Connect with us

Lajme

Infektimi i Piperos me COVID, epidemiologu: Vaksina nuk është magjike, rast që duhet studiuar

Published

on

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, vetëm dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës së Pfizer.

Duke komentuar infektimin e Piperos, Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha për “News24” se vaksina nuk është magjike, duke theksuar se rasti i mjekut duhet studiuar, por shtoi që gjithsesi nuk mund të gjeneralizohet nga një person.

Sipas tij, vaksina nuk ka një efektivitet 100% as pas marrjes së të dyja dozave dhe se raste infektimesh janë të pritshme.

Ai shtoi se nuk ka ende të dhëna nëse një person që ka marrë vaksinën e Pfizer përjeton simptoma më të lehta, në rast se infektohet me koronavirus.

“Vaksina nuk është magjike. Nuk mund të gjeneralizojmë nga një person, ky është një rast që duhet studiuar. Ka dhe raste që mund të jenë të pashpjegueshme. Vaksina nuk ka një efektivitet 100%, pra është një gjë e pritshme. Edhe po t’i bësh të dyja dozat siç duhet, efektiviteti i Pfizer nuk është 100 dhe janë regjistruar edhe infeksione kur dikush i ka marrë të dyja dozat. Nuk ka ende të dhëna nëse dikush që ka marrë një dozë të vaksinës, përjeton simptoma më të lehta të COVID”, tha mjeku.

Continue Reading
Advertisement

Argëtim

VIDEO – Mërgimtari në hall se si të regjistrohet, ka edhe grua edhe dashnore?!

Published

on

Një moment interesant ka mdodhur në emisionin Click Plus teksa po bisedohej për procesin e regjistrimit të diasporës. Paqartësitë dhe problemet e shumta teknike e karakterizuan ditën e parë të këtij procesi, ndërsa nê studio për të sqaruar mangësitë ishte zëvendësdrejtori i Entit për Statistikë, Ilmi Selami. Gjatë emisionit kishte lidhje “live” me mërgimtarë shqiptarë që ankoheshin dhe kërkonin sqarime për paqartësitë e procesit, përcjell in7.

I tillë ishte edhe mërgimtari nga Suedia, të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme e që kishte dilema se si duhet ta plotësojë formularin në pjesët ku kërkohet përgjigje për statusin martesor, se a jeton me bashkëshorten apo me person jashtë martese. Përgjigja e mërgimtarit ishte se ka edhe grua, por edhe dashnore dhe kjo i shkaktonte huti./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Ngritet kallëzim penal ndaj djalit të Nenad Rashiq

Published

on

By

Më 22 shkurt të këtij viti, në fshatin Llapnasellë ndodhi një rrahje ku i përfshirë ishte edhe djali i politikanit serb, Nenad Rashiq.Të përfshirë në këtë rrahje ishin: Nikolla Rashiq, Ristic Marko 2002, Zivkovic Cedomir 2001, Zivic Branko 2002, Dusan Nicic 2002, Milan Jovanovic 2002, Trajkovic Dimitrije 2002, Lazar Karadzic 2000 dhe I.M 2003.

Jovana Filipoviç, avokatja e të miturit I.M., ka thënë se ka ngritur në proces gjyqësor kundër Nikolla Rashiq, djalit të Rashiq.

Ajo tha se në atë përleshje mbeti i lënduar I.M. ku pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua për në spital, raporton Tanjug.

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela: Mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se Enti Shtetëror për Statistika duhet t’i heqë problemet në diasporë ku mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit.

“Shpresoj se e gjithë kjo është problem teknik, se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të qëllimshëm nga ana e ESHS-së”, tha Sela duke shtuar se ky proces është i rëndësishëm për shtetin dhe se nuk të lihet asnjë qytetar pa mundësinë për t’u regjistruar.

Ai shpreson se do ketë skenarë si në kohën Ahmeti Gruevski për regjistrimin e vitit 2011.

Ai kërkoi që të pranohet propozimi i tyre për Ligjin për shtetësi ku parashihet që shtetësia të merret me deklaratë të dy dëshmitarëve.

Continue Reading

Aktuale