Connect with us

Kulturë

Pamje të rralla/Tetova në një reportazh të vitit 1983 (VIDEO+FOTO)

Published

on

Në rrjetin social është publikuar një video me pamje të Tetovës të vitit 1983.

Faqja Uzurmishti Universal ka publikuar këtë video me sqarimin se bëhet fjalë për një emision të regjistruar më 23 maj të vitit 1983, transmeton Tetova News.

Ja si ka qenë Tetova para 38 vjetësh:

Tetova para 38 viteve.

Continue Reading
Advertisement

Kulturë

Vdes gruaja e Adem Demaçit

Published

on

By

Sot në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë Xhemajlije Hoxha Demaçi, gruaja e veprimtarit Adem Demaçi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë përmes rrjeteve sociale.

Njoftimi i bërë në Facebook:

Sot paska ndërruar jetë Nëna më e shenjtë e Kosovës, LAVDI VEPRËS SË SAJ
Nëna : Xhemajlije Hoxha- DemaçiGRUAJA QË MI PËRQAFOI DUARTE MË THA: “ERDHA QË TI PËRQAFOJ KËTO DUAR MËRGIMTARE, KËTO DUAR ME TË CILAT PO SHKRUAN PËR ATDHEUN”

Në kohën kur ujqit ulërinin dhe mjegullat e tërbimit preknin në tokë.Kur shtëpitë kishin frikë e zemër dhe mbaheshin me njëra tjetrën me nderë;ti ishe ndër të rrallat-një Heroinë që nuk harrohet kurr, asnjëherë.Ti ishe një ëngjull që shkrije borën e padijes duke e ngrirë vehten për të mbushur me këngë fletoret e diturisë që retë e zeza ti lëshonin rrugën diellit të lirisë,që rrezet të buzëqeshnin më shqip.Ty Nëna Xhemajlije, ti që bashkëshortin e kishe ndër grila,vetëm pse kishte kërkuar liri pėr të gjithë,ty të mbeti jo vetëm kulmi i shtëpisë,jo vetëm fëmijët e tu,por mbi ty ra edhe më shumë pesha e robërisë.

Por ti nuk vajtove,ti nuk u dorëzove.Ti theje qetësinë e kohës së korbave me ecjen tënde mbi zjarrin e jetës.Edhe armiku habitej me forcën tënde të paepur.Edhe ato egërsira e ngrisnin kapelen prej habie,edhe ata e shihnin se ti kishe një shpirt prej mrekullie.Ti i stepje ata,atyre u ndalej fryma e tyre e egër.

Para tyre ti ishe e paparë- kur mes hekurudhës vrapoje e zbathur me këpucë në njërën dorë që të arrije sa më shpejtë në orë – në orën e zemrës,aty ku në secilin fëmijë mbillje ditë për ditë me dashuri : germën.E fëmijët buzëqeshnin me tregimet tua.Ti sillje pranverë në sytë e tyre.Duket e largët kjo kohë për dikend,por nuk është.Duket se ka ndodhur në tavanin e botës,por ka ndodhur në tokën e Kosovës.Dikujt i duket e pamundur se ti u ikje përshëndetjeve me të tjerët-për ti shpëtuar ata nga ujqit që të ndjeknin.

Dhe ndoshta shpesh edhe ke tund kokën në kujtimet që të sillnin dhembje nga koha e egër, që në derën tënde trokiste me rrebeshet.Por kujtesa jonë e dinë : sa vajza e sa djem u bënë mësues e mësuese prej flijimit tënd atdhetarë që liria të merrte ajrin në damarë.Kur nata i hapte krahët e errët, ti ishe e lodhur por nuk ndaleshe të ëndërroje lirinë për fëmijët e tu,për fëmijët e gjithë botës.

