Sport
ZYRTARE – Ky është ekipi i ri i Amir Abrashit
Superligës zvicerane i është shtuar edhe një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Amir Abrashin, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori i kombëtares shqiptare është larguar zyrtarisht nga Freiburg për t’u rikthyer në Superligën zvicerane.
Abrashi është transferuar te Basel, në huazim deri në fund të këtij sezoni. Një rikthim në elitën e futbollit zviceran për 30-vjeçarin, aty ku ka luajtur më parë me Grasshopers.
Në Basel do të gjejë edhe Taulant Xhakën, Edon Zhegrovën, Orges Bunjakun dhe Pajtim Kasamin.
Te Baseli Abrashi do të kërkojë të luajë në vazhdimësi për të ruajtur edhe vendin në fromacion në kombëtaren kuqezi në eliminatoret e Katar 2022 që do të nisin në muajin mars.
Sport
Ndodhi edhe kjo, arbitri mbylli ndeshjen, por ndërhyn VAR Dhe ndryshon rezultatin në minutën e 101! (VIDEO)
Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes kopenhagenit dhe Arahus.
Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3:3, me golin e fundit që u shënua në minutën e 101-të.
Arahus po avansonte me rezultatin 3:2 deri në minutën e 96-të, kur arbitri tregoi edhe fundin e takimit.
Pikërisht në këtë rast protagonist bëhet VAR-i, që ndonëse arbitri kishte njoftuar mbylljen e ndeshjes, ndërhyn dhe më pas akordohet penallti për vendasit e Kopenhagenit, e cila shndërrohet në gol nga Ëind në minutën e 101-të.
Pavarësisht protestave të lojtarëve miq, arbitri pas konsultimit me VAR dha penalltinë, duke rikthyer skuadrat në fushë.
Sport
Bajerni i gatshëm të ofrojë 45 milionë euro për këtë lojtar
Bajerni i gatshëm të ofrojë 45 milionë euro për Kulibalin
Mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali, karrierën e tij mund ta vazhdojë në Gjermani.
Sipas “Tuttomercatoweb”, senegalezi 29 vjeç u gjet në sferën e interesave te Baerni Munih, i cili është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për futbollistin.
Në sezonin vijues, Kulibali ka luajtur 28 ndeshje të gjitha turnetë, në të cilat arriri një gol, mori shtatë kartonë të verdhë dhe një përjashtim.
Sport
Lojtari i Sevillës u mundua ta ndalte Messin me dy duart, tentimi i tij dështoi
Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm siç është Sevilla, shkruan “Zeri.info”.
Në këtë përballje e cila u mbyll me fitoren e “Blaugrana” 0:2, shkëlqeu ylli dhe kapiteni i kësaj skuadre, Lionel Messi që shënoi golin e dytë dhe asistoi në të parin.
Se argjentinasi ishte në formë të mirë në këtë duel tregoi edhe minuta e 87-të, kur një nga lojtarët e Sevillës u mundua ta ndalte në një mënyrë të pazakont duke tentuar ta kap për fanelle me dy duart, mirëpo as në këtë mënyrë ai nuk u ndal.
Golin e parë për “Katalunasit” e realizoi francezi, Ousmane Dembele.
Falë kësaj fitoreje, Barcelona ngritet në vendin e dytë në tabelën e La Ligas me 53 pikë gjithsej.
Joan Jordán trying to stop Leo Messi😂 pic.twitter.com/OnRUAYgV8a
— IBJ (@ibjoe96) February 27, 2021
-
Komente2 weeks ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme4 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme1 week ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme4 days ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme4 weeks ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 weeks ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl