Connect with us

Lajme

Shtypja ideale e gjakut është 120, por a e dini sa është i rrezikshëm?

Published

on

Shtypja optimale e gjakut është 120 me 80, por sa është e larta?

Sipas qëndrimeve më të reja shtypje e lartë e gjakut ekziston kur vlerat e shtypjes sistolike janë më të larta apo të njëjta 140 mmHg dhe/ose kur vlerat e shtypjes diastolike janë më të larta apo të barabarta 90 mmHg.

Këto vlera duhet të merren në tri matje të njëpasnjëshme përkatëse gjatë një deri në tri javë, transmeton Telegrafi.

Pra, vlerat e shtypjes së gjakut nën 100/60 mmHg shënojnë hipotensionin apo shtypjen e ulët të gjakut.

Shtypje optimale e gjakut konsiderohet kur sistolet janë më të ulëta se 120 mmHg dhe ato diastole nga 80 mmHg.

Normale është nga 120 deri në 129 mmHg dhe diastolet nga 80 deri në 84 mmHg.

E lartë është kur vlerat sistole janë prej 130 deri në 139 mmHg dhe diastole nga 85 deri në 89 mmHg.

Hipertensionin e fazës së parë e shënojnë vlerat e sipërme nga 140 deri në 159 mmHg të ultë nga 90 deri në 99 mmHg.

Faza e dytë është nga 160 deri në 179 mmHg dhe nga 100 deri në 109 mmHg, ndërkaq hipertensioni i rëndë ka vlerat prej 180 mmHg ose më shumë dhe shtypja diastolike prej 110 ose më shumë. /Telegrafi/

Continue Reading
Advertisement

Argëtim

VIDEO – Mërgimtari në hall se si të regjistrohet, ka edhe grua edhe dashnore?!

Published

on

Një moment interesant ka mdodhur në emisionin Click Plus teksa po bisedohej për procesin e regjistrimit të diasporës. Paqartësitë dhe problemet e shumta teknike e karakterizuan ditën e parë të këtij procesi, ndërsa nê studio për të sqaruar mangësitë ishte zëvendësdrejtori i Entit për Statistikë, Ilmi Selami. Gjatë emisionit kishte lidhje “live” me mërgimtarë shqiptarë që ankoheshin dhe kërkonin sqarime për paqartësitë e procesit, përcjell in7.

I tillë ishte edhe mërgimtari nga Suedia, të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme e që kishte dilema se si duhet ta plotësojë formularin në pjesët ku kërkohet përgjigje për statusin martesor, se a jeton me bashkëshorten apo me person jashtë martese. Përgjigja e mërgimtarit ishte se ka edhe grua, por edhe dashnore dhe kjo i shkaktonte huti./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Ngritet kallëzim penal ndaj djalit të Nenad Rashiq

Published

on

By

Më 22 shkurt të këtij viti, në fshatin Llapnasellë ndodhi një rrahje ku i përfshirë ishte edhe djali i politikanit serb, Nenad Rashiq.Të përfshirë në këtë rrahje ishin: Nikolla Rashiq, Ristic Marko 2002, Zivkovic Cedomir 2001, Zivic Branko 2002, Dusan Nicic 2002, Milan Jovanovic 2002, Trajkovic Dimitrije 2002, Lazar Karadzic 2000 dhe I.M 2003.

Jovana Filipoviç, avokatja e të miturit I.M., ka thënë se ka ngritur në proces gjyqësor kundër Nikolla Rashiq, djalit të Rashiq.

Ajo tha se në atë përleshje mbeti i lënduar I.M. ku pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua për në spital, raporton Tanjug.

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela: Mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se Enti Shtetëror për Statistika duhet t’i heqë problemet në diasporë ku mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit.

“Shpresoj se e gjithë kjo është problem teknik, se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të qëllimshëm nga ana e ESHS-së”, tha Sela duke shtuar se ky proces është i rëndësishëm për shtetin dhe se nuk të lihet asnjë qytetar pa mundësinë për t’u regjistruar.

Ai shpreson se do ketë skenarë si në kohën Ahmeti Gruevski për regjistrimin e vitit 2011.

Ai kërkoi që të pranohet propozimi i tyre për Ligjin për shtetësi ku parashihet që shtetësia të merret me deklaratë të dy dëshmitarëve.

Continue Reading

Aktuale