Edhe kur trokëllinte e keqja në derë,ndoshta duart të janë dridhur por ti je lutur në heshtjen tënde duke u mbėshtetur në yjet e shumta në qiell,ti flakadane plot vlerë.
Ti që kurr nuk e the një ankesë.Sytë e tu tërë jetën mbanin një dritë plot shpresë,një shkëlqim plot jetë.Ti që i mposhte dimrat,që e bëre erën e egër si një faculetë për lotin tënd të qetë.

Grua e shenjtë.Para teje shekujt do të përulen heroinë e denjë.I ke dhënë Kosovës jetë.Pushofsh në amshim e qetëpranë Bacës Adem !

Ti që mi përqafove duart që po shkruajTy nuk të harrojë unë asnjëherë .Hava Kurti Krasniqi.

Continue Reading

Kulturë

Historia e vërtetë e Aleksandrit të madh (VIDEO)

Published

on

By

Ne vitin 1923, parlamenti shqiptar mori vendimin per ta quajtur monedhen e re shqiptare, me emrin Lek

Jo te gjithe e dijne, se ky emer ju vendos ne nder te Aleksandrit te madh, i njohur nder shqiptar si Leka i madh….

Sigurisht shfaqja e figures se Aleksandrit , nuk ka te beje thjesht me madheshtine e tij, por mbi te gjitha me historine…

Si qendron e verteta ? Cfare eshte fshehur gjithmone ? Cila eshte lidhja e Aleksandrit me Iliret ? Te dhenat, faktet dhe deshmite e autoreve te lashte…

Programi “Gjurmë Shqiptare” përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare.

VIDEO:

Continue Reading

Komente

Shuhet Prof. Pino Kakoca, miku i veçantë i Strugës

Published

on

Shën Mitër (Kalabri), 21 shkurt 2021
Shuhet Prof. Pino Kakoca, miku i veçantë i Strugës

Nga Xhemi HAJREDINI

Të dashur miq!
Dje, në spitalin “Germaneto” të Katanxaros (Kalabri), u nda nga jeta Prof. Pino Kakoca (Pino Cacozza). Arbëria dhe familjarët humbën njeriun më të shtrenjtë: Maria – bashkëshortin, Nikoleta – atin e çmuar; Antonieta – vëllain, Nikola, që e shoqëronte gjithkund, – dajën e tij të dashur, nxënësit – pedagogun e adhuruar, Struga – mikun dhe ambasadorin e saj të gjithanshëm; shoqëria shqiptare – një njeri të mrekullueshëm, një aktor, kantautor, shkrimtar, poet, gjuhëtar, këngëtar, një njeri me vlera të jashtëzakonshme.
Pino, pasi nuk ia doli ta mposhtë sëmundjen, dje ndërroi jetë ndërsa sot pas një ceremonie varrimore do të ngjitet në qiell, duke i lënë një trashëgimi të çmuar kulturës arbëreshe.

