çudi si është aq krenare që jeton me dikënd që s’di me i lidhë dy fjalë t’mençura bashk’.

Pasi biseduam ndërkohë që shikonim fustanet, dolëm nga aty… ajo ndaloi tek vetura e saj super luksoze. “Eja, t’vozis unë” tha. “Jo, faleminderit se m’paska marrë malli me ecë”, ju përgjigja. E ajo ma ktheu, “kush ia ka pa hajrin t’ecmes, kap gjeje njo që t’vozitë!”
Qesha si për t’ia bërë qejfin e s’i thash gjë. Fundja ishte jeta e saj, por dikush si ajo t’më k’shillonte mua? Kjo më habiste!

Çudi që t’njejtën këshillë ma patë dhënë edhe Tina, ajo vajza e hallës që është martu n’Suedi, e gjithë thotë që ka pas mundësi me gjetë ma mirë. Besa edhe n’dasmën e saj dukej si me e martu me zor. Sot e asaj dite rrjetet sociale i përdorë me u çmallë me ish të dashurin e saj, i cili nuk arriti me ja “siguru jetën” siç thoshte ajo, dhe u ndanë. Sot i shikon fotot e tij me e dit’ a është martu, me çka merret, e sa ka ndryshu ai.
Pyes veten, k’të jetë paska dashtë me “siguru”? Ku mendjen e zemrën, e ku trupin?!

Edhe djali i dajës, Loriku, m’patë thënë “është shumë nëse vajza i pret 25 vite n’shtëpinë e babës” e unë lutesha edhe 30 me i prit e mos me m’taku Zoti me një si ai.
Ka një jetë të shfrenuar, me këshillat e “burrit” që aktron burrërinë, e mendjen sa tek njëra sa tek tjetra. Mënyra si e shikon ai gruan e tij është identike me atë si i shikoj unë minjtë, të cilët i kam frikë e neveri. Më dhimbsej fryma ta hargjoja për një debat me të, s’ia vlente!

Sidoqoftë, vazhdova rrugën për ku edhe isha nisur, të takoja miken time pasi ajo të kishte mbaruar orarin e punës. Gjatë bisedës me të si me shaka i thash “je aq e mirë që më kursen nga pyetjet që në qendër të vëmendjes kanë martesën!” Ndërsa, ajo qeshi dhe mu drejtua “nuk të pyeta qëllimisht lidhur me k’të temë, sepse, ti mund të mos duash të ndash këtë pjesë kaq të bukur me të tjerët.

Dhe tjetra, nuk është çështja ime. Apo mbase, lumturia që kam nuk më lë kohë të ndërhyj aty ku nuk më takon. Kam përshtypjen ata të cilët kanë zbrazëti nga zgjedhjet e partnerëve të tyre e bëjnë këtë. Nuk e kuptojnë dot që ka njerëz të cilët duan të ndjejnë dashuri dhe jo të nënshkruajnë kurorëzim sa për sy e faqe.

Andaj, mos prano asgjë më pak se respekt, besnikëri, dashuri, dhe mirëkuptim.
E nëse jeta nuk të takon me një që të ofron këto, mos e shih martesën si gjë që duhet kryer doemos. Martesa nuk është qëllimi kryesor pse ti je këtu”. Biseduam edhe për pak kohë e u përshendetëm. Duke ecur mendoja “ajo vërtet kishte të drejtë…”

Por, mendimet m’i ndërpreu thirrja që më mbushë jetë. Qesha dhe u përgjigja “po, i dashur…?”

Tregim nga Nora HASANI

Continue Reading

Kulturë

577 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Published

on

Besëlidhja e Lezhës, e njohur si Lidhja Shqiptare e Lezhës, Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Princave Shqiptarë të viteve 1444, të cilët dëshironin të shkëputeshin nga lidhja me Perandorinë Osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak osman.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë. Si organizatorë të kuvendit merret i posa kthyeri nga Stambolli, gjenerali shqiptar në perandorin osmane Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që më këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Princërit që morën pjesë ishin Gjergj Arianiti; Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjerë në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernoviçi, princ i Malit të Zi. Veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues.

Kjo Besëlidhje mori disa vendime. Vendimet e kuvendit ishin krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Të gjithë princërit u zotuan të përkrahnin me ushtri, me ushqime dhe para kundër Sulltan Muratit II.

Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.

Për më shumë vite e shekuj, por edhe sot ky Kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike, në të cilat vendos shumica e pjesëmarrësve dhe udhëhiqen nga një i ri që respekton mendimet e pleqërisë shqiptare.

Continue Reading

Aktuale