Connect with us

Komente

Vdekja enigmatike e Albert Kamysë/ WSJ: Një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar nga KGB?

Published

on

Nga Benjamin Shull

Më 4 janar 1960, bota humbi një nga zërat më me peshë të shekullit XX-të. Albert Kamy, shkrimtari 46-vjeçar i romaneve “I huaji” dhe “Murtaja”, dhe fitues pak kohë më parë i Çmimit Nobel në Letërsi, kishte hipur në sediljen e pasagjerit të një automjeti tip ‘FacelVega’ duke shkuar drejt Parisit, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Kamy vdiq në moment, ndërsa shoferi që ishte dhe botuesi i tij, Mihel Galimar – do të vdiste në spital disa ditë më vonë.

Njeriu që na mësoi se si të përballemi me një botë absurde, kishte vdekur nga një vdekje absurde. Shkrimtari italian Xhovani Kateli, mendon se ajo ngjarje nuk ishte aspak e rastësishme.

Në librin e tij “Vdekja e Kamysë”, botuar për herë të parë në vitin 2013, zoti Kateli prezanton teorinë e tij se aksidenti rrugor ishte një vrasje politike e organizuar nga KGB-ja sovjetike. Kamy, vëren Kateli, kishte artikuluar disa kritika të ashpra kundër Bashkimit Sovjetik në prag të pushtimit të Hungarisë në vitin 1956.

Karizmatik dhe i nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, Kamy paraqiste pra një sfidë serioze për Moskën. Ai ishte, shkruan autori, “një njeri i lirë, i pathyeshëm dhe i rrezikshëm”. Në librin e tij, Katelli përshkruan në detaje investigimin e tij për rrethanat që kanë të bëjnë me përplasjen e makinës ku udhëtonte shkrimtari. Ai flet për pushtimin sovjetik të Hungarisë, dhe lidhjen e Kamy me disa figura letrare të Evropës Lindore:shkrimtarin çek Jan Zabrana dhe atë rus Boris Pasternak. Teza e Katelitështë bindëse, por larg nga të qenit shteruese, dhe disa lexues do të jenë më të bindur se të tjerët.

Por libri i tij ofron një dritare të qartë dhe të dobishme mbi vështirësitë qëu detyruan të përballen shkrimtarët politikë gjatë Luftës së Ftohtë. Zabrana (1931-1984) është thelbësor në narrativën e Katelit. Një poet dhe përkthyes, prindërit e të cilit u persekutuan nga regjimi komunist i Çekosllovakisë. Ai përktheu në gjuhën çeke romanin “Doktor Zhivago” të Pasternak. Kateli pati shansin të gjejë ditarët e Zabrana të botuara pas vdekjes në një librari në Pragë, dhe të citojë një pasazh të shkruar në vitin 1980, i cili thotë:“Dëgjova diçka shumë të çuditshme nga një njeri i zgjuar dhe me shumë lidhje. Ai thotë se aksidenti me makinë që vrau Kamynë më 1960, u orkestruar nga shërbimi sekret sovjetik.

Ata e manipuluan njërën nga gomat, në mënyrë që ajo të çahej kur makina të udhëtonte me shpejtësi të madhe”. Njeriu i Zabranës (qëai nuk do t`a tregonte burimin e tij), i tha atij se urdhri për këtë vrasje ishte dhënë nga ministri sovjetik Dimitri Shepilov, pas një artikulli që Kamy shkroi në marsin e vitit 1957, ku sulmonte personalisht Shepilov për ngjarjet e përgjakshme në Hungari.

Kateli shkruan se Kamy “shprehu gjithë indinjatën e një libertariani, që nuk pranoi t’i përkulej tiranisë”. Ai e sulmoi në fillim Shepilov në një fjalim të mbajtur më 30 tetor 1956, gjatë një takimi të qeverisë republikane spanjolle në mërgim. Më pas vazhdoi të denonconte Moskën gjatë viteve të ardhshme.

