Connect with us

Bota

Eksperti i epidemive, Fauçi sqaron ndikimin e mutacioneve të koronavirusit tek vaksinat

Published

on

Fauçi: Mutacionet ndikojnë në vaksinat, por ka mundësi për përshtatjen e tyre

Epidemiologu kryesor amerikan, Entoni Fauçi deklaroi se ka arsye për shqetësim në lidhje me ndikimin e disa mutacioneve të koronavirusit në vaksinat, por shkencëtarët kanë shumë mundësi për përshtatjen e tyre, në mënyrë që të sigurohet efikasiteti i vaksinave dhe ilaçeve.

Fauçi theksoi se arsye të veçanta për shqetësim ekzistojnë kur bëhet fjalë për mutacionin e ri të koronavirusit, i cili u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut, pasi testet laboratorike tregojnë se mund të zvogëlohet fuqia mbrojtëse e vaksinave të aprovuara më parë.

Ai shtoi se niveli i tyre për mbrojte edhe më tej ishte brenda vëllimit të lejuar të koncesioneve.

Fauçi deklaroi se aktualisht është duke u zhvilluar hetimi i efektivitetit të një vaksine kundër llojit të zbuluar në Afrikën e Jugut dhe atij që u shfaq për herë të parë në Brazil, ndërsa të cilin e përshkroi si një zhvillim premtues të ngjarjeve.

Continue Reading
Advertisement

Bota

BE do miratojë ‘COVID-pasaportat’/ Ja kur hyn në fuqi

Published

on

By

Komisioni Evropian paralajmëroi se gjatë muajt mars do të miratojë propozimin legjislativ për atë që tashmë është emërtuar si “COVID-pasaportë”, e që në BE e quajnë “certifikatë e vaksinimit” kundër koronavirusit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se për të filluar zbatimin në praktikë të këtyre vërtetimeve për vaksinim, do të duhen së paku tre muaj.

Ideja është që personat e vaksinuar do të kenë një “certifikatë të vaksinimit” në formën elektronike dhe kjo do t’ua lehtësojë udhëtimet.

BE, deri tash, ka këmbëngulur se fjala është për “certifikata” që do të përdoren vetëm për “çështje shëndetësore”, e jo si “dokumente udhëtimi”.

Megjithatë, Komisioni Evropian tani pranon se qëllimi është të lehtësohet udhëtimi në kohën kur po bëhen përpjekje për rimëkëmbje ekonomike, sidomos në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit.

Mamer, i pyetur se a do të jenë këto vërtetime për vaksinim vetëm për përdorime në sistemin shëndetësor apo edhe për udhëtime, tha se ato “në bazë të gjendjes shëndetësore, do të lehtësojnë udhëtimin”.

Komisioni Evropian, megjithatë, nuk ka fuqi të vendosë për këtë çështje, por vetëm të propozojë.

Pastaj, vendet anëtare, së bashku apo secila në mënyrë individuale, mund të vendosin se si t’i përdorin këto vërtetime./ REL/

Continue Reading

Bota

Ish-presidenti i Francës dënohet me burg

Published

on

By

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe dy ish-ndihmës të tij u dënuan me nga tri vjet burgim – dy prej tyre me kusht – nën akuzat për korrupsion.

Sarkozy, 66 vjeç, u gjet fajtor për përpjekje për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.

Sipas prokurorëve, skandali ka dalë në pah pas përgjimit të bisedave midis Sarkozyt dhe ish-avokatit të tij, Thierry Herzog, pasi ish-presidenti ka mbaruar mandatin, në vitin 2012. Herzog dhe Azibert morën të njëjtin dënim. Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, me një etiketë elektronike.

Ish-presidenti, i cili e mohon çdo keqbërje, pritet të apelojë. Ai është presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chirac, që ishte akuzuar për korrupsion. Chirac ka vdekur në vitin 2019.

Continue Reading

Bota

Trump nuk dorëzohet, do të kandidojë sërish për President

Published

on

Tramp paralajmëroi kandidim për Shtëpinë e bardhë në vitin 2024

Ish presidenti amerikan Donald Tramp në fjalimin e djeshëm në konferencën për Aksionin politik konservator (KPAK) njoftoi kandidim për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, duke i përsëritur pohimet e tij se demokratët i “grabitën” zgjedhjet në vitin 2020.

Si-En-En citon se Tramp nga foltorja e KPAK në Orlando ka bërë përpjekje ta kthejë ndikimin e tij dhe të sigurojë ndikim të madh në Partinë Republikane para ndërmjet zgjedhjeve në vitin 2022.

“Larg asaj se udhëtimi ynë me siguri do të përfundojë. Do të fitojmë, ndërsa Amerika do të jetë më e fuqishme dhe më e madhe se përpara”, tha Tramp.

Edhe pse ka kritikë të shquar në parti, shumica e republikanëve u ndalën në anën e Trampit gjatë konferencës në Orlando, ndërsa përfaqësuesit partiak filluan t’i dënojnë deputetët republikan të cilët e mbështetën revokimin e tij”, informon televizioni.

Continue Reading

Aktuale