Connect with us

Lajme

Është momenti i fundit të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare në Maqedoni

Published

on

Mjerimi politik i Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Tanimë është bër e qartë,se Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,nuk i gëzojnë të drejta e barabarta,janë të shtypur dhe te diskriminuar në te gjitha format e mundshme, duke filluar nga përkatësia kombëtare,gjuhsore,fetare, punsimi, kultura e deri tek trajtimi njerëzor i tyre,nga institucionet e këtij shteti artificial,shtet ky i ndërtuar në tokat e pushtuara shqiptare,ky shtet i trajton shqiptarët si fajtorë kujdestarë,sa herë ti duhët kjo gjë,për ngritjen e imazhit dhe interesave te partive sllavomaqedonase,dhe për prezantimin e tyre para bashkësisë ndërkombëtare, si nacionalistë,terrorist e deri në ekstremist islamik, vetëm e vetëm që shqiptarët të prezentohën,si popull primitivë dhe të rrezikshëm për paqen, në Gadishullin Ballkanik dhe atë Evropiane.

Rasti më i fundit është ai i këtyre ditëve,denimi i një grupi nga komuniteti shqiptar,grup ky i ndërtuar dhe i montuar në zyrat e DBK-as,njëjtë siç bënte edhe sistemi komunist në vitet 80/90 kur UDB-jaJugosllave i ndërtonte,emërtonte dhe denonte grupe të rinjësh dhe intelektual shqiptarë të pafajshëm,si nacionaliste dhe irredentist,në emër te bashkimvllazrimit,ky rastë në opinion është i njohur si rasti “MONSTRA” ku mbetën të vrarë 4 djem të rinjë,dhe një peshkatar maqedonas, dihet që ky krim makabër, është organizuar dhe kryer nga shërbimet sekrete të këtij shteti,që pastaj të akuzohën dhe linqohën shqiptarët,pjesën e madhe te fajit e ka edhe BDI,sepse ishte në pushtet me VMRO-n në atë kohë,dhe me dashje është bër pjesë e montimëve, dhe vrasjeve për interesat e VMRO-s,edhe sot BDI bëhet pjesë e skenarëve, te interesave te partive sllavomaqedonase,dhe në dëmin e interesave shqiptare në ketë shtet.

Andaj ju bëj thirrje si shqiptarë,deri kur do e bëni jetën e të nënshtruarit,është momenti i fundit,që ti thirrni kokës dhe ta ngreni zërin për të drejtat tuaja,dhe mos të ju manipulojnë dhe friksojnë partitë dhe politikanët e shitur shqiptarë,që punojnë për interesat e huja dhe interesat e tyre personale, duke ju lënë në ketë gjendje te mjeruar.

Kjo tokë dhe ky vend është i juaji,që nga Pellazgët,Ilirët e në vazhdimësi gjer në ditët e sotme në shekullin 21.

Në qoftë se pala tjetër ajo maqedonase,nuk dëshiron ta ruaj këtë shtet,pse duhet ta ruajmë ne shqiptarët,po ta donin sllavomaqedonasit shtetin e tyre,ju trajtojnë ju si shqiptarë dhe të tjerët në ketë shtet,të barabartë,dhe jo të rendit të dytë,dhe të tretë,sepse pa shqiptarët nuk mund të ekzistoj ky shtet.

Ne duhët të kërkojmë që të zbardhën të gjitha rastet e montuara,dhe vrasjet e shqiptarëve,të organizuara dhe ekzekutuara nga shërbimet e këtij shteti,edhe me ndihmën,dhe pajtimin e partive politike shqiptare PPD,PDSH,dhe BDI,që nga viti 1992 e këtej.!

Është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtar,të ndërhyj,e të ndërmarrë hapa konkret,për rregullimin e këtij shteti,ose mos ti akuzoj shqiptarët për pasojat pastaj…!/

Sami Ukshini-Sokoli

Shek Hallaçi

Val Zekaj

Continue Reading
Advertisement

Bota

“Izraeli u bën presion vendeve të transferojnë ambasadat në Kuds në këmbim të vaksinës anti-COVID”

Published

on

Transmetuesit publik izraelit (KAN) njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds

Media izraelite njoftoi se qeveria ka planifikuar t’u japë vendeve vaksina kundër COVID-19 në këmbim që ato të transferojnë ambasadat e tyre në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit publik izraelit (KAN) mësohet se së shpejti Hondurasi do të marrë 5 mijë vaksina kundër COVID-19 nga rezervat e Izraelit.

