Connect with us

Lajme

Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash

Published

on

Në Prill të vitit 2017, avokati i njohur maqedonas, Ignat Pançevski deklaronte se materialet e rastit të vгasjes së të rinjve maqedonas tek Liqeni i Smillkovës kanë qënë objekt i pazareve “ndër tavolinë”. Sipas tij, ekzistojnë biseda të pëгgjuara dhe fakte për zbardhjen e këtij rasti, por që opinioni nuk do t’i marrë vesh kurrë sepse të njëjtat janë pjesë e pazareve politike. Ai hedh dyshimet mbi rolin e ish kreut të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, të cilin e cilëson si njërin nga gjashtë personat nga hierarkia e shtetit, që kanë gisht në fshehjen e provave, përcjell in7.

“Trajko Veljanovski është personi i parë që duhet ta ulë kokën e të largohet që aty dhe ta lejojë Kuvendin të funksionojë… Trajko Veljanovski është i pari nga gjashtë personat, me emra dhe mbiemra, secili me pozitë më të lartë e të rëndësishme e që merren vesh për fshehje dhe fshirje të gjuгmëve nga Liqeni i Smillkovës. Ai inçizim tonik është objekt i pazareve mes më shumë personave, të cilët e kanë atë material dhe ofrojnë para”, ka thënë avokati Pançevski.

Sipas tij, materiali në fjalë nuk do të zbulohet kurrë sepse është objekt i pazareve, siç i quan ai, ndër tavolinë.
“Bëjnë tregti ndër tavolinë, nuk jeni të vetëdijshëm se sa”, ka thënë mes tjerash Pançevski, përcjell in7.

Avokati Ignat Pançevski ka qënë i njohur për deklarata të tilla direkte dhe të guximshme. Ai ka hetuar disa raste të dyshimta koггuptive në vend. Ka qënë ndër të parët që me këmbëngulje ka theksuar se ish presidenti, Boris Trajkovski është vгaгë dhe se nuk ka qënë’akѕ¡dent ггëzimi i aeroplanit. Në vitin 2013 si pasojë e aktivitetit të tij, ka qënë i pIagosur në këmbë. Ndërroi jetë në 26 Maj të vitit 2019 pas një ѕëmundjeje të rëndë./in7.tv/

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Spasovski: Hetimi për rastin “Sozia” do të zgjerohet, nuk ka tolerancë për askënd

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte deklaroi se hetimi për rastin “Sozia” në lidhje me abuzimin e pasaportave do të zgjerohet, pavarësisht nëse janë struktura brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme apo jashtë vendit, dhe pa marrë parasysh sa lart arrinë në hierarkinë e policisë.

“Nuk ka asnjë tolerancë për askënd, kushdo që ai dëshiron të jetë, si në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në vend në përgjithësi. Sigurisht, ne punojmë me shërbimet partnere jashtë territorit të vendit, në krijimin e identiteteve dhe marrjen e masave kundër personave që ata përdorën”, tha Spasovski në “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ministri theksoi se procesi i hetimit do të tregojë se si dhe në çfarë mënyre janë bërëa ato.

I pyetur se si është e mundur që një parti politike të ketë informacione të tilla të rëndësishme si 214 dokumente të falsifikuara, Spasovski dyshon se opozita donte të sabotonte aksionin.

Spasovski informon se MPB-ja ka hapur përpunim të veçantë penal që i referohet punonjësve ose zyrtarëve të dikurshëm dhe aktualë të cilët në një moment të caktuar nxjerrin ose vendosin dokumente deri tek partia opozitare, mediat, etj.

Continue Reading

Bota

Zvicra lehtëson masat – Hap tarracat e lokaleve

Published

on

By

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim

Do të hapen zonat e jashtme të restoranteve (tarracat) por edhe brenda hapësirave të objekteve sportive dhe institucioneve kulturore.

Përveç kësaj, janë përsëri të lejuara ngjarjet me 50 persona brenda dhe deri në 100 persona jashtë si dhe mësimi me prani fizike, në universitete, transmeton albinfo.ch.

Këshilli Federal ka vendosur për relaksimin e masave edhe pse Zvicra nuk plotëson katër nga pesë standardet e caktuara nga qeveria, për lehtësim.

Vendimin e ka bërë të ditur pak më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, shkruan albinfo.ch. Ai, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë është duke mbajtur një konferencë për media, në Bernë ku po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën më të re të pandemisë.

Continue Reading

Lajme

Shtetësia, Snopçe: Është jetike për mijëra shqiptarë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në emisionin “ENTER” ka deklaruar se bllokadën në Kuvend paralelisht e ka bërë vet pushteti dhe pastaj edhe opozita maqedonase me amendamentet dërguara për propozim ligjin për shtetësi. Ai tha se duke parë këto veprime, opozita shqiptare me 5 mars ka marrë vendim që të bllokojë çdo ligj në kuvend, dhe këtë Snopçe e quan “vendim reciprociteti”.

“Ne vlerësojmë se ky ligj, është jetik për mijëra shqiptarë, banorë të këtij shteti. Nëse qeveria thotë se ligji aktual plotëson standardet evropiane, njëra nga standardet evropiane është që të mos ketë asnjë qytetarë në botë që nuk ka asnjë shtetësi. Si mund të jetë standard evropian kur ne kemi qytetarë që jetojnë 30 vjet rresht në Maqedoni dhe nuk kanë shtetësinë. Ky fakt dhe argument demanton qeverinë”, tha Snopçe.

Ai tha se kur qeveria e ka parë se opozita është serioze dhe ka kapacitete edhe intelektuale edhe mekanizma për të bllokuar kuvendin atëherë kanë ndërmarr iniciativa për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje.

“Jemi afër marrëveshjes, ka disa detaje që duhet të hekurosen, të premten duhet të kemi edhe një takim të grupeve koordinuese për t’i parë dilemat dhe mendojë që kjo çështje ka vullnet të mirë që të zgjidhet”, u shpreh Snopçe.

Continue Reading

Aktuale