Connect with us

Argëtim

Zyrtarisht Golf është “i vdekur” në SHBA

Published

on

Volkswagen nuk do të përdorë më modelin Golf për Shtetet e Bashkuara.

Volkswagen Golf nuk do të shitet më në SHBA dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht nga prodhuesi gjerman i makinave, transmeton Telegrafi.

Golf 8 GTI dhe Golf R sigurisht që do të ofrohen, kjo nuk do të ndryshojë, por asnjë nga makinat e tyre të ardhshme nuk do t’u ofrohet shoferëve atje, pasi thjesht u shit shumë keq.

Për shkak të kësaj, Volkswagen do të përqendrohet në modelin Jetta, si dhe Taos, ku ky SUV i vogël është shumë më tërheqës për klientët amerikanë sesa Golf dhe kjo është një veprim krejtësisht logjik nga Volkswagen.

Në Shtetet e Bashkuara, Golf mund të gjendet me një çmim prej 24,190 dollarësh, dhe një maksimum prej 24,990 dollarë.

Sa i përket tregut evropian, Golf nuk do të ndalet së shituri.

Sipas mediave amerikane, Golf është “i vdekur” për tregun e tyre. /Telegrafi/

Continue Reading
Advertisement

Argëtim

Rreth 2.500 gjuhë në botë rrezikojnë zhdukjen

Published

on

By

Aktualisht ekzistojnë rreth shtatë mijë gjuhë në botë dhe afërsisht 2.500 prej tyre po përballen me rrezikun e zhdukjes, paralajmëroi një përfaqësues i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Turqi, transmeton Insajderi.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) me rastin e 21 Shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryetari i Komisionit Kombëtar të Turqisë (UTMK) të UNESCO-s, Prof. Dr. Alcal Oguz, tha se nga 62 ditë ndërkombëtare të shpallura nga UNESCO, pesë kanë të bëjnë me gjuhët, raporton Anadolu Agency (AA).

Oğuz thotë se në kuadër të kësaj dite, organizohen aktivitete për të mbrojtur diversitetin kulturor, si dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj diversitetit gjuhësor dhe gjuhëve që përballen me rrezikun e zhdukjes.

“Në botë ka rreth shtatë mijë gjuhë. Në mesin e tyre, rreth 2.500 përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak se numri i njerëzve që i flasin ato po zvogëlohet. Sipas statistikave dhe të dhënave të përpiluara, fatkeqësisht, në çdo 15 ditë, një nga këto gjuhë zhduket”, tha ai.

“Rrezikimi dhe zhdukja e gjuhëve është rritur viteve të fundit në veçanti për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë”, shtoi Oguz.

Sipas tij, shumica e gjuhëve të rrezikuara përbëhen nga gjuhë që fliten nga më pak se 10 mijë njerëz.

Ai po ashtu tha se është e vështirë të gjenden folës të rreth 200 gjuhëve.

“Numri i gjuhëve të zhdukura nga viti 1950 është mbi 250”, tha Oguz.

Shënimi më 21 shkurt i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare është miratuar në Konferencën e Përgjithshme të 30-të të UNESCO-s më 17 nëntor të vitit 1999. /Insajderi.com

Continue Reading

Argëtim

E pabesueshme – Macja shpëton fëmijën e vogël të mos bie nga ballkoni

Published

on

Një video me mbishkrimin “Ëngjëll i Zotit” është bërë virale në rrjetet sociale, duke u parë nga miliona ndjekës dhe shpërndarë nga mijëra të tillë. Bëhet fjalë për një fëmijë të vogël që dëshiron të kapet dhe të ngrihet tek muri mbrojtës i ballkonit në një ndërtesë të lartë. Por aty pranë gjendet macja e familjes, e cila siç duket në pamjet e publikuara, luan rolin e rojes së fëmijës. Sapo fëmija tenton të kapet tek hekurat e ballkonit, macja zgjatet dhe ja largon duart, dhe bën ç’mos që fëmija të mos hipë tek muri mbrojtës e kështu të mos ггezikojë të bjerë nga ballkoni i lartë, përcjell in7.

Ndërkaq, nuk dihet se ky ka ndodhur kjo ngjarje, por mbishkrimi në video ishte në gjuhën braziliane. Shikoni videon më poshtë, për të mësuar arsyen se përse kjo video është shpërndarë aq shumë në rrjetet sociale.

Continue Reading

Argëtim

6 sjellje që i largojnë njerëzit nga ju

Published

on

Njerëzit që ju duan ose ju njohin do ju pranojnë gjithmonë për atë që ju jeni. Mirëpo ka disa sjellje negative ose jo shumë produktive që i bëjnë njerëzit të largohen prej jush.

Këto sjellje krijojnë marrëdhënie të tensionuara dhe kjo shpjegon distancën që krijoni me njerëzit. Sjelljet toksike dhe fjalët destruktive duhet të largohen nga jeta juaj në mënyrë që të mund të arrini të krijoni lidhje të forta. Edhe pse gjithmonë mund të gjeni justifikime lidhur me rezultatin e sjelljes tuaj, sërish nuk duhet bërë. Duhet të luftoni të krijoni marrëdhënie dhe jo ti shkatërroni ato.

I merrni gjërat shumë personale

Jeta është e vështirë dhe marrja e gjithçkaje shumë personale do ta bëjë atë edhe më të vështirë. Kjo gjë jo vetëm shkatërron marrëdhënien, por mendimet negative janë gjithashtu të dëmshme për vetëvlerësimin tuaj.

Jeni vazhdimisht xheloz

Pak xhelozi është e mirë për motivim dhe për të arritur disa gjëra në jetë. Ndërkohë që ndjenja e xhelozisë mund t’i shtyjë njerëzit të bëhen më mirë, ndjenja e vazhdueshme e tij është arsyeja pse njerëzit largohen.

Keni nevojë për vlerësim dhe miratim konstant të të tjerëve

Sa më shumë që mbështeteni tek njerëzit për të miratuar atë që bëni, aq më e vështirë do ta keni që të jeni vetvetja. Edhe pse mënyra se si perceptohen nga të tjerët është e rëndësishme, mirëqenia juaj dhe dëshira për t’u ndjerë e pranuar varet nga mënyra se si ndiheni për veten tuaj.

Nuk pranoni asnjë kritikë konstruktive

Ne nuk jemi të përsosur, dhe kjo është ajo që na bën njerëzore. Njohja e defekte tona dhe pranimi i tyre është fuqia që duhet për tu përballur me to dhe kritikat e të tjerëve. Duke refuzuar të pranoni kritika, ju jo vetëm që e pengoni potencialin tuaj për të përmirësuar si një person, por gjithashtu mund të krijoni tensione në marrëdhëniet me të tjerët. Suksesi i çdo lloj marrëdhënieje varet nga aftësitë e komunikimit dhe gatishmëria juaj për të pranuar reagime pozitive dhe negative.

Hiqeni sikur jeni viktima në çdo rast

Kur ankesat dhe problemet tuaja janë të pafundme dhe gjithmonë fshiheni në skenarë ku shfaqeni gjithmonë viktima është një qëndrimi negativ si për personalitetin tuaj dhe marrëdhëniet që krijon.

Bëni gjithmonë thashetheme për të tjerët

Njerëzit pozitivë që keni në jetën tuaj nuk kënaqen kur flisni negativisht për njerëzit e tjerë dhe kur as nuk ju duhet jeta e tyre apo gjërat që ato bëjnë. Sigurisht, është e pamundur të marrësh thashetheme nga çdo bisedë, por mendimet gjykuese për të tjerët duhen të shmangen.

BURIMI

Continue Reading

Aktuale