Bota
Personat e vaksinuar mund ta përhapin koronavirusin
Personat që kanë marrë vaksinën anti-Covid prapë mund ta përhapin virusin te tjerët dhe duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat e izolimit, ka thënë zëvendës-shefi i Shëndetësisë në Angli, Jonathan Van-Tam.
Në një kolumne në “Sunday Telegraph”, Van-Tam ka thënë se shkencëtarët ende nuk e dinë ndikimin e vaksinës në përhapjen e virusit.
Ai ka thënë se vaksinat ofrojnë shpresë, por se niveli i infeksionit në Angli duhet të ulet shpejt.
Pritet të hapen 32 qendra tjera të vaksinimit nëpër Angli javën e ardhshme.
Van-Tam ka thënë se asnjë vaksinë ndonjëherë nuk ka qenë 100 për qind efiksae, kështu që nuk ka garanci për mbrojtje.
Koha Ditore
Bota
BE do miratojë ‘COVID-pasaportat’/ Ja kur hyn në fuqi
Komisioni Evropian paralajmëroi se gjatë muajt mars do të miratojë propozimin legjislativ për atë që tashmë është emërtuar si “COVID-pasaportë”, e që në BE e quajnë “certifikatë e vaksinimit” kundër koronavirusit.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se për të filluar zbatimin në praktikë të këtyre vërtetimeve për vaksinim, do të duhen së paku tre muaj.
Ideja është që personat e vaksinuar do të kenë një “certifikatë të vaksinimit” në formën elektronike dhe kjo do t’ua lehtësojë udhëtimet.
BE, deri tash, ka këmbëngulur se fjala është për “certifikata” që do të përdoren vetëm për “çështje shëndetësore”, e jo si “dokumente udhëtimi”.
Megjithatë, Komisioni Evropian tani pranon se qëllimi është të lehtësohet udhëtimi në kohën kur po bëhen përpjekje për rimëkëmbje ekonomike, sidomos në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit.
Mamer, i pyetur se a do të jenë këto vërtetime për vaksinim vetëm për përdorime në sistemin shëndetësor apo edhe për udhëtime, tha se ato “në bazë të gjendjes shëndetësore, do të lehtësojnë udhëtimin”.
Komisioni Evropian, megjithatë, nuk ka fuqi të vendosë për këtë çështje, por vetëm të propozojë.
Pastaj, vendet anëtare, së bashku apo secila në mënyrë individuale, mund të vendosin se si t’i përdorin këto vërtetime./ REL/
Bota
Ish-presidenti i Francës dënohet me burg
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe dy ish-ndihmës të tij u dënuan me nga tri vjet burgim – dy prej tyre me kusht – nën akuzat për korrupsion.
Sarkozy, 66 vjeç, u gjet fajtor për përpjekje për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.
Sipas prokurorëve, skandali ka dalë në pah pas përgjimit të bisedave midis Sarkozyt dhe ish-avokatit të tij, Thierry Herzog, pasi ish-presidenti ka mbaruar mandatin, në vitin 2012. Herzog dhe Azibert morën të njëjtin dënim. Gjykatësi tha se Sarkozy mund ta vuajë dënimin në shtëpi, me një etiketë elektronike.
Ish-presidenti, i cili e mohon çdo keqbërje, pritet të apelojë. Ai është presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chirac, që ishte akuzuar për korrupsion. Chirac ka vdekur në vitin 2019.
Bota
Trump nuk dorëzohet, do të kandidojë sërish për President
Tramp paralajmëroi kandidim për Shtëpinë e bardhë në vitin 2024
Ish presidenti amerikan Donald Tramp në fjalimin e djeshëm në konferencën për Aksionin politik konservator (KPAK) njoftoi kandidim për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, duke i përsëritur pohimet e tij se demokratët i “grabitën” zgjedhjet në vitin 2020.
Si-En-En citon se Tramp nga foltorja e KPAK në Orlando ka bërë përpjekje ta kthejë ndikimin e tij dhe të sigurojë ndikim të madh në Partinë Republikane para ndërmjet zgjedhjeve në vitin 2022.
“Larg asaj se udhëtimi ynë me siguri do të përfundojë. Do të fitojmë, ndërsa Amerika do të jetë më e fuqishme dhe më e madhe se përpara”, tha Tramp.
Edhe pse ka kritikë të shquar në parti, shumica e republikanëve u ndalën në anën e Trampit gjatë konferencës në Orlando, ndërsa përfaqësuesit partiak filluan t’i dënojnë deputetët republikan të cilët e mbështetën revokimin e tij”, informon televizioni.
-
Komente2 weeks ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme4 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme1 week ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme4 days ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme4 weeks ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 weeks ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl