Connect with us

Lajme

Sanksionohen 218 shoferë në Shkup, 18 prej tyre kanë vozitur pa patentë shoferi

Published

on

Vetëm në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 218 sanksione. Prej tyre 18 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi dhe 21 për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes, informojnë nga MPB.

Në kumtesën e Ministrisë gjithashtu citohet se janë shqiptuar 12 masa për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë, 15 sanksione për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, shtatë për kalim në dritë të kuqe, shtatë për tejkalim të shpejtësisë dhe 79 masa për parkim të padrejtë të automjetit, si dhe shtatë masa për përdorim të automjeteve të parregulluara teknike dhe të paregjistruara.

Ng MPB dërgojnë apel deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion.

Continue Reading
Advertisement

Argëtim

VIDEO – Mërgimtari në hall se si të regjistrohet, ka edhe grua edhe dashnore?!

Published

on

Një moment interesant ka mdodhur në emisionin Click Plus teksa po bisedohej për procesin e regjistrimit të diasporës. Paqartësitë dhe problemet e shumta teknike e karakterizuan ditën e parë të këtij procesi, ndërsa nê studio për të sqaruar mangësitë ishte zëvendësdrejtori i Entit për Statistikë, Ilmi Selami. Gjatë emisionit kishte lidhje “live” me mërgimtarë shqiptarë që ankoheshin dhe kërkonin sqarime për paqartësitë e procesit, përcjell in7.

I tillë ishte edhe mërgimtari nga Suedia, të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme e që kishte dilema se si duhet ta plotësojë formularin në pjesët ku kërkohet përgjigje për statusin martesor, se a jeton me bashkëshorten apo me person jashtë martese. Përgjigja e mërgimtarit ishte se ka edhe grua, por edhe dashnore dhe kjo i shkaktonte huti./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Ngritet kallëzim penal ndaj djalit të Nenad Rashiq

Published

on

By

Më 22 shkurt të këtij viti, në fshatin Llapnasellë ndodhi një rrahje ku i përfshirë ishte edhe djali i politikanit serb, Nenad Rashiq.Të përfshirë në këtë rrahje ishin: Nikolla Rashiq, Ristic Marko 2002, Zivkovic Cedomir 2001, Zivic Branko 2002, Dusan Nicic 2002, Milan Jovanovic 2002, Trajkovic Dimitrije 2002, Lazar Karadzic 2000 dhe I.M 2003.

Jovana Filipoviç, avokatja e të miturit I.M., ka thënë se ka ngritur në proces gjyqësor kundër Nikolla Rashiq, djalit të Rashiq.

Ajo tha se në atë përleshje mbeti i lënduar I.M. ku pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua për në spital, raporton Tanjug.

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela: Mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se Enti Shtetëror për Statistika duhet t’i heqë problemet në diasporë ku mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit.

“Shpresoj se e gjithë kjo është problem teknik, se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të qëllimshëm nga ana e ESHS-së”, tha Sela duke shtuar se ky proces është i rëndësishëm për shtetin dhe se nuk të lihet asnjë qytetar pa mundësinë për t’u regjistruar.

Ai shpreson se do ketë skenarë si në kohën Ahmeti Gruevski për regjistrimin e vitit 2011.

Ai kërkoi që të pranohet propozimi i tyre për Ligjin për shtetësi ku parashihet që shtetësia të merret me deklaratë të dy dëshmitarëve.

Continue Reading

Aktuale