Connect with us

Bota

DW: Qeveria gjermane thotë se idenë për shkëmbim të territoreve e dhanë Thaçi dhe Vuçiqi

Published

on

Një hetim i nisur nga opozita e majtë në Gjermani ka bërë që Qeveria atje t’u japë përgjigje disa çështjeve që lidhen me Kosovën. Qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një hetimi parlamentar të nisur nga opozitarët, zbulon se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara shpesh për procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që BE-ja nuk u këshillua për pëtmbajtjen e marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator.

E majta ka pyetur nëse sipas Berlinit, Washingtoni favorizonte shkëmbimin e territoreve – veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës – ndërsa qeveria gjermane kujtoi se ideja u nis nga Vuçiq dhe Thaçi në një forum në Austri në gusht të vitit 2019, raporton Deutsche Welle, transmeton Gazeta Express.

“Përfaqësuesit e administratës amerikane herë pas here sinjalizuan për media se janë për çdo zgjidhje që të dy palët do të bien dakord, por gjithashtu sqaruan se Shtetet e Bashkuara nuk po punojnë drejt ndryshimit të kufijve”, thuhet në përgjigjen e Berlinit zyrtar.

Qeveria gjermane i kushton “rëndësi të madhe” Prokurorisë Speciale, e cila merret me krimet e pretenduara të kryera nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Nga perspektiva e Qeverisë Federale, sqarimi i krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut luan një rol qendror në procesin e pajtimit”, tha qeveria gjermane në përgjigje të një hetimi parlamentar nga e majta opozitare, në të cilat Deutsche Welle ka siguruar qasje ekskluzive.

Continue Reading
Advertisement

Bota

BE do miratojë ‘COVID-pasaportat’/ Ja kur hyn në fuqi

Published

on

By

Komisioni Evropian paralajmëroi se gjatë muajt mars do të miratojë propozimin legjislativ për atë që tashmë është emërtuar si “COVID-pasaportë”, e që në BE e quajnë “certifikatë e vaksinimit” kundër koronavirusit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se për të filluar zbatimin në praktikë të këtyre vërtetimeve për vaksinim, do të duhen së paku tre muaj.

Ideja është që personat e vaksinuar do të kenë një “certifikatë të vaksinimit” në formën elektronike dhe kjo do t’ua lehtësojë udhëtimet.

BE, deri tash, ka këmbëngulur se fjala është për “certifikata” që do të përdoren vetëm për “çështje shëndetësore”, e jo si “dokumente udhëtimi”.

Megjithatë, Komisioni Evropian tani pranon se qëllimi është të lehtësohet udhëtimi në kohën kur po bëhen përpjekje për rimëkëmbje ekonomike, sidomos në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit.

Mamer, i pyetur se a do të jenë këto vërtetime për vaksinim vetëm për përdorime në sistemin shëndetësor apo edhe për udhëtime, tha se ato “në bazë të gjendjes shëndetësore, do të lehtësojnë udhëtimin”.

Komisioni Evropian, megjithatë, nuk ka fuqi të vendosë për këtë çështje, por vetëm të propozojë.

Pastaj, vendet anëtare, së bashku apo secila në mënyrë individuale, mund të vendosin se si t’i përdorin këto vërtetime./ REL/

Continue Reading

Bota

Ish-presidenti i Francës dënohet me burg

Published

on

By

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe dy ish-ndihmës të tij u dënuan me nga tri vjet burgim – dy prej tyre me kusht – nën akuzat për korrupsion.

Sarkozy, 66 vjeç, u gjet fajtor për përpjekje për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.

Sipas prokurorëve, skandali ka dalë në pah pas përgjimit të bisedave midis Sarkozyt dhe ish-avokatit të tij, Thierry Herzog, pasi ish-presidenti ka mbaruar mandatin, në vitin 2012. Herzog dhe Azibert morën të njëjtin dënim. Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, me një etiketë elektronike.

Ish-presidenti, i cili e mohon çdo keqbërje, pritet të apelojë. Ai është presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chirac, që ishte akuzuar për korrupsion. Chirac ka vdekur në vitin 2019.

Continue Reading

Bota

Trump nuk dorëzohet, do të kandidojë sërish për President

Published

on

Tramp paralajmëroi kandidim për Shtëpinë e bardhë në vitin 2024

Ish presidenti amerikan Donald Tramp në fjalimin e djeshëm në konferencën për Aksionin politik konservator (KPAK) njoftoi kandidim për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, duke i përsëritur pohimet e tij se demokratët i “grabitën” zgjedhjet në vitin 2020.

Si-En-En citon se Tramp nga foltorja e KPAK në Orlando ka bërë përpjekje ta kthejë ndikimin e tij dhe të sigurojë ndikim të madh në Partinë Republikane para ndërmjet zgjedhjeve në vitin 2022.

“Larg asaj se udhëtimi ynë me siguri do të përfundojë. Do të fitojmë, ndërsa Amerika do të jetë më e fuqishme dhe më e madhe se përpara”, tha Tramp.

Edhe pse ka kritikë të shquar në parti, shumica e republikanëve u ndalën në anën e Trampit gjatë konferencës në Orlando, ndërsa përfaqësuesit partiak filluan t’i dënojnë deputetët republikan të cilët e mbështetën revokimin e tij”, informon televizioni.

Continue Reading

Aktuale