Connect with us

Kosovë

“Ejani se e vrava djalin” denoncimi i babait për rastin e sotëm në Prishtinë

Published

on

Babai vrau djalin, në rrugën ‘Ndue Perlleshi’’, teksa me të marrë informatën policia arritën në vendin e ngjarjes.Por burime të lajmi.net bëjnë të ditur se informacioni për vrasjen erdhi pikërisht nga i dyshuari për kryerjen e këtij akti, që është vetë babai i Albert Krasniqit.

“Ejani se e vrava djalin”, theksohet t’u ketë thënë i dyshuari policisë në thirrjen që bëri për të lajmëruar rastin.Por jo vetëm kaq. Sipas të njëjtave burime, Albert Krasniqi prej disa ditësh ishte në kërkim të policisë, për shkak të raportimit për dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes, Besa Gashi.Policia ishin vënë në kërkim të Krasniqit, për shkak të kësaj vepre derisa sonte ngjarja tragjike çoi rastin në një dimension tjetër.Albert Krasniqi ishte i njohur edhe më parë për organet e rendit, pasi i njëjti kishte plagosur reperin Noizy në qendër të kryeqytetit, por që rasti ishte zgjidhu më pas me pajtimin e të dy palëve.Nga Policia e Kosovës sonte deklaruan se tashmë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe se personi i dyshimtë është arrestuar./Lajmi.net/

Continue Reading
Advertisement

Kosovë

Ngritet kallëzim penal ndaj djalit të Nenad Rashiq

Published

on

By

Më 22 shkurt të këtij viti, në fshatin Llapnasellë ndodhi një rrahje ku i përfshirë ishte edhe djali i politikanit serb, Nenad Rashiq.Të përfshirë në këtë rrahje ishin: Nikolla Rashiq, Ristic Marko 2002, Zivkovic Cedomir 2001, Zivic Branko 2002, Dusan Nicic 2002, Milan Jovanovic 2002, Trajkovic Dimitrije 2002, Lazar Karadzic 2000 dhe I.M 2003.

Jovana Filipoviç, avokatja e të miturit I.M., ka thënë se ka ngritur në proces gjyqësor kundër Nikolla Rashiq, djalit të Rashiq.

Ajo tha se në atë përleshje mbeti i lënduar I.M. ku pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua për në spital, raporton Tanjug.

Continue Reading

Kosovë

Gjinovci: Kosova të mos e njeh Palestinën dhe t’ia kthejë të njëjtën goditje

Published

on

By

Analisti politik, Rron Gjinovci, ka thënë se Kosova duhet të mbajë qëndrim kundër njohjes së Palestinës, duke, siç thotë ai, “ia kthyer me të njëjtën goditje”.

Ai këto deklarime i bëri në emisionin ‘Pressing’ , teksa diskutoi për çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit, çështje kjo që ngriti polemika kohëve të fundit.

“Nuk më doket fare imorale që Kosova me hapë ambasadën në Jerusalem, nëse kjo është dobiprurëse për Kosovën”, ka deklaruar ai.

“Turqia është një vend i rëndësishëm në Kosovë, një prej eksportuesve ma të mëdhenj në Kosovë. Por unë mendoj, se ne nuk i kemi borxh Turqisë për çështjen e politikave të jashtme, nëse kjo nuk është interes gjeostrategjik, na s’kemi përse me hi në lojërat e Lindjes së Mesme”, ka shtuar ai.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një letër që ia ka dërguar kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ka kërkuar që të mos vendoset ambasada e Kosovës në Jerusalem.

Në anën tjetër, kryeministri i Izraelit, e ka ftuar Kurtin nëpërmjet një letre pak më herët që ta inaugurojnë së bashku ambasadën e Kosovës atje.

Continue Reading

Kosovë

Polici që u gjet i vdekur në Pejë dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Published

on

By

Një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në objektin e Patriarkanës së Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë, kanë thënë se zyrtari policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Nikçi tha se trupi i pajetë i policit është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, së bashku me njësitë relevante. Dyshimet janë se është kryer vetëvrasje. Me urdhër të prokuroritë të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Continue Reading

Aktuale