Connect with us

Argëtim

Gruaja që fitoi lotarinë prej 60 milionë eurosh thotë se numrat fitues i kishte parë ëndërr burri i saj

Published

on

Pravatoudom, 57-vjeçare, ka luajtur lotari për dy dekada duke përdorur një set numrash të cilin burri i saj e kishte parë në ëndërr 20 vjet më herët. Në dhjetor, ëndrra e tij ishte bërë realitet kur gruaja e tij luajti me ata numra dhe fitoi xhekpot në vlerë prej 60 milionë dollarë.

Më 1 dhjetor, nëna e dy fëmijëve, e cila u pushua nga puna gjatë pandemisë, shkoi në bankë për të paguar disa fatura derisa burri i saj i mori tiketat, shkruan CNN.

Kur ata u rikthyen në veturë, ai i tha që kanë fituar 60 milionë dollarë.

“Isha jashtëzakonisht e lumtur dhe po qaja në të njëjtën kohë. Nuk mund ta besoja fillimisht”, ka tha Pravatoudom. “Do ta blejë një shtëpi dhe do ta shëtisë botën”.

Pravatoudom ka emigruar nga Laos në Kanada me 14 vëllezërit e motrat e saj në vitin 1980. Për katër dekada, ajo dhe burri i saj kanë punuar shumë për të mbështetur familjen.

BURIMI

Continue Reading
Advertisement

Argëtim

VIDEO – Mërgimtari në hall se si të regjistrohet, ka edhe grua edhe dashnore?!

Published

on

Një moment interesant ka mdodhur në emisionin Click Plus teksa po bisedohej për procesin e regjistrimit të diasporës. Paqartësitë dhe problemet e shumta teknike e karakterizuan ditën e parë të këtij procesi, ndërsa nê studio për të sqaruar mangësitë ishte zëvendësdrejtori i Entit për Statistikë, Ilmi Selami. Gjatë emisionit kishte lidhje “live” me mërgimtarë shqiptarë që ankoheshin dhe kërkonin sqarime për paqartësitë e procesit, përcjell in7.

I tillë ishte edhe mërgimtari nga Suedia, të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme e që kishte dilema se si duhet ta plotësojë formularin në pjesët ku kërkohet përgjigje për statusin martesor, se a jeton me bashkëshorten apo me person jashtë martese. Përgjigja e mërgimtarit ishte se ka edhe grua, por edhe dashnore dhe kjo i shkaktonte huti./in7.tv/

Continue Reading

Argëtim

“Ma ler mua timonin Lul”/ Basha në drejtimin e makinës, në rrjet plasin memet

Published

on

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shfaq këtë të diel ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Ka qenë bashkëshortja e tij, Aurela Basha e cila ka publikuar foton në Intagram, ku lideri i opozitës shfaqet duke drejtuar makinën. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërndahen meme të ndryshme.

Ndërkohë nuk kanë munguar as reagimet për zv.kryeministrin Erion Braçe, i cili në një postim të tijin në Facebook, i kërkoi të vendoste rripin e sigurimit por duke harruar gjatësinë e kreut të PD-së.

Continue Reading

Argëtim

‘Çmendet’ e reja, heq pantallonat në mes të Tiranës – Kalimtarët në hall (VIDEO)

Published

on

By

Një vajzë e re, ka vendosur të provokojë më shumë se kurrë duke hequr pantallonat dhe provokuar çdo kalimtar në kryeqytet.

Në videon e publikuar nga ‘Tirana News’, vajza heq pantallonat dhe më pas bënë lëvizje provokuese.

Në këtë video ajo dëgjohet edhe duke folur dhe më pas ngre zërin duke brohoritur.

Pas disa sekondave, ajo vishet dhe vazhdon rrugën.

Continue Reading

Aktuale