Connect with us

Lajme

“Ministër” profesioni më i paguar në Maqedoni: Zaev, Spasovski dhe Shahpaska me rrogat më të larta

Published

on

Qeveria i publikoi pagat e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, paga themelore e të cilit është 78 840 denarë, dhe duke ia shtuar stazhin 22 vjeçar paga e tij është 87 813 denarë.

Në vendin e dytë është Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i cili merr 85 113 denarë të ardhura personale (me stazh 18 vjeçarë), ose 2 700 denarë më pak se rroga e Zaevit. .

E treta në radhë është Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74 273 denarë me 28 vjet pune stazh.

Radmila Shekerinska, Ministrja e Mbrojtjes merr 72 989 denarë, dhe Ministrja e Kulturës Irena Stefoska 72 670 denarë.

Më pas vijnë Zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bitiqi me 71 385 denarë secili, dhe Zëvendës Kryeministri i parë Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani të cilët marrin pagë prej 70 102 denarë secili.

Të ardhurat personale të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe janë 68 179 denarë.

Pagat më të ulëta u jepen ministrave Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri me nga 65 612 denarë secili.

Continue Reading
Advertisement

Bota

“Izraeli u bën presion vendeve të transferojnë ambasadat në Kuds në këmbim të vaksinës anti-COVID”

Published

on

Transmetuesit publik izraelit (KAN) njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds

Media izraelite njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit publik izraelit (KAN) mësohet se së shpejti Hondurasi do të marrë 5 mijë vaksina kundër COVID-19 nga rezervat e Izraelit.

Në lajm një burim që nuk dëshiron të identifikohet ka thënë se “Së shpejti një avion nga Hondurasi do të vijë për të marrë vaksinat dhe se në të njëjtën mënyrë do të marrin një sasi vaksinash edhe Guatemala dhe Çekia”.

I njëjti burim rikujton se Guatemala pas SHBA-së është vendi i dytë që ka hapur ambasadën e saj në Kuds ndërsa edhe Çekia ka premtuar se do të ndërmarrë një hap të tillë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, hedhjen e një hapi të tillë nga kryeministri Benjamin Netanyahu e ka cilësuar si një punë të paligjshme.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Gantz tha: “E vërteta është se Netanyahu po bën një tregti pa llogaritje nëpërmjet vaksinave që janë blerë me taksat e paguara nga shtetasit izraelitë, por mesa duket kujton se po drejton një mbretëri dhe jo një shtet”.

Hedhja e një hapi të tillë duhet të miratohet duke u diskutuar nga qeveria, tha Gantz i cili shtoi se “Një situatë e detyrueshme në lidhje me sigurinë, politikën ose shëndetësinë mund të jetë një arsye për hedhjen e një hapi të tillë”.

Në një deklaratë me shkrim dje nga Zyra për shtyp e Netanyahut u njoftua se janë mbledhur sasi të kufizuara të vaksinave të papërdorura nga muaji i kaluar dhe se për këtë arsye do të sigurohen pajisje mjekësore për Palestinën dhe vaksina në sasi simbolike për disa vende që i kanë kërkuar Izraelit.

Continue Reading

Bota

39 makina përfshihen në një aksident

Published

on

By

Të paktën 39 makina janë përfshirë në një aksident në Bashkiri të Rusisë.

Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë e përplasjes në seri, 10 persona janë dëmtuar rëndë.

Shkak i aksidentit raportohet se janë bërë erërat e forta dhe vështirësia e shikimit të shoferëve.

Si rezultat i kushteve të vështira klimaterike, tri rrugë deri më tani janë mbyllur, pasi autoritetet kanë vlerësuar se përshkrimi i tyre është me rrezik për shoferët.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat në këtë rajon në ditën në vijim, priten të shkojnë deri në minus 35 gradë celsius.

Më poshtë pamjet:

Continue Reading

Kosovë

12 të arrestuar në Kosovë për shpërdorim detyre dhe ryshfet

Published

on

By

Në Kosovë të mërkurën u arrestuan 12 persona nga të cilët 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të prokurorisë dhe njësitit të policisë së Kosovës kundër krimeve ekonomike. Përgjatë operacionit që filloi në orët e hershme të mëngjesit, janë kryer bastisje në ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë si dhe në katër komuna të tjera të Kosovës: Istog, Lipjan, Gjilan dhe Pejë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha në një konferencë me gazetarë se “janë arrestuar 12 persona, dhjetë janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë tjerë të Kosovës, të cilët u kanë ndihmuar këtyre personave në forma të ndryshme. Të njëjtit dyshohen për disa vepra penale; keqpërdorim i subvencioneve, shpërdorim i autorizimeve zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”.

Drejtori i departamentit kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, tha se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 400 mijë euro.

“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve … Ato dyshohet se janë fituar nga vepra penale marrje ryshfeti dhe dhënie e ryshfetit”, tha zoti Sahiti.

Sipas prokurorisë hetimet dhe grumbullimi i informacioneve janë zhvilluar nga muaji janar dhe se gjatë operacionit përveç parave janë konfiskuar edhe makina, kompjuterë, dhe telefona celular. Prokuroria tha se operacioni pritet të vazhdojë.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë vazhdon të mbetet një nga fushat e kritikuara nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore.

Vëzhguesit thonë se në Kosovë nuk kanë munguar asnjëherë operacionet dhe arrestimet për keqpërdorime, por sipas tyre sfidë mbetet ndëshkimi i të përfshirëve në veprimtari të tilla./VOA

Continue Reading

Aktuale