Në vitin 1958, ai shkroi parathënien e librit “E vërteta rreth Imre Nagit”, i botuar nga Kongresi antikomunist për Lirinë Kulturore, që hidhte poshtë akuzat e gritura kundër kryeministrit revolucionar të Hungarisë, të cilin sovjetikët e ekzekutuan për tradhti.

Kateli është i admirueshëm në mënyrën e tij të rrëfimit. Ai përpiqet të përcaktojë se kush ishte burimi i qasjes në ditarin e Zabrana, dhe spekulon se si sovjetikët mund t`a kishin ditur itinerarin e Kamysë atë ditë fatale, në vitin 1960.

Kateli u takua me të venë e Zabranas, Maria Zabranov, që flet për disa nga njerëzit e mundshëm që mund t’i kenë treguar burrit të saj të vërtetën e aksidentit që i mori jetën shkrimtarit francez. Një nga digresionet më të gjata të librit, ka të bëjë me botimin e “Doktor Zhivago” të Pasternak.

Zabrana nuk do të jetonte që të shihte përkthimin e tij të botuar. Botimi çek nuk u lejua deri në vitin 1990, pas Revolucionit të Kadifejtë të Çekosllovakisë. Për shkak të çensurëssovjetike, “Doktor Zhivago”u botua për herë të parë në një version italian në vitin 1957, ndërsa CIA ndihmoi në prodhimin dhe shpërndarjen e kopjeve në gjuhën ruse gjatë “ExpoBrussel” 1 vit më vonë.

Gjatë asaj kohe, Kamy ishte vazhdimisht në kontakt me Pasternakun. Kateli përshkruan letratplot admirim që i dërgonin njëri-tjetrit,bashkë me raportet se Kamy kërkoi të ndikonte tek juria për t’i dhënë Pasternak Çmimin Nobel në Letërsi. Në fakt, Pasternak e fitoi Nobelin në vitin 1958 – një vit pasi Kamy fitoi të tijin – duke vënë jo pak në siklet sovjetikët, që e detyruan atë t`a refuzonte çmimin.

Në një shtojcë të librit, Kateli përshkruan depërtimin e gjerë të shërbimeve sekrete franceze nga agjentët sovjetike gjatë viteve të pasluftës, dhe zbulon se avokati dhe aktivisti algjerian i pavarësisë Zhak Verzhe, kishte dëgjuar mbi përfshirjen e KGB-së në vdekjen e Kamy.
/ The Wall Street Journal – Bota.al

Continue Reading
Advertisement

Komente

Xharra i reagon Kurtit: Je i njëjtë si Thaçi

Published

on

By

Ish-gazetarja Arbana Xharra, është përfshirë në debatin për ambasadën e Kosovës në Jerusalem, shkruan Syri.net Kosova.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë me dije se Kosovës i duhet Izraeli, më shumë se që i duhet Izraelit Kosova.

Gjithashtu ka kujtuar se si dikur Hashim Thaçi i kishte dhënë asetet kryesore të Kosovës Erdoganit.

“Kosovës i duhet Izraeli, më shumë se që i duhet Izraelit Kosova. Albin Kurti e ka fuqinë mos më e vendos ambasadën e Kosovës në Jerusalem, edhe me i premtu Erdoganit këtë favor. Secili njeri më mend në kry e din çka do të thotë për vendin tonë një vendim i tillë. Në fund të fundit terrenin për rritjen e ndikimit te Erdoganit e ka bërë Hashim Thaçi duke i dhënë asetet kryesore, Aeroportin, Distribucionin e energjisë…e toka për të ndërtuar xhami. Gulenistët janë kidnapuar në Kosovë, në kohën sa Thaçi ishte president”, shkruan ajo.

Shkrimi i saj:

Kosovës i duhet Izraeli, më shumë se që i duhet Izraelit Kosova. Albin Kurti e ka fuqinë mos më e vendos ambasadën e Kosovës në Jerusalem, edhe me i premtu Erdoganit këtë favor.

