Lajme
Kapet në Shkup droga e transportuar nga Kosova
Ndërpritet kanali ndërkombëtar për transport të drogës narkotike, konfiskohen rreth 40 kg marihuanë.
Policia dje ka prerë një kanal ndërkombëtar për transport të rreth 40 kilogram marihuanë, e cila nga Kosova është transportuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Reparti për polici kriminalistike, Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, në bashkëpunim me Repartin për operacione policore speciale, siç kumtuan sot nga MPB, në bul. “magjistralja e Adriatikut”, në hyrje të Shkupit është ndalur automjeti motorik “shkoda fabia”, i drejtuar nga A.M.(42) nga Shkupi.
“Gjatë bastisjes së kryer në automjet, në bagazh janë gjetur dy thasë të mëdhenj me marihuanë, në sasi të tërësishme prej rreth 40 kilogramë, me vlerë të tregut prej mbi 100.000 euro”, citohet në kumtesë.
Nga MPB informojnë se A.M. është privuar nga liria dhe është dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, me ç’rast gjatë ditës do të dorëzohet me padi penale te Prokuroria Themelore Publike Shkup.
Poashtu, A.M. është i njohur si autor i disa veprave penale, i dënuar dhe ka vuajtur dënim me burg, ndërsa në vitin 2017 në R. e Serbisë është privuar nga liria gjatë transportit të një sasie të madhe të marihuanës.
Argëtim
VIDEO – Mërgimtari në hall se si të regjistrohet, ka edhe grua edhe dashnore?!
Një moment interesant ka mdodhur në emisionin Click Plus teksa po bisedohej për procesin e regjistrimit të diasporës. Paqartësitë dhe problemet e shumta teknike e karakterizuan ditën e parë të këtij procesi, ndërsa nê studio për të sqaruar mangësitë ishte zëvendësdrejtori i Entit për Statistikë, Ilmi Selami. Gjatë emisionit kishte lidhje “live” me mërgimtarë shqiptarë që ankoheshin dhe kërkonin sqarime për paqartësitë e procesit, përcjell in7.
I tillë ishte edhe mërgimtari nga Suedia, të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme e që kishte dilema se si duhet ta plotësojë formularin në pjesët ku kërkohet përgjigje për statusin martesor, se a jeton me bashkëshorten apo me person jashtë martese. Përgjigja e mërgimtarit ishte se ka edhe grua, por edhe dashnore dhe kjo i shkaktonte huti./in7.tv/
Kosovë
Ngritet kallëzim penal ndaj djalit të Nenad Rashiq
Më 22 shkurt të këtij viti, në fshatin Llapnasellë ndodhi një rrahje ku i përfshirë ishte edhe djali i politikanit serb, Nenad Rashiq.Të përfshirë në këtë rrahje ishin: Nikolla Rashiq, Ristic Marko 2002, Zivkovic Cedomir 2001, Zivic Branko 2002, Dusan Nicic 2002, Milan Jovanovic 2002, Trajkovic Dimitrije 2002, Lazar Karadzic 2000 dhe I.M 2003.
Jovana Filipoviç, avokatja e të miturit I.M., ka thënë se ka ngritur në proces gjyqësor kundër Nikolla Rashiq, djalit të Rashiq.
Ajo tha se në atë përleshje mbeti i lënduar I.M. ku pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua për në spital, raporton Tanjug.
Lajme
Ziadin Sela: Mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se Enti Shtetëror për Statistika duhet t’i heqë problemet në diasporë ku mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit.
“Shpresoj se e gjithë kjo është problem teknik, se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të qëllimshëm nga ana e ESHS-së”, tha Sela duke shtuar se ky proces është i rëndësishëm për shtetin dhe se nuk të lihet asnjë qytetar pa mundësinë për t’u regjistruar.
Ai shpreson se do ketë skenarë si në kohën Ahmeti Gruevski për regjistrimin e vitit 2011.
Ai kërkoi që të pranohet propozimi i tyre për Ligjin për shtetësi ku parashihet që shtetësia të merret me deklaratë të dy dëshmitarëve.
-
Komente2 weeks ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme4 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme1 week ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme4 days ago
Përplasje në Qeverinë Zaev – Zëvendësi shqiptar publikisht kundërshton ministren e LSDM’së
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme4 weeks ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme2 weeks ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl