Kosovë
Reagon Vetëvendosje: Baneri ku shihet Besarta Jashari nuk është vendosur nga ne
Dy kandidatet për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi dhe Saranda Bogujevci janë parë në një baner të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë së bashku me vajzën e heroit Hamzë Jashari, Besarta Jashari.
Ndaj kësaj ka reaguar kryetari i Skenderajt dhe vëllau i Besarta Jasharit, Bekim Jashari.
“Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motres sime, Besarta Jashari. Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike”, ka thënë Jashari.
Nga Lëvizja Vetëvendosje thanë se baneri ku shihen dy deputetet e kësaj partie nuk është vendosur nga ta.
“Jo ky baner nuk është vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje ose në koordinim me Lëvizjen Vetëvendosje” , tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i VV’së.
Vendosjen e banerit e ka konfirmuar vet personi që e ka bërë atë me iniciativë personale.
Pajazit Jashari ka shkruar në Facebook se banerin e ka vendosur si pa koordinim me ndonjë subjekt politik.
“Nisma ime dhe përfshirja e Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit në banerin aktual nuk ka marrë parasysh bindjet e tyre politike e as garën në të cilin do të marrin pjesë. Renditja e tyre përkah Besarta Jasharit është rezultat i bindjes sime për atë se çka secila prej tyre përfaqëson në historinë tonë të dhimshme. Dëshiroj ta bëj të qartë, që e gjithë kjo është nismë e imja personale, dhe nuk është bërë në koordimin, kërkesë, apo konsultim me ndonjë subjekt politik. Ndjej nevojën që të kërkoj ndjesë për çdo keqkuptim që kjo nismë e imja qëllim mirë ka mundur të shkaktoj”, ka shkruar ai.
Kosovë
12 të arrestuar në Kosovë për shpërdorim detyre dhe ryshfet
Në Kosovë të mërkurën u arrestuan 12 persona nga të cilët 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të prokurorisë dhe njësitit të policisë së Kosovës kundër krimeve ekonomike. Përgjatë operacionit që filloi në orët e hershme të mëngjesit, janë kryer bastisje në ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë si dhe në katër komuna të tjera të Kosovës: Istog, Lipjan, Gjilan dhe Pejë.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha në një konferencë me gazetarë se “janë arrestuar 12 persona, dhjetë janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë tjerë të Kosovës, të cilët u kanë ndihmuar këtyre personave në forma të ndryshme. Të njëjtit dyshohen për disa vepra penale; keqpërdorim i subvencioneve, shpërdorim i autorizimeve zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”.
Drejtori i departamentit kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, tha se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 400 mijë euro.
“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve … Ato dyshohet se janë fituar nga vepra penale marrje ryshfeti dhe dhënie e ryshfetit”, tha zoti Sahiti.
Sipas prokurorisë hetimet dhe grumbullimi i informacioneve janë zhvilluar nga muaji janar dhe se gjatë operacionit përveç parave janë konfiskuar edhe makina, kompjuterë, dhe telefona celular. Prokuroria tha se operacioni pritet të vazhdojë.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë vazhdon të mbetet një nga fushat e kritikuara nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore.
Vëzhguesit thonë se në Kosovë nuk kanë munguar asnjëherë operacionet dhe arrestimet për keqpërdorime, por sipas tyre sfidë mbetet ndëshkimi i të përfshirëve në veprimtari të tilla./VOA
Kosovë
Ku u gjetën 400 mijë eurot e konfiskuara sot nga policia?
Luan Statovci, i cili mbante postin e Drejtorit në Drejtorinë për Pagesa Direkte në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë është në mesin e 12 të arrestuarve sot, në aksionin e policisë në Ministrinë e Bujqësisë.
Shtëpinë e tij, ku janë sekuestruar para që dyshohet se ishin mbledhur nga ryshfeti, e vizitoi edhe tv.
Gruaja e Statovcit tha për televizionin se paratë e marra nga polica nuk janë të ryshfetit, por të bizneseve të cilat i ka familja.
Ajo gjithashtu deklaroi se në momentin kur policia shkoi në shtëpinë e tyre ajo nuk ishte në shtëpi, por ishte në punë në Ministrinë e Bujqësisë ku punon prej kohesh. Andaj tha se nuk është marrë me paratë e as nuk është munduar t’i fshehë.
Statovci deklaroi se është e sigurt që burri i sajë do të shpallet i pafajshëm, pasi sipas saj ai është arrestuar padrejtësisht./KlanKosova
Kosovë
Ja emrat e zyrtarëve të akuzuar në lidhje me deportimin e gylenistëve
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave në lidhje me rastin e deportimit të gjashtë gylenistëve më 29 mars 2018.
Aktakuza është ngritur ndaj ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, Valon Krasniqit, drejtorit në Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.
Valon Krasniqi për KALLXO.com ka thënë se ka dëgjuar për aktakuzën por nuk e ka pranuar zyrtarisht ende.
Rrahman Sylejmani tha se nuk ka dëgjuar për aktakuzën por e din që ka qenë duke u zhvilluar një hetim.
Ai tha se në emër të institucionit që e përfaqëson ka vepruar në bazë të ligjit.
“Kanë qenë tri institucione me përgjegjësi të ndryshme, fillimisht AKI, pastaj MPB dhe hallka e tretë na kanë ardhur letra te na. Kemi kry procedurat konform ligjit. Ballafaqohemi në gjykatë, nuk ka problem”
KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me ish-shefin e AKI-së por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.
Prokuroria pretendon se të pandehurit Driton Gashi dhe Valon Krasniqi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa i pandehuri Rrahman Sylejmani ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.
KALLXO.com kishte publikuar një seri hulumtimesh lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq.
-
Komente1 week ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme3 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme4 days ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme3 weeks ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme1 month ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Lajme1 week ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl