Lajme
Si është gjendja në kovid-qendrat e Shkupit?
Në kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 17 pacientë, janë duke u mjekuar gjithsej 280 pacientë
Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 17 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 280 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur shtashtë pranime të pacientëve. Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur gjashtë pranime të reja, ndërsa në Klinikën Infektive katër gjatë ditës së djeshme.
Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 19 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid po trajtohen 18 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 24 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 17 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën kovid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 16 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 16 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 88 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 78 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 22 pacientë.
Gjithsej 280 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është i qëndrueshëm dhe sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 124 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.
Lajme
Lajm i keq për Qeverinë – Largohet edhe njê deputete nga Koalicioni i LSDM’së
Maja Moraçanin nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) deklaroi se, nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të udhëhequr nga LSDM-ja në Kuvend.
Ajo theksoi se RDM planifikon të veprojë e pavarur në Parlament.
“Ne gjithashtu jemi me idenë për të vepruar në mënyrë të pavarur. Në këtë mënyrë do ti promovojmë vlerat tona në mënyrë më efektive”, deklaroi Moraçanin.
Ajo theksoi se mund të formohet një grup i ri parlamentar me partitë e vogla, që sipas saj mundëson ose jep privilegje të tjera. (INA)
Lajme
Sondazhi më i ri – Kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri?
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, fitues i tyre do të ishte Partia Socialiste me kryeministër Edi Ramën.
Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me IPSOS, të pyetur se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, 49.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste.
Sipas të dhënave, 39,3% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Demokratike, ndërsa shihet një rënie e ndjeshme e LSI në vetëm 5.1%.
Në skenë ngjiten edhe parti të reja, ku Nisma merr 1.7% të votave, ndërsa në vendin e pestë rezulton Lëvizja Demokratike me 1.4 përqind.
Sondazhi i IPSOS për Top Channel është realizuar në periudhën nga data 10 deri në 16 shkurt 2021 dhe janë intervistuar 1.527 votues në 12 qarqet e vendit./Gazeta SHQIP
Kosovë
“Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave…” – Reagimi i fortë i Vjosa Osmanit ndaj “neutralitetit të BE’së”
Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, i ka reaguar Bashkimit Evropian pas deklaratës se “BE është neutral ndaj çështjes Kosovë-Serbi”.
Osmani në Twitter tha se “Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilave u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë”.
Për këtë ajo shtoi se “Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, përcjell Insajderi.
“Si neutralitet”, u konsiderua nga Bashkimi Evropian një hartë mbrapa shpinës së emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për të cilën u raportua se ajo përmbante mesazhin që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.
“Republika e Kosovës është dhe do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm dhe sovran”, tha Osmani. /Insajderi.com
-
Komente1 week ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 weeks ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme3 weeks ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Lajme5 days ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 month ago
Fatime Fetai kërkoi burg të përjetshëm, por ja çka mendon Zaevi për këtë – Deklarata e fundit për “Monstrën”
-
Lajme3 weeks ago
Lajm i mirë për BDl-në e Tetovës, caktohet kandidati për kryetar komune! (Emri)
-
Lajme1 month ago
ZYRTARE: Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë
-
Lajme1 week ago
Lajm i fundit – Mediat maqedonase: Bie qeveria LSDM – BDl