Connect with us

Lajme

Filipçe: Vaksinat e para nga “Fajzer” dhe nga Serbia do të arrijnë me eksport ndërhyrës

Published

on

Nuk ekziston pengesë ligjore për marrje të vaksinave kundër Kovid-19 në vendin tonë. Dozat e para të vaksinës “Fajzer”, për të cilën është arritur marrëveshje në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesin, si dhe 8.000 doza të vaksinave, të cilat nga Republika e Serbisë duhet të arrijnë në vendin tonë, do të jenë me eksport ndërhyrës. Ndryshimi i Ligjit për ilaçe është për shkak të politikës globale të “Fajzer”, të cilët insistuan që aplikues për regjistrim të vaksinës të jetë përfaqësia e tyre, e cila është me seli në Holandë, përgjegjëse për këtë pjesë të Evropës, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai potencon se Serbia është vendi i vetëm në tërë rajonin, ku ka përfaqësi lokale të “Fajzer”-it dhe kjo në njëfarë mënyrë ua shpejtoi punët.

“Por, edhe kjo nuk është pengesë,të vetëdijshëm se është e tillë rregullativa e jonë ligjore, prodhuesi ‘Fajzer’ u pajtua që sasitë e para të vaksinës, të cilat do të vijnë në vendin tonë edhe përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë, por edhe përmes ndihmës nga Serbia, të vijnë me të ashtuquajturin eksporti ndërhyrës, për çka ka rregullativë ligjore dhe për këtë nuk duhet regjistrim”, tha Filipçe.

Prodhuesi “Fajzer” potencoi ministri, i ofroi ndihmë vendit tonë, duke mos dëshiruar të ngadalsohet dinamika e arritjes së vaksinave.

“Duke marrë parasysh atë që insistojnë që regjistrimi të ndodh kurdo qoftë, duke mos dëshiruar ta ngadalësojnë dinamikën e arritjes së vaksinave, u pajtuan që se kjo të jetë për sasitë e ardhshme, gjatë muajve të fundit për shkak se ne kemi parashtruar ndryshim të Ligit për ilaçe në Kuvendin që të mundësojmë, kjo vaksinë konkrete të regjistrohet përmes aplikuesit, i cili nuk u regjistrua si kompani në vendin tonë”, sqaroi Filipçe.

Lidhur me dërgesën e vaksinave nga Republika e Serbisë, Filipçe thekson se në këtë moment pritet miratimi nga kompania “Fajzer” për eksport ndërhyrës.

“Në komunikim intensiv jemi me kompaninë gjatë dy ditëve të kaluara, paralelisht me bisedat tona lidhur me marrëveshjen tonë të drejtpëdrejtë, tani presin edhe fajlet që të lejohet kjo sasi nga Serbia të dërgohet në vendin tonë. Kjo do të thotë se kompania ‘Fajzer’ mban llogari për tekstualisht të gjitha sasitë të cilat i shpërndan në vendet, nëse dhe në cilën mënyrë eventualisht ridërgohen në disa vende tjera”, shtoi ministri.

Lidhur me ndryshimet e Ligjit për ilaçe, Filipçe, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë periudhës së kaluar ka pasur takime me deputetë të opozitës të cilët në bisedë me të kanë shprehur përkrahje dhe konsultivitet për ndryshimet e Ligjit.

Lidhur me vaksinat të cilat në vend duhet të arrijnë përmes mekanizmit Kovaks, ministri tha se me 29 janar do të ketë takim me përfaqësues të atij sistemi ku pritet të marrin informata kur dhe në çfarë sasie vaksinat do të arrijnë në vendin tonë.

“Sistemi shëndetësor dhe të gjitha institucionet në shtet janë të gatshme për procesin e vaksinimit. Ne jemi tërësisht të gatshëm. Në mëngjes realizova takim me drejtorin e Agjencisë për ilaçe (MALMED), shërbimet e atjeshme janë tërësisht të gatshme t’i marrin dokumentet, t’i lëshojnë formularet e nevojshme, administrative. E informuan drejtorin e Doganës dhe në atë shërbim janë të gatshëm të punësuarit të gjitha procedurat t’i përfundojnë me afatin sa më të shkurtë kohor. Ne jemi të gatshëm me infrastrukturën tonë, frigoriferët veçmë janë të instaluar, këtu mundet të deponohet sasi e madhe e vaksinave. I gatshëm është edhe plani për vaksinim. Natyrisht punonjësit shëndetësor janë të parët. Ashtu që në momentin kur të arrijnë vaksinat, e kemi planin sipas të cilit do të veprohet”, tha Filipçe.

Continue Reading
Advertisement

Lajme

Lajm i keq për Qeverinë – Largohet edhe njê deputete nga Koalicioni i LSDM’së

Published

on

Maja Moraçanin nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) deklaroi se, nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të udhëhequr nga LSDM-ja në Kuvend.

Ajo theksoi se RDM planifikon të veprojë e pavarur në Parlament.

“Ne gjithashtu jemi me idenë për të vepruar në mënyrë të pavarur. Në këtë mënyrë do ti promovojmë vlerat tona në mënyrë më efektive”, deklaroi Moraçanin.

Ajo theksoi se mund të formohet një grup i ri parlamentar me partitë e vogla, që sipas saj mundëson ose jep privilegje të tjera. (INA)

Continue Reading

Lajme

Sondazhi më i ri – Kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri?

Published

on

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, fitues i tyre do të ishte Partia Socialiste me kryeministër Edi Ramën.

Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me IPSOS, të pyetur se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, 49.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste.

Sipas të dhënave, 39,3% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Demokratike, ndërsa shihet një rënie e ndjeshme e LSI në vetëm 5.1%.

Në skenë ngjiten edhe parti të reja, ku Nisma merr 1.7% të votave, ndërsa në vendin e pestë rezulton Lëvizja Demokratike me 1.4 përqind.

Sondazhi i IPSOS për Top Channel është realizuar në periudhën nga data 10 deri në 16 shkurt 2021 dhe janë intervistuar 1.527 votues në 12 qarqet e vendit./Gazeta SHQIP

Continue Reading

Kosovë

“Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave…” – Reagimi i fortë i Vjosa Osmanit ndaj “neutralitetit të BE’së”

Published

on

By

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, i ka reaguar Bashkimit Evropian pas deklaratës se “BE është neutral ndaj çështjes Kosovë-Serbi”.

Osmani në Twitter tha se “Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilave u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë”.

Për këtë ajo shtoi se “Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, përcjell Insajderi.

“Si neutralitet”, u konsiderua nga Bashkimi Evropian një hartë mbrapa shpinës së emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për të cilën u raportua se ajo përmbante mesazhin që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.

“Republika e Kosovës është dhe do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm dhe sovran”, tha Osmani. /Insajderi.com

Continue Reading

Aktuale