Connect with us

Lajme

Rasti Monstra /Ziadin Sela e pyet Zoran Zaevin se cila është ,,e vërteta e tmerrshme”

Published

on

I ftuar në emisionin,,Enter” në TV shenja Kryetar i Aleanca për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për aktuelitet politike në vendë.

I pyetur nga gazetari lidhur me proçesin gjyqësor ,,Monstra” dhe fjalët e Prokurorisë për burgim të përjetshëm, Sela ka thënë se është i tmerruar se si është e mundur që të gjykohet një rastë i këtillë kur dihet se faktet dhe dëshmitë për këtë rast i ka mbledhur Jankullovska dhe Mijallkov.

Sela: Është e pa logjikshëm që një proçes gjyqësorë siç është ,,monstra” të gjykohet duke u bazuar në dëshmitë për të cilat dihet se janë mbledhur nga Jankullovska dhe Mijallkov bashk me atë zv.Ministrin e BDI përmes një konference për shtyp gjykuan disa qytetarë shqiptarë.

Është për tu çuditur edhe më deklaratën e Kryeministrit aktual Zoran Zaev i cili në 2016 pati deklaruar se e vërteta për ,,Monstra” është e tmerrshme, prandaj un e pyes publikisht Zoran Zaevin, Cila është ajo e vërtet e ,,tmerrshme” sepse duhet parasysh që Zoran Zaev nuk është një qytetarë i rëndomtë por në atë kohë ishte personi që posedonte materjale të përgjuara dhe kjo e bën përgjegjës për deklaratën e dhënë publike,un nuk kanë informacione,por Ai duhet të ftohet minimumi si dëshmitarë në këtë rastë.

Sela gjithashtu tha se të gjykosh një rastë dhe lëndë të formuar nga Geshkovska është jashtë çdo logjikë,sepse po këta eksponent që aso kohe ishin opozitë e dijnë se kishim një regjim dhe ky rast ndodhi pikërisht në kohën e regjimit.

Sela ka thënë gjithashtu se nga ajo që kemi dëgjuar nga Prokurorja Fetai,më shumë ngjan në një proçes për të shfajsuar Trajko Veljanovskin sesa për të dënuar dikend,kjo është çmenduri nga ajo që dëgjojmë,çfar i duhet një prokurore që të përmendë Trajko Veljanovskin kur dihet se ai nuk është pjesë e këtij proçesi gjyqësorë.

Sela vlerëson se Zoran Zaev po tenton të krijoj një grup brenda VMRO për të kontrolluar atë dhe për ti pasë gjërat nën kontrollë.

Këtë e ka deklaruar Ziadin Sela në emisionin,,enter” në Tv Shenja.

Continue Reading
Advertisement

Bota

“Izraeli u bën presion vendeve të transferojnë ambasadat në Kuds në këmbim të vaksinës anti-COVID”

Published

on

Transmetuesit publik izraelit (KAN) njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds

Media izraelite njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit publik izraelit (KAN) mësohet se së shpejti Hondurasi do të marrë 5 mijë vaksina kundër COVID-19 nga rezervat e Izraelit.

Në lajm një burim që nuk dëshiron të identifikohet ka thënë se “Së shpejti një avion nga Hondurasi do të vijë për të marrë vaksinat dhe se në të njëjtën mënyrë do të marrin një sasi vaksinash edhe Guatemala dhe Çekia”.

I njëjti burim rikujton se Guatemala pas SHBA-së është vendi i dytë që ka hapur ambasadën e saj në Kuds ndërsa edhe Çekia ka premtuar se do të ndërmarrë një hap të tillë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, hedhjen e një hapi të tillë nga kryeministri Benjamin Netanyahu e ka cilësuar si një punë të paligjshme.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Gantz tha: “E vërteta është se Netanyahu po bën një tregti pa llogaritje nëpërmjet vaksinave që janë blerë me taksat e paguara nga shtetasit izraelitë, por mesa duket kujton se po drejton një mbretëri dhe jo një shtet”.

Hedhja e një hapi të tillë duhet të miratohet duke u diskutuar nga qeveria, tha Gantz i cili shtoi se “Një situatë e detyrueshme në lidhje me sigurinë, politikën ose shëndetësinë mund të jetë një arsye për hedhjen e një hapi të tillë”.

Në një deklaratë me shkrim dje nga Zyra për shtyp e Netanyahut u njoftua se janë mbledhur sasi të kufizuara të vaksinave të papërdorura nga muaji i kaluar dhe se për këtë arsye do të sigurohen pajisje mjekësore për Palestinën dhe vaksina në sasi simbolike për disa vende që i kanë kërkuar Izraelit.

Continue Reading

Bota

39 makina përfshihen në një aksident

Published

on

By

Të paktën 39 makina janë përfshirë në një aksident në Bashkiri të Rusisë.

Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë e përplasjes në seri, 10 persona janë dëmtuar rëndë.

Shkak i aksidentit raportohet se janë bërë erërat e forta dhe vështirësia e shikimit të shoferëve.

Si rezultat i kushteve të vështira klimaterike, tri rrugë deri më tani janë mbyllur, pasi autoritetet kanë vlerësuar se përshkrimi i tyre është me rrezik për shoferët.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat në këtë rajon në ditën në vijim, priten të shkojnë deri në minus 35 gradë celsius.

Më poshtë pamjet:

Continue Reading

Kosovë

12 të arrestuar në Kosovë për shpërdorim detyre dhe ryshfet

Published

on

By

Në Kosovë të mërkurën u arrestuan 12 persona nga të cilët 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të prokurorisë dhe njësitit të policisë së Kosovës kundër krimeve ekonomike. Përgjatë operacionit që filloi në orët e hershme të mëngjesit, janë kryer bastisje në ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë si dhe në katër komuna të tjera të Kosovës: Istog, Lipjan, Gjilan dhe Pejë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha në një konferencë me gazetarë se “janë arrestuar 12 persona, dhjetë janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë tjerë të Kosovës, të cilët u kanë ndihmuar këtyre personave në forma të ndryshme. Të njëjtit dyshohen për disa vepra penale; keqpërdorim i subvencioneve, shpërdorim i autorizimeve zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”.

Drejtori i departamentit kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, tha se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 400 mijë euro.

“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve … Ato dyshohet se janë fituar nga vepra penale marrje ryshfeti dhe dhënie e ryshfetit”, tha zoti Sahiti.

Sipas prokurorisë hetimet dhe grumbullimi i informacioneve janë zhvilluar nga muaji janar dhe se gjatë operacionit përveç parave janë konfiskuar edhe makina, kompjuterë, dhe telefona celular. Prokuroria tha se operacioni pritet të vazhdojë.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë vazhdon të mbetet një nga fushat e kritikuara nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore.

Vëzhguesit thonë se në Kosovë nuk kanë munguar asnjëherë operacionet dhe arrestimet për keqpërdorime, por sipas tyre sfidë mbetet ndëshkimi i të përfshirëve në veprimtari të tilla./VOA

Continue Reading

Aktuale