Connect with us

Lajme

Aktore apo prokurore? – Gazetari Furkan Saliu i reagon ashpër Fatime Fetait

Published

on

Fjala përfundimtare e Prokurores Fatime Fetai në seancën përmbyllëse të rastit “Monstra” ka hapur debat të gjërë dhe të ashpër në opinion. Shumica mbetën të shokuar dje kur mësuan dhe dëgjuan fjalët e Fatime Fetait në sallën e gjyqit, e cila kërkonte burgim të përjetshëm për të akuzuarit shqiptarë. Sipas Fetait, rasti nuk duket të jetë i montuar dhe se sipas provave, të akuzuarit janë fajtorë për vrasjen e të rinjve maqedonas në Liqenin e Smillkovës, përcjell in7.

Nuk ka mundur të rrijë pa reaguar gazetari i njohur nga Shkupi, Furkan Saliu, i cili mes tjerash, prokuroren Fetai e ka cilësuar si aktore. Sipas Saliut, nuk ka asgjë në botë që mund ta bindë atë se Agim Ismailoviçi, njëri prej të akuzuarve, ka vrarë fëmijë. Këtë, sipas tij, nuk mund ta bëjë as një prokurore që karierën e saj e ka nisur në parti politike e që ka bashkëpunuar me Katica Janevën, të cilën Saliu e cilëson si “reketashe”.

“Ky sistem i kalbur i “drejtësisë”, që brenda në vete ka më shumë kriminel se sa e gjithë Maqedonia, ndoshta ndonjëherë në jetë, në bashkëpunim me shërbimet që punojnë më shumë për Beograd se sa për Shkup, munden edhe me m’bind se vëllai im është terrorist, ndoshta edhe dyqysh do të më bindin se të akuzuarit tjerë janë fajtorë, por kurrë, asnjëherë nuk mundet me m’bind se Agim Ismailoviç ka vra fëmijë dhe se është terrorist!!!
Edhe më pak mundet me m’bind një prokurore që karrierën e ka nis në parti politike, është emëruar në Prokurori Speciale nga politika, e që ka punu me reketashe si Katica Janeva”, ka shkruar Furkan Saliu.

Veprimet dhe sjelljen e Fatime Fetait, gazetari Saliu e krahason me atë të aktoreve, pasi siç thotë ai, në këtë procedurë gjyqësore, Fetai më shumë është sjellur si aktore sesa si prokurore. Dyshime të tilla vijnë pasi sipas tij, Fetai ka konstatuar se të akuzuarit janë fajtorë duke u bazuar në faktet dhe provat e siguruara nga MPB’ja e Jankullovskës, Gruevskit dhe Mijallkovit, përcjell in7.

“Zonjë, çanta dhe këpucët e shtrenjta, frizura dhe make-up, teatri dhe aktrimi është punë e aktores.
Konstatimi se Agimi ka kryer akt terrorist i bazuar në prova që i ka siguruar një prokuror dhe një MPB e Gruevskit, Mijallkovit dhe Jankullovskes është konstatim i një aktores, e jo i një prokurores që e ka pas për detyrë ma pak kohë me harxhu për frizurën e më shumë me u djersit që me zbulu të vërtetën e plotë”, përfundon shkrimi i Furkan Saliut, gazetar aktiv në Maqedoninë e Veriut./in7.tv/

Continue Reading
Advertisement

Argëtim

VIDEO – Mërgimtari në hall se si të regjistrohet, ka edhe grua edhe dashnore?!

Published

on

Një moment interesant ka mdodhur në emisionin Click Plus teksa po bisedohej për procesin e regjistrimit të diasporës. Paqartësitë dhe problemet e shumta teknike e karakterizuan ditën e parë të këtij procesi, ndërsa nê studio për të sqaruar mangësitë ishte zëvendësdrejtori i Entit për Statistikë, Ilmi Selami. Gjatë emisionit kishte lidhje “live” me mërgimtarë shqiptarë që ankoheshin dhe kërkonin sqarime për paqartësitë e procesit, përcjell in7.

I tillë ishte edhe mërgimtari nga Suedia, të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme e që kishte dilema se si duhet ta plotësojë formularin në pjesët ku kërkohet përgjigje për statusin martesor, se a jeton me bashkëshorten apo me person jashtë martese. Përgjigja e mërgimtarit ishte se ka edhe grua, por edhe dashnore dhe kjo i shkaktonte huti./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Ngritet kallëzim penal ndaj djalit të Nenad Rashiq

Published

on

By

Më 22 shkurt të këtij viti, në fshatin Llapnasellë ndodhi një rrahje ku i përfshirë ishte edhe djali i politikanit serb, Nenad Rashiq.Të përfshirë në këtë rrahje ishin: Nikolla Rashiq, Ristic Marko 2002, Zivkovic Cedomir 2001, Zivic Branko 2002, Dusan Nicic 2002, Milan Jovanovic 2002, Trajkovic Dimitrije 2002, Lazar Karadzic 2000 dhe I.M 2003.

Jovana Filipoviç, avokatja e të miturit I.M., ka thënë se ka ngritur në proces gjyqësor kundër Nikolla Rashiq, djalit të Rashiq.

Ajo tha se në atë përleshje mbeti i lënduar I.M. ku pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua për në spital, raporton Tanjug.

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela: Mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se Enti Shtetëror për Statistika duhet t’i heqë problemet në diasporë ku mërgimtarët nuk mund të regjistrohen përmes internetit.

“Shpresoj se e gjithë kjo është problem teknik, se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem të qëllimshëm nga ana e ESHS-së”, tha Sela duke shtuar se ky proces është i rëndësishëm për shtetin dhe se nuk të lihet asnjë qytetar pa mundësinë për t’u regjistruar.

Ai shpreson se do ketë skenarë si në kohën Ahmeti Gruevski për regjistrimin e vitit 2011.

Ai kërkoi që të pranohet propozimi i tyre për Ligjin për shtetësi ku parashihet që shtetësia të merret me deklaratë të dy dëshmitarëve.

Continue Reading

Aktuale