Në lajm një burim që nuk dëshiron të identifikohet ka thënë se “Së shpejti një avion nga Hondurasi do të vijë për të marrë vaksinat dhe se në të njëjtën mënyrë do të marrin një sasi vaksinash edhe Guatemala dhe Çekia”.

I njëjti burim rikujton se Guatemala pas SHBA-së është vendi i dytë që ka hapur ambasadën e saj në Kuds ndërsa edhe Çekia ka premtuar se do të ndërmarrë një hap të tillë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, hedhjen e një hapi të tillë nga kryeministri Benjamin Netanyahu e ka cilësuar si një punë të paligjshme.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Gantz tha: “E vërteta është se Netanyahu po bën një tregti pa llogaritje nëpërmjet vaksinave që janë blerë me taksat e paguara nga shtetasit izraelitë, por mesa duket kujton se po drejton një mbretëri dhe jo një shtet”.

Hedhja e një hapi të tillë duhet të miratohet duke u diskutuar nga qeveria, tha Gantz i cili shtoi se “Një situatë e detyrueshme në lidhje me sigurinë, politikën ose shëndetësinë mund të jetë një arsye për hedhjen e një hapi të tillë”.

Në një deklaratë me shkrim dje nga Zyra për shtyp e Netanyahut u njoftua se janë mbledhur sasi të kufizuara të vaksinave të papërdorura nga muaji i kaluar dhe se për këtë arsye do të sigurohen pajisje mjekësore për Palestinën dhe vaksina në sasi simbolike për disa vende që i kanë kërkuar Izraelit.

Continue Reading

Bota

39 makina përfshihen në një aksident

Published

on

By

Të paktën 39 makina janë përfshirë në një aksident në Bashkiri të Rusisë.

Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë e përplasjes në seri, 10 persona janë dëmtuar rëndë.

Shkak i aksidentit raportohet se janë bërë erërat e forta dhe vështirësia e shikimit të shoferëve.

Si rezultat i kushteve të vështira klimaterike, tri rrugë deri më tani janë mbyllur, pasi autoritetet kanë vlerësuar se përshkrimi i tyre është me rrezik për shoferët.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat në këtë rajon në ditën në vijim, priten të shkojnë deri në minus 35 gradë celsius.

Më poshtë pamjet:

Continue Reading

Kosovë

12 të arrestuar në Kosovë për shpërdorim detyre dhe ryshfet

Published

on

By

Në Kosovë të mërkurën u arrestuan 12 persona nga të cilët 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni të prokurorisë dhe njësitit të policisë së Kosovës kundër krimeve ekonomike. Përgjatë operacionit që filloi në orët e hershme të mëngjesit, janë kryer bastisje në ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë si dhe në katër komuna të tjera të Kosovës: Istog, Lipjan, Gjilan dhe Pejë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha në një konferencë me gazetarë se “janë arrestuar 12 persona, dhjetë janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë tjerë të Kosovës, të cilët u kanë ndihmuar këtyre personave në forma të ndryshme. Të njëjtit dyshohen për disa vepra penale; keqpërdorim i subvencioneve, shpërdorim i autorizimeve zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit”.

Drejtori i departamentit kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, tha se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 400 mijë euro.

“Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve … Ato dyshohet se janë fituar nga vepra penale marrje ryshfeti dhe dhënie e ryshfetit”, tha zoti Sahiti.

Sipas prokurorisë hetimet dhe grumbullimi i informacioneve janë zhvilluar nga muaji janar dhe se gjatë operacionit përveç parave janë konfiskuar edhe makina, kompjuterë, dhe telefona celular. Prokuroria tha se operacioni pritet të vazhdojë.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë vazhdon të mbetet një nga fushat e kritikuara nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore.

Vëzhguesit thonë se në Kosovë nuk kanë munguar asnjëherë operacionet dhe arrestimet për keqpërdorime, por sipas tyre sfidë mbetet ndëshkimi i të përfshirëve në veprimtari të tilla./VOA

Continue Reading

Aktuale