Secili njeri më mend në kry e din çka do të thotë për vendin tonë një vendim i tillë. Në fund të fundit terrenin për rritjen e ndikimit te Erdoganit e ka bërë Hashim Thaçi duke i dhënë asetet kryesore, Aeroportin, Distribucionin e energjisë…e toka për të ndërtuar xhami. Gulenistët janë kidnapuar në Kosovë, në kohën sa Thaçi ishte president.

Albin Kurti është duke e vazhduar atë që e ka bërë Hashim Thaçi me “babën” Erdogan. Unë personalisht nuk çuditem, me vet fakti qe ka pas në liste antisemit, antiamerikan dhe pro erdoganistë shtu kësaj edhe retoriken e disa viteve të fundit të Kurtit.

Në momentin kur idealizon një diktator sikurse Erdogani – je një admirues i autokracisë së tij. Albin Kurti i ka marrë votat e qytetarëve, unë mundem vetëm me dhënë mendim timin.

Por, një gjë e di me shumë siguri, Kosova në sytë e Perëndimit po shndërrohet në Lindje të Mesme të Ballkanit! Serbia është munduar me dekada; me na portretizu si shtet islamistë kundër perëndimit, por nuk ishte e vërtetë dhe për atë ne patëm mbështetjen e Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë…Sot 22 vjet pas luftës cfarë mesazhi po i dërgojmë këtyre vendeve??? Në çka po shndërrohet Kosova?

Continue Reading

Komente

“Bëhuni burra dhe dilni para popullit” – Gazetari Furkan Saliu ka një porosi për partitë shqiptare në pushtet

Published

on

By

Furkan Saliu në Facebook:

Nëse u pгotestua me muaj nëpër rrugë për DREJTËSI, e nëse gjashtë vite më vonë drejtësia nuk është askund, e nëse Boban Iliçin e ke të lirë e Agim Ismailoviçin në buгg, çfarë arsye më shumë u duhet partive shqiptare që tërhiqen prej kësaj garniture qeverisëse?

Bëhuni burra dhe dilni para popullit!
Thoni: U premtuam se me Zaevin do ta reformojmë sistemin e drejtësisë dhe do krijojmë kushte që drejtësia të vijë, nuk arritëm ta përmbushim premtimin, po heqim dorë!

Tërhiquni në kohë para se të krijoni një Gruevski të ri!

#PaDrejtësiNukKaQetësi

Continue Reading

Komente

Dy shtetet e shqiptarëve ndërpresin pгotestat për dinjitetin kombëtar nga Tuzi deri në Shkup

Published

on

Shkruan, Hysamedin Feraj

Në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, në Tuz dhe Shkup, shqiptarët pгotestojnë për dinjitetin shqiptar kundër nëpëгkëmbjes prej ѕundimtaгëve gjegjës. Por fatkeqësisht nuk pгotestojnë nga Tuzi deri në Shkup. Sepse atë e ndërpresin dy shtete të shqiptarëve!
Shteti shqiptar u tregon se “minishengeni” me Serbinë ua zgjidh problemet.

Kasta e shtetit të Kosovës, tashmë e përmbysur por që ende qeverisë, u tregon se Malit të Zi dhe Serbisë u ka borxh dhe se duhet t’u jap diçka në vend se të kërkojë prej tyre të drejtat shqiptare.

Me dy shtete, e megjithatë të lënë vetëm përballë agгesionit të shteteve fqinjë, shqiptarët kudo duhet të krijojnë vetë nga një “Albin” dhe ta largojnë kastën e vet të vjetër.

Por aty çmimi i fitores rritet përderisa Albini nuk fiton edhe në Shqipëri.
Si një kumt i vetishëm për këtë është dhënë numri i partisë fituese në Kosovë: 127. Në Shqipëri ky është numri i thirrjes së uгgjencës. Dhe për uгgjencat politike e shoqërore në Shqipëri duhet të thirret me uгgjencë që të vijë numëri 127: Vetvendosje! Eja sa më shpejt! Një fatkeqësi politike e shoqërore na ka goditur! Sëmundja jonë është e transmetueshme dhe, po nuk erdhe shpejt që ta ndalosh, e ггezikojmë shëndetin e shqiptarëve kudo që janë!

Continue Reading

Aktuale