Zef Kakoca

Kush ishte Zef Kakoca (Pino Caccozza)?
Prof. Pino Kakoca ishte një figurë e madhe e kulturës së lashtë arbëreshe. Ai lindi më 27 shtator 1957 në Shën Mitër (San Demetrio Corona), Kalabri. Pasi u shkollua në Liceun e njohur të Shën Adrianos në Shën Mitër, ku ligjëronte edhe i madhi Jeronim De Rada, ai ndoqi dhe përfundoi studimet për gjuhë dhe letërsi frënge si dhe gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Universitetit Rexho Kalabria në Kozencë (Kalabri).
Ai ka kontribuuar aktivisht në fushën e arsimit, kulturës dhe ruajtjen e traditave të moçme arbëreshe në Kalabri dhe më gjerë. Është autor i dhjetra publikimeve kushtuar aktiviteteve kulturore arbëreshe në Kalabri. Ka qenë njohës i frëngjishtes, anglishtes, italishtes dhe gjuhës mëmë (gjuhës shqipe). Pino është autor i disa përmbledhjeve poetike dhe kantautor i qindra këngëve arbëreshe.
Si autor, kompozitor dhe këngëtar, për 6 vjet me radhë, e ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Këngëve Arbëreshe. Në Shqipëri ka udhëtuar shpesh për të ndjekur disa kurse pranë Universitetit të Tiranës dhe për të marrë pjesë në Festivalin e njohur të Gjirokastrës.
Krijimtaria e tij letrare ka gjetur vend edhe në Antologjinë e poezisë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë, përgatitur nga Prof. Anton Nik Berisha.
Ai i mëshonte vazhdimisht thënies “Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes”. Ai bënte teatër në të gjitha vendbanimet arbëreshe në Itali duke rrëfyer udhëtimin arbëresh, duke thënë se “Jemi gjaku i një zëmre”, “Jemi kalorës të detit”. Pino i ka kënduar Kosovës, Shqipërisë, Arbërisë, Strugës që e deshte aq shumë.
Më 21 nëntor 2008, me recitalin “Rrënjët e Arbërisë” ai mori pjesë në një manifestim solemn në Tetovë, kushtuar 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Pasi u njoha me karrierën e tij artistike ne filluam të komunkojmë. Ishte i thjeshtë, i qeshur dhe i komunikueshëm. E ftoja shpesh të vi në Strugë që të marrë pjesë në Festivalin e këngëve dhe valleve të përpunuar “Këngë Jeho” ose në Festivalin e mbrëmjeve Strugane të poezisë, sepse atëherë më qëlloi të jem edhe Udhëheqës i Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Komunën e Strugës edhe anëtar i Këshillit Artistik të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.
Përgjigjen se kishte vendosur të vi në Strugë ma dha në fund të vitit 2009 duke më shkruar: “Për gjithë ju një vit i ri pjot me hare e me suksese. Shpresonj se viti çë po niset do të sjell edhe recitalin tim ati në Strugë. Do t’ishte një kënaqësi e madhe për mua. Me shëndet!”
« Gëzuar nga mot, vëlla! Pasi t’i kalojmë festat e Vitit të Ri 2010 dhe nëse dëshironi të merrni pjesë në Festivalin poetik « Mbremjet Strugane të Poezise » ne gusht të vitit 2010, filloni me përgatitjet dhe mirë se të vini ! Ju pres të më shkruani dhe të ma vërtetoni ardhjen. Gëzuar edhe një herë! » – ishte përgjigjja ime. Erdhi, si i ftuar, në Festivalin Ndërkombetar Poetik ne Strugë. Qëndroi në Strugë nga data 19 gusht deri më 22 gusht 2010. Gazetat shkruanin: « Një arbëresh në Festivalin ndërkombetar të poezise në Strugë.” Recitali i tij “Rrënjët e Arbërisë” për rreth 30 minuta në Festivalin “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” u prit me ovacione dhe shumë interes si nga shqiptarët ashtu edhe nga të huajt. Që atëherë unë dhe struganët nuk jemi ndarë më nga Zef Kakoca (Pino Cacozza).

Zef Kakoca dhe Xhemi Hajredini

Po në vitin 2010, gjatë muajit dhjetor me një grup nxënësish dhe mësimdhënësish nga Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë, sipas një programi të detajuar nga Pino Kakoca, vizituam Shën Mitrin dhe katundet përqark. Në vitin 2011, duke pasur Pinon bashkëpuntor binjakëzuam dy gjimnazet, atë të Strugës me Liceun e Shën Mitrit, për të vazhduar në vitin 2014 me binjakëzimin e Komunës së Strugës me Lidhjen e Komunave të Arbërisë. Urat e komunikimit Strugë – Arbëri vazhdojnë falë kontributit të pamohueshëm të Pino Kakocës.

Tani që Arbëria është në zi dhe ky ambasador i kulturës arbëreshe nuk është më, do të na duhet të mësohemi me këtë fakt dhe të jetojmë me veprat e tij artistike (poezitë, këngët, romanet etj.)
Pusho në paqe e ndriço në qiell, Pino vëlla!

Continue Reading

